Author: gazetar_1
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se në muajin dhjetor do të rihapet procedura për të gjitha lotet e Korridorit Blu që përshkon gjithë territorin e vendit nga Murriqani deri në Kakavijë. Gjatë debatit në Kuvend mbi projektbuxhetin për vitin 2022, ministrja Balluku tha se tashmë janë krijuar sërish kushtet për të hapur edhe një herë garën për këtë projekt që njihet ndryshe edhe si korridori rrugor Adriatiko-Jonian që nis në Kroaci dhe përfundon në Greqi. “Ne do të vijojmë edhe me Korridorin Blu. Kur ne e hapëm n♪7 kohën e pandemisë, ju e anatemuat. Do të…
Ministria e Drejtësisë ka depozituar në Kuvend Projektligjin i cili i hap rrugë Vetting-ut të noterëve. Bëhet fjalë për një process rivlerësimi të ngjashëm me atë të gjyqtarëve e prokurorëve. Ata do t;i nënshtrohen hetimeve të thelluara nëse ekzistojnë indicia për përfitime të padrejta financiare, kontakte të papërshtatshme, dhurata apo favore në kundërshtim me standardet profesionale që përcakton ligji për Noterinë. Në ligj shtohet një pikë: “Integriteti dhe besueshmëria profesionale”, tërësia e veprimeve, mosveprimeve ose sjelljeve që sigurojnë mungesën e dyshimit të arsyeshëm, të bazuar në indicie, të dhëna ose fakte të besueshme për mbajtjen e kontakteve të papërshtatshme të…
Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që ende nuk kanë nisur Fiskalizimin, “të aplikojnë fillimisht për marrjen e certifikatës elektronike, që është një dokument elektronik, i lëshuar nga AKSHI, pas aplikimit në portalin e-Albania”. Në një reagim në faqen zyrtare të Tatimeve, bëhet me dije se numri i tatimpaguesve të Fiskalizuar që kanë lëshuar fatura në total nga 1 Janari e deri më tani është 49,839. “Nga kjo shifër, fatura nё total tё lёshuara nga Biznesi i Madh janë 18,081, ndërsa nga Biznesi i Vogёl – 31,374”. NJOFTIMI I PLOTE Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve informon se numri…
Pfizer, BioNTech dhe Moderna po bëjnë një fitim të kombinuar prej 65,000 dollarë në minutë nga vaksinat e tyre Covid-19, sipas një studimi nga Aleanca e Vaksinave Popullore, e cila bën fushatë për shpërndarje më të mirë të vaksinave në të gjithë botën. Të tre grupet farmaceutike i grumbulluan këto para duke shitur shumicën dërrmuese të dozave të tyre në vendet e pasura, në kurriz të vendeve më pak të zhvilluara që mbeten të vaksinuara shumë dobët, shpreh keqardhjen shoqata. Sipas përllogaritjeve të saja, bazuar në rezultatet e publikuara nga këto kompani, treshja do të ketë një fitim para taksave prej…
Rritja e fortë e çmimeve të lëndëve të para dhe produkteve ushqimore në tregjet botërore ka nisur të reflektohet në rritje të indeksit të çmimeve të konsumit në Shqipëri. Banka e Shqipërisë llogarit se kontributi i inflacionit të importuar në inflacionin total rezultoi 54%, kundrejt një mesatareje prej 40% të dy tremujorëve të mëparshëm të vitit. Në vrojtimin e ndërmarrë nga BSH-ja, parashikohet që presionet e inflacionit të importuar të jenë të pranishme në inflacionin mesatar në Shqipëri edhe gjatë 2-3 tremujorëve në vijim, për t’u qetësuar gradualisht gjatë vitit të ardhshëm. “Treguesit e Presioneve të Huaja Inflacioniste (TPHI) u…
Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, të ardhurat e bankave në zërin “komisione dhe gjoba të arkëtueshme” kanë shënuar nivel rekord për 9-mujorin. Kështu, për periudhën janar-shtator, bankat kanë siguruar thuajse 9.8 miliardë lekë të ardhura, duke u rritur me afro 25% krahasuar me një vit më parë, kur ato u goditën kryesisht edhe për shkak të pandemisë. Gjithashtu, bëhet fjalë për nivelin më të lartë historik të të ardhurave nga komisionet që nga ofrimi i këtyre të dhënave nga Banka e Shqipërisë, viti 2010. Vitin e kaluar, komisionet ishin një nga zërat që u goditën…
Pas debateve që shoqëruan, seancën e ditës së djeshme, Kuvendi ka rinisur sot diskutimet për projektligjin “Për buxhetin e vitit 2022”. Po ashtu në seancë do shqyrtohen dhe projektligjet “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”. Pas rreth 11 orësh diskutimesh, Kuvendi…
Në sektorin e bujqësisë shqiptare, Bashkimi Europian përmes financimit që adreson për programin IPARD është donatori më i madh. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ku diskutuan për strategjinë dhe orientimin në nxitjen e eksporteve “Made in Albania”, në tregjet europiane. “Mirëprita me kënaqësi ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, me të cilin kemi bashkëpunuar hershëm si përfaqësues i donatorit më të madh në bujqësi”, u shpreh Krifca. “Folëm për produktet shqiptare të kërkuara nga tregjet europiane, standardet e mundësuara tashmë nga fermerët…
Të ardhurat doganore, nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare, u realizuan në vlerën 153.9 miliardë lekë, 30.1 miliardë lekë ose 24.4% më shumë se 10-mujori 2020, si dhe 15.4 miliardë lekë ose 11.1% më shumë se plani i të ardhurave doganore për 10-mujorin e vitit 2021. Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, rritja e të ardhurave doganore erdhi kryesisht për shkak të rritjes së volumit të importit, i cili ka sjellë rritje të të ardhurave 114.6 miliardë lekë ose 30 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-ës. Në bazë të analizës së 60…
7.37 mln mwh energji u prodhuan gjatë 9-mujorit të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, gati 2-fish më shumë në raport me një vit më parë, ku për të njëjtën periudhë u gjenerua rreth 4 mln mwh energji. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, prodhimi u dominua nga hidrocentralet publike të Kaskadës së Drinit me rreth 60% të energjisë totale. Ndërkohë që, pjesa tjetër është prodhuar nga hidrocentralet private dhe koncesionare. Paralelisht ka vijuar edhe prodhimi i energjisë nga centralet fotovoltaike, ndonëse sasia e gjeneruar është tejet e ulët në raport me energjinë e prodhuar…
