Author: gazetar_1

Legjislacioni për riskun e pastrimit të parave po orientohet gjithnjë e më shumë nga investimet në kriptomonedha, të cilat shpesh janë vështirësisht të gjurmueshme e kanë shtuar mundësitë për fshehjen apo kamuflimin e transaksioneve financiare. Një seri ndryshimesh po shqyrtohen në Kuvend lidhur me rrezikun e pastrimit të parave, të cilat parashikojnë zgjerim të gamës së subjekteve që do konsiderohen me risk të lartë, por duke u orientuar nga paraja virtual. Një projektligj i sapo depozituar në Kuvend përcakton një kufi prej 1 milionë lekësh, afërisht 10 mijë dollarë, për të ndezur dritën e kuqe të rrezikut të pastrimit të…

Read More

Gjatë vitit 2020, destinacionet më të preferuara në Shqipëri për udhëtime pushimi apo biznesi ishin Durrësi gjatë sezonit të verës dhe Korça në sezon e dimrit. INSTAT publikoi të dhënat e anketës “Pushime dhe Udhëtime”, për vitin 2020, sipas së cilës qarqet më të preferuar për udhëtime ishin: Tiranë (26,3 %), Vlorë (16,1 %), Durrës (14,0 %) dhe Korçë (8,9 %). Në udhëtimet e kryera jashtë Shqipërie përqindjet më larta janë regjistruar në: Greqi (2,1 %), Kosovë (2,0 %) dhe Itali (1,7 %). INSTAT bën të ditur se, “nëse do të analizojmë udhëtimet e kryera në Shqipëri përgjatë tremujorëve të…

Read More

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj tha sot se “shërbimet ndaj qytetarëve janë kryefjalë e buxhetit 2022. Mandati i tretë më shumë se një mandat politik është një mandat i shërbimit për qytetarët dhe sipërmarrjen, për shërbime transparente të shpejta e cilësore”. Në fjalën e tij në kuvend, ku po diskutohet buxheti 2022 Ahmetaj tha se “pagat janë rritur dhe do të vazhdojnë të rriten edhe këtë vit për kategori apo për të gjithë që nga 40% që u rritën për mjekët e infermierët dhe në vazhdim 6% dhe 30% deri në fund të mandatit”.Sipas tij tij…

Read More

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Ambasadori zviceran Adrian Maître kanw nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e “Projektit të Bashkive me Energji Inteligjente” (SEMP), i cili do të vendosë modele të reja të menaxhimit të energjisë në të paktën katër bashki. Projekti i financuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike SECO ka një buxhet prej 5.3 milionë franga zvicerane, afërsisht 4.8 milionë euro. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nëpërmjet dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Efiçiencën e Energjisë është duke punuar intesivisht që të suportojë efiçiencën e energjisë në Shqipëri, si një koncept i ri, por me potencial…

Read More

Shqiptarët do të vijojnë të përballen me rritje të mëtejshme të çmimeve në muajt e fundit të këtij viti. Banka e Shqipërisë ka analizuar faktin se rritja e çmimeve të ushqimeve vlerësohet të arrijë pikun në fundvit dhe rezulton me një efektet prej 0.8 pikë përqindje në inflacion. Për sa i përket energjisë elektrike, është supozuar një rritje e çmimit për bizneset me 10%. Por Efektet direkte janë llogaritur zero për qytetarët , duke marrë parasysh faktin se nuk do të ketë ndryshim të çmimit për konsumatorët familjarë. Ndikimi në rritjen e çmimeve pritet të transmetohet përmes kanaleve indirekte të…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRr) bën të ditur se, në dhjetor nis ofrimin e detyruar të njohurive mbi sigurinë rrugore për rinovuesit e patentave. “Çdo vit rreth 100 mijë qytetarë rinovojnë lejedrejtimin. Nisur nga numri gjithnjë në rritje i përdoruesve të rrugës, ndryshimet në aktet ligjore shqiptare e direktivat europiane dhe nevoja për përditësim të drejtuesve të mjeteve rrugore, në rritje, DPSHTRr nga dhjetori 2021 (muaj me fluks të lartë aplikimesh edhe nga ardhja e shumë emigrantëve) do të nisë ofrimin e detyruar të freskimit të njohurive dhe informacioneve më thelbësore mbi sigurinë rrugore, kujdesin ndaj…

Read More

Tirana është qyteti që ka vuajtur më shumë nga pandemia përgjatë 9 muajve të këtij viti, sidomos në tremujorin e parë, e reflektuar në një rritje të lartë të fataliteteve në krahasim me periudhën para pandemike. Sipas të dhënave të INSTAT, për 9 mujorin 2021, në kryeqytet u shënuan 5546 humbje jete, me një rritje të lartë prej 44% në krahasim me mesataren e të njëjtës periudhë 2016-2019, nga 31.5% që ishte mesatarja kombëtare. Edhe në raport me 9 mujorin 2020, vdekshmëria shtesë në Tiranë është rritur me 20%. “Numri i lartë i fataliteteve në Tiranë ka si arsye kryesore…

Read More

Në vitin 2020, janë regjistruar rreth 40 % më pak udhëtime në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, krahasuar me vitin 2019. Përgjithësisht është shënuar rënie për të gjitha llojet e udhëtimeve, ku rënia më e ulët është shënuar për udhëtimet për qëllime personale në Shqipëri. Të dhënat janë publikuar nga Instituti i Statistikave. Referuar publikimit, analizimi i udhëtimeve sipas grup-moshës në vitin 2020, tregon se përqindjet më të larta të udhëtimeve brenda dhe jashtë Shqipërisë janë kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç. Analizimi  i  udhëtimeve  sipas  gjinisë  së  udhëtarit,  në  vitin  2020,  na  tregon  se  përqindjet  më  të  larta  të…

Read More

Incidenca javore e rasteve të konfirmuara me koronavirus për 100 mijë banorë në Gjermani ka arritur në 303, duke shënuar numrin më të lartë që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat vijnë sot nga Instituti Robert Koch ku ndërkohë dje incidenca ishte 289 raste. Sipas institutit, në 24 orët e fundit janë shënuar 23,607 infeksione të reja dhe ka edhe 43 vdekje të tjera ndërsa aktualisht vetëm 67.5% e popullsisë gjermane është e vaksinuar. Gjermania po përgatitet gjithashtu të rivendosë punën nga shtëpia, për të përballuar valën e re të epidemisë së Covid e cila u hoq në fillim të korrikut.…

Read More

Nga 15 nëntori, për të hyrë në çdo lloj objekti, ambiente të mbyllura ose të hapura, qytetarët në Maqedoninë e Veriut, do t’ju duhet të kenë dëshmi se kanë bërë dy doza të vaksinës. Veç kësaj, qytetarët kanë mundësi të frekuentojnë këto objekte, nëse paraqesin një vërtetim se kanë kaluar koronavirusin në 45 ditët e fundit, duke e llogaritur nga dita e shërimit. Ky vendim është marrë në seancën e Qeverisë të mbajtur më 26 tetor. Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat dhe të jenë të përgjegjshëm, gjithashtu u bën apel atyre që nuk janë të…

Read More