Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Sejko me Ambasadoren e Hungarisë, rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në vend

    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Abi Bank ble 10% të aksioneve të kompanisë turistike “Premier Group”

    Maj 22, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Kuvendi diskuton sot buxhetin dhe paketën fiskale

    Nëntor 15, 2021 Ekonomi
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Sot në Kuvend diskutimet do të jenë të fokusuara tek paketa fiskale dhe projektbuxheti i vitit 2022, që është miratuar parimisht në komisionet parlamentare. Projektbuxheti i vitit 2022, parashikon të mblidhen 536.8 miliardë lekë dhe shpenzime në vlerën e 637.6 miliardë lekëve.

    Ndërsa sa i takon paketës fiskale, ndryshon ligji për TVSH-në, ku hiqet kompensimi 6% për fermerët, rivendoset taksa 10% për inputet bujqësore dhe vendoset tavan i ri për investimet në bujqësi që përjashtohen nga pagesa e TVSH-së.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    “Kësisoj, ky projektligj propozon masa të politikës fiskale që konsistojnë në:  Trajtimin me shkallë të reduktuar të TVSH-së prej 10 për qind të furnizimit të inputeve bujqësore, siç janë: plehrat kimike, pesticidet, farat dhe fidanët, 2 përveç hormoneve të klasifikuara në kodet 2937 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave;

    Përjashtimin nga TVSH-ja për importimin e makinerive dhe të pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave të investimeve me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë lekë;

    Zëvendësimin e normës së kompensimit të prodhuesit bujqësor prej 6 për qind në 0 për qind”, thuhet në relacionin e projektligjit për ndryshimin e ligjit të TVSH-së.

    I dyti është projektligji për tatimin mbi të ardhurat ku propozohet që pagat deri në 40 mijë lekë të mos paguajnë tatim nga 30 mijë lekë që është aktualisht. Ndërsa propozohet reduktim i normës tatimore me 50% për tatimpaguesit me paga nga 40,001 lekë deri në 50,000 lekë në muaj, ku parashikohet që kjo kategori të paguaj 0% tatim për pagën deri në 30,000, dhe mbi këtë shumë do paguajnë gjysmën e normës tatimore prej 13%, pra të paguhet 6.5% për 20 mijë lekëshin.

    Pjesa tjetër e tatimpaguesve deri në 200 mijë lekë do të paguajnë 13%, ndërsa ata që kanë pagë mujore mbi 200 mijë lekë do të paguajnë 23% tatim, ndërkohë që ky tatim aktualisht paguhet nga ata që marrin mbi 150 mijë lekë në muaj.

    I treti është projektligji për akcizat, ku propozohet akcizë në rritje për cigaret, apo vendosja e taksës 6 lekë për çdo litër gaz.

    Heqja e rimbursimit të akcizës së lëndëve djegëse për industrinë, të cilat përdoren për nevoja teknologjike të prodhimit të produkteve në këta sektorë (farmaceutika, tullat, çimento, birra dhe nafta bruto).

    Unifikim i procedurave dhe penaliteteve me dispozitat e ligjit nr.102/2014 “Kodit Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, thuhet në relacionin e projektligjin për ndryshimin e ligjit për akcizat.

    I fundit është projektligji për taksat kombëtare ku parashikohet një taksë 65 lekë për litër për karburantin me të cilin furnizohen jahtet, si dhe taksë për qumështin pluhur dhe nën produktet e tij për të gjitha kompanitë që e importojnë dhe nuk e reflektojnë në etiketat e produkteve që prodhojnë.

    Vetëm nga ndryshimet fiskale të propozuara pritet që të mblidhen 5.2 miliardë lekë dhe të rritet formalizimi i ekonomisë.

    Ndryshimet e propozuara dhe buxheti pas miratimit sot në parim në kuvend do të zbresë përsëri për tu shqyrtuar dhe miratuar nen për nen në komisionet parlamentare.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    kuvendi paketa fiskale projektbuxheti
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Sejko me Ambasadoren e Hungarisë, rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në vend

    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    gazetar_1Maj 22, 20250

    Bankat tregtare kanë shlyer plotësisht të gjitha detyrimet ligjore dhe rregullatore sa i përket Fondit…

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës shqiptare

    Maj 22, 2025

    Drona, pajisje inteligjente dhe radarë, Rrugorja “ bën namin”, 6 mijë gjoba në 72 orë

    Maj 22, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës shqiptare

    Të Fundit

    Sejko me Ambasadoren e Hungarisë, rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në vend

    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Abi Bank ble 10% të aksioneve të kompanisë turistike “Premier Group”

    Maj 22, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter