Author: gazetar_1
Sot në Kuvend diskutimet do të jenë të fokusuara tek paketa fiskale dhe projektbuxheti i vitit 2022, që është miratuar parimisht në komisionet parlamentare. Projektbuxheti i vitit 2022, parashikon të mblidhen 536.8 miliardë lekë dhe shpenzime në vlerën e 637.6 miliardë lekëve. Ndërsa sa i takon paketës fiskale, ndryshon ligji për TVSH-në, ku hiqet kompensimi 6% për fermerët, rivendoset taksa 10% për inputet bujqësore dhe vendoset tavan i ri për investimet në bujqësi që përjashtohen nga pagesa e TVSH-së. “Kësisoj, ky projektligj propozon masa të politikës fiskale që konsistojnë në: Trajtimin me shkallë të reduktuar të TVSH-së prej 10 për…
Më në fund në Glasgow u arrit të formulohej një tekst përfundimtar në të cilin për herë të parë, konferenca e OKB-së për klimën u bën thirrje vendeve të botës që të fillojnë me heqjen dorë prej qymyrit. “Pakti i Glasgout për Klimën”, i cili tani është miratuar nga rreth 200 vende, kërkon gjithashtu heqjen e subvencioneve “joefikase” për naftën, gazin dhe qymyrin. Po ashtu në fund të Konferencës Botërore të Klimës të gjithë pjesëmarrësit e COP26 ranë dakord të marrin masa për të ndaluar ngrohjen globale në nivelin 1.5 gradë në krahasim me periudhën para-industriale. Gjithashtu u premtua më…
Austria ka vendosur në izolim miliona persona që nuk janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19. Ky vendim hyn në fuqi të hënën më 15 nëntor si një përpjekje për të luftuar infektimet që kanë arritur nivele rekorde. Evropa është epiqendra e pandemisë së COVID-19 sërish, duke bërë që disa qeveri të konsiderojnë vendime për izolime. Persona me maskë mbrojtëse kalojnë pranë një murali në një qendrë tregtare në Berlin të Gjermanisë. Austria ka një ndër shkallët më të larta të infeksionit brenda kontinentit. Ky shtet është i pari në Evropë që ka vendosur të kthejë në fuqi disa masa kufizuese për…
Zyrtarë britanikë kundër-terrorizmit kanë arrestuar tre burra, pas shpërthimit të një makine jashtë një spitali në Liverpull, ditën e diel, duke lënë të vdekur një person dhe duke plagosur një tjetër. Pasagjeri burrë në makinë është shpallur i vdekur në skenën e ngjarjes, derisa ngasësi i makinës është plagosur dhe është në gjendje stabile në spital, ka thënë policia. Zyrtarë kundër-terrorizmit kanë thënë se janë duke hetuar rastin me policinë lokale dhe se janë duke analizuar se çfarë mund të ketë ndodhur. Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se ndjen keqardhje për personat e prekur në këtë incident. Tre burrat…
Përparim Rama është konfirmuar zyrtarisht si fitues i garës për bashkinë më të madhe të Kosovës, Prishtinës. Ai ka lindur në Prishtinë me 20 janar të vitit 1976 dhe në moshën 16 vjeçare është shpërngulur në Britaninë e Madhe si refugjat duke kërkuar azil. Atje ai studio për arkitekturë, fushë në të cilën arriti të bëhet i njohur. Media të rëndësishme botërore si Bloomberg, BBC apo CNN i kanë kushtuar vëmendje punës dhe jetës së tij.Aktiviteti i tij profesional ka qenë në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Çeki si dhe në Shqipëri. Në vitin 2012, ai përfaqësoi…
Në Vlorë nisi puna në kantierin e ri për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një vepër madhore, e cila ngre në një nivel tjetër rrjetin infrastrukturor të vendit, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit në bregdetin jonian dhe rritur cilësisht sigurinë për të gjithë udhëtarët vendas e të huaj, në mbështetje të zhvillimit të mëtejshëm turistik të Shqipërisë. I pranishëm në nisjen e punimeve në kantierin e ri, kryeministri Edi Rama tha se po realizohet një ëndërr e cila na ka shoqëruar përgjatë tre dekadave. “Një ditë e shënuar në kapitullin e ditëve të punëve të mëdha publike, sepse sot…
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se Paketa fiskale 2022 është paketa më klienteliste dhe antibiznes. Përmes një deklarate për shtyp, Tabaku tha se qeveria është angazhuar për të shkruar një politikë fiskale që favorizon oligarkët dhe bizneset e tyre në kurriz të sipërmarrjes. “Në Paketën Fiskale qeveria do të favorizojë përmes përjashtimit nga TVSH-ja importet e makinerive dhe pajisjeve të realizimit të kontratave, bizneset që kanë mbi 500 milionë lekë duke hequr përjashtimin për biznese deri në 50 milionë lekë duke dënuar me falimentim bizneset e mesme dhe ato të vogla. Nga ky përjashtim fitojnë vetëm koncesionarët…
Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor që kanë statusin e vendit kandidat, do të kenë këtë vit rritje më të madhe ekonomike sesa që pritej, parashihet në raportin e “Prognozave ekonomike vjeshtore” të Komisionit Evropian. Njëlloj sikur edhe në vendet e BE-së edhe në këto shtete të rajonit rritja ka marrë hov në tre tremujorët e këtij viti dhe ka ndihmuar në rimëkëmbjen ekonomike. Pas rënies së madhe vitin e kaluar për shkak të pasojave të pandemisë, edhe vendet e rajonit shumë shpejt, disa edhe para fundit të këtij viti, do të jenë në nivelin që kishin para pandemisë, pra…
Qeveria shqiptare dhe Agjencia franceze për Zhvillim nënshkruan sot marrëveshjen e huasë prej 50 milionë eurosh për mbështetjen e sektorit të energjisë. Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e Kryeministrisë nga Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe Drejtoresha Rajonale e ADF për Euro-Azinë, Cecile Couprie. Në nënshkrimin e marrëveshjes ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj si dhe ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasac. Ministrja Ibrahimaj tha pas nënshkrimit të marrëveshjes se “sapo firmosëm marrëveshjen me Agjencinë Franceze për Zhvillim, e cila vjen si rezultat i një bashkëpunimi të vazhdueshëm që stafet teknike kanë bashkëpunuar…
Me rastin e një nënshkrimi të marrëveshjes për një tjetër hua me vlerë 50 milionë euro për sektorin energjetik, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në një dalje për mediat ka bërë të ditur se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për familjarët. “Janë bërë investime, falë mirëmenaxhimit, duke shkurtuar kohën e riparimit të defekteve dhe duke ju përgjigjur këkesave te qytetarëve dhe sipërmarjes. Falenderoj të gjithë donatorët me ktë rast. Tani kemi një panoramë komplet tjetër. Kemi kompanitë blerëse të cilat tani janë plot 20. Marrëveshja që nënshkrauam sot me qeverinë franceze është një hap i rëndësishëm që përmirëson…
