Përshpejtimi i procedurave të njohjes së pensioneve të emigrantëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali, si dhe integrimi i sistemeve universitare të Bashkimit Evropian me ato të vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin në fokus të diskutimeve mes kryeministrit, Edi Rama dhe kryeministrit të Italisë, Mario Draghi. Ndërkohë që, sa i takon integrimit në Bashkimin Evropian të dy palët nuk e shikojnë procesin të ndarë nga Maqedonia.
Përshpejtimi i procedurave të njohjes së pensioneve të emigrantëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali, si dhe integrimi i sistemeve universitare të Bashkimit Evropian me ato të vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin në fokus të diskutimeve mes kryeministrit, Edi Rama dhe kryeministrit të Italisë, Mario Draghi. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama tha nuk mund të ndiqen 2 korsi të ndryshme mes këtyre vendeve.
Draghi shprehu gatishmërinë që ka shteti italian për të mbështetur Shqipërinë në fusha të ndryshme të ekonomisë. Ndërkohë që, sa i takon integrimit në Bashkimin Evropian të dy palët nuk e shikojnë procesin të ndarë nga Meqedonia e Veriut, për të cilën është vendosur veto nga Bullgaria.