Author: gazetar_1
Vendet e rajonit kanë një sfidë të përbashkët në sektorin bujqësor, që të jenë një paketë e vetme kundrejt Bashkimit Europian, duke u bërë më konkurrues në produkte cilësore dhe në çmime. Ministria e Bujqësisë Shqiptare ka marrë presidencën e SWG për vitin e ardhshëm, dhe do të jetë në krye të hartimit të politikave të përbashkëta rajonale në sektorin bujqësor. Për Ministrin serb të Bujqësisë, shtet i cili mbante Presidencën, sfidë kryesore rajonale është aplikimi i axhendës së gjelbër dhe teknologjive të avancuara për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe gazit në sektorin bujqësor. Ndërsa për Bashkimin…
Në ambientet e Bankës së Shqipërisë u organizua sot hapja e fushatës ndërgjegjësuese “As i vjetër e as i ri, jam thjesht Lek!”. Kjo iniciativë e re e Bankës së Shqipërisë ka si qëllim ndërgjegjësimin e publikut për mospërdorimin e termave të gabuar “lek i ri” dhe “lek i vjetër” në veprimet e tyre financiare, terminologji që ka sjellë në kohë një konfuzion të vazhdueshëm. Pikërisht për të shmangur këtë konfuzion, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një fushatë kombëtare disavjeçare, për të theksuar se monedha shqiptare quhet thjesht Lek dhe vlera nominale e saj është ajo e shkruar mbi monedhë…
Skemat private të pensionit kanë shënuar rritje të numrit të anëtarëve. Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), numri i anëtarëve në fondet e pensioneve në fund të muajit shtator rezultoi 32,932 anëtarë, duke shënuar një rritje prej 6.16% krahasuar me fundin e vitit 2020. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare në fund të muajit shtator tregon një total asetesh neto prej 4,2 miliardë lekësh ose 35.25 milionë euro, një rritje prej 681.56 milionë lekë ose 18.92% krahasuar me fundin e vitit 2020. Në tregun e pensioneve private vullnetare ushtrojnë aktivitetin e tyre katër…
JP Morgan Chase ka paditur Teslën për 162 dollarë (121 milion £) për postimet në Twitter në 2018 nga shefi Elon Musk se ai mund të merrte totalisht për vete prodhuesin e makinave elektrike. Banka akuzoi Tesla-n për shkeljen “në mënyrë flagrante” të një marrëveshjeje që ajo pretendon se duhet të kishte sjellë pagesa për JP Morgan. Tweetet famëkeqe të Musk se ai kishte fonde për të hequr Teslën nga bursa e Nju Jorkut shkaktuan paqëndrueshmëri në çmimin e aksioneve. Më vonë ai e braktisi këtë veprim dhe u gjobit nga rregullatori financiar i SHBA. Padia e JP Morgan, e…
Kërkesat për kredi për blerjen e pronave te paluajtshme dhe për biznes kanë regjistruar një rritje gjatë 3 muajve të verës. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, kjo ka ardhur për shkak të krijimit të kushteve të favorshme nga bankat. Vera rriti numrin e kredive për blerjen e pasurive te paluajtshme. Sipas Bankës së Shqipërisë, situata favorizohet nga lehtësirat bankare për kredi konsumatore. Ato kanë ofruar interesa më të ulëta, shuma më të larta, zgjatje të maturimit dhe kanë qenë më fleksibël me kolateralin që duhet lënë peng për të marrë një hua. Duke iu referuar raportit tremujor, standardet e…
Të dhënat zyrtare, tregojnë se përgjatë 15-ditëshit të parë të këtij muaji janë kryer më pak se 100 mijë doza vaksine, ose rreth 6 mijë vaksina në ditë. Konkretisht, muaji tetor u mbyll me 1 909 861 vaksina të aplikuara, ndërsa dje shifra e të vaksinuarve shkoi në 2 000 104, pra janë 90 243 doza të injektuara në harkun e 2 javëve. Prej tyre 28 088 janë doza të treta apo përforcuese. “Vijon vaksinimi masiv në pikat e përqendruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “Derë…
Për mjekët e familjes së 33 Qendrave Shëndetësore të Durrësit është implementuar me sukses teknologjia eSigning që mundëson nënshkrimin e recetës elektronike eRx online pa pasur nevojë për USB. Pra do të bëhet integrimi i recetës elektronike me teknologjinë e re të nënshkrimit elektronik, RSS (Remote Signing Service). FSDKSH në bashkëpunim me MSHMS dhe AKSHI implementuan me sukses këtë proces.Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor njofton se “së shpejti ky sistem do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Duke lehtësuar në këtë mënyrë procedurat mjekësore nëpërmjet përdorimit të shërbimeve digjitale.”Avantazhet e RSS janë lehtësimi i procedurave, thjeshtësimi i…
Nga Vasil Naçi Rikthehet këtë Nëntor “Rruga Drejt Suksesit”, nga Vasil Naçi. Eventi më i madh në rajon (virtual) dedikuar atyre që dëshirojnë të jenë fitues në çdo sfidë, e ta cojnë veten në një nivel më të lartë. Kohërat që jetojmë janë sa sfiduese aq edhe emocionuese. Për të arritur më shumë, rruga e vetme është investimi tek rritja e vetes. Ndaj “Rruga Drejt Suksesit”, vijon pa u ndalur SI NJË MUNDËSI UNIKE për të konsoliduar mendësinë dhe hapat e duhur për sukses në jetë. Tre ditë dedikuar transformimit tuaj, me synim rritjen e cilësisë së jetës dhe arritjen…
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kanë filluar punimet për montimin e trarëve te Mbikalimi në zonën e Shkozës në fund të Lotit 3 – Unaza Lindore. Sipas informacionit mbikalimi ka gjatësi 180 metra dhe gjerësi 28 metra si dhe disponon 6 hapësira drite me nga 30ml ndërsa lartësia e tij është 5.5 metra dhe poshtë tij ndodhet një rreth rrotullim me rreze 40 metra. ARRSH njofton se kjo do të shërbejë si nyjë lidhëse e Unazës me Bulevardin e Lanës duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj debatoi sot me opozitën në seancën plenare të Kuvendit ku prej dy ditësh po vijon diskutimi i projektbuxhetit të vitit 2022. Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për borxhin publik, ministrja Ibrahimaj tha se borxhi i marrë nga kjo qeveri është përkthyer në rritje ekonomike dhe investime publike, ndryshe sa ka ndodhur gjatë qeverisjes së djathtë. “Borxhi që të jetë i shëndetshëm duhet të përkthehet në rritje ekonomike dhe duhet që raporti i rritjes ekonomike mbi deficitin të jetë mbi 1. Ky tregues shkoi në vitin 2013 kur opozita e sotshme ishte në…
