Author: gazetar_1

Eshtë publikuar Indeksi Global i Korrupsionit për vitin 2021. Ky indeks mbulon 196 vende dhe territore dhe ofron një pasqyrë të nivelit të korrupsionit dhe krimit të jakave të bardha në botë, i cili i referohet krimit të motivuar financiarisht, jo të dhunshëm ose jo të dhunshëm drejtpërdrejt të kryer nga individë, biznese dhe profesionistë të qeverisë. Mes vendeve që raporton indeksi gjendet e pozicionuar dhe Shqipëria, e cila renditet në vend të 125-të ndër 196 shtete të botës, duke grumbulluar 51.87 pikë. Edhe pse paraqitet me një përmirësim krahasuar me indeksin e vitit 2020, ku renditej në vend të…

Read More

Operatorët e komunikimeve elektronike që shfrytëzojnë brezin e radiofrekuencave do të duhet të paguajnë çdo vit për to. Shqipëria pritet të adoptojë së shpejti direktivën e re të Bashkimit Europian për Komunikimet Elektronike, duke e reflektuar në ndryshimet që do t’i bëhen ligjit “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”. Aktualisht, operatorët e shërbimeve celulare në Shqipëri paguajnë për të drejtat e përdorimit të frekuencave vetëm në momentin e marrjes ose të rinovimit të autorizimit individual. Pagesa fillestare për marrjen e autorizimit individual për të drejtën e përdorimit të frekuencave përcaktohet me tender, ndërsa rinovimi i saj bëhet nëpërmjet negociatave…

Read More

Një lagje në Arvada të Kolorados prodhon vetëm energji të pastër nga panelet diellore. Kjo ka ardhur si një mënyrë e komunitetit për të ulur sadopak ndryshimet klimaterike që prekin zonën dhe shfrytëzimin e energjisë së pastër. Ky projekt ka nisur 15 vite parë, ku inxhinieri Norbert Klebl nga Austria donte ta provonte se jetesa mund të ishte po aq e lumtur dhe e plotë vetëm me energjinë diellore, pa përdorur absolutisht energjinë hidrike. Klebl dhe ekipi i tij i arkitektëve hartuan në mënyrë strategjike çdo centimetër të lagjes që përbëhet nga 28 shtëpi. Për të përthithur sa më mirë…

Read More

Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL), një nga tre kompanitë pjesë e OSHEE Group, ka arritur të sigurojë energjinë elektrike deri më datë 16 nëntor por çmimet me të cilat është siguruar kjo energji vijojnë të jenë të “kripura”. Vetëm për këtë periudhë që korrespondon me 3-16 nëntor FTL pjesë e OSHEE Group ka shpenzuar 38 milionë euro, me çmime që luhaten nga 240-280 euro/mwh. Çmimet e çmendura të energjisë që nisën në shtator të këtij viti nuk po duket të kenë ndonjë ulje edhe pse në ditë të caktuara në Bursën e Hungarisë ka nivele relativisht të ulëta në…

Read More

Sipas shifrave të publikuara prodhimi i qumështit në vitin 2020 ka qenë 1,05 milionë tonë, duke shënuar një rënie me 5,39 %, në krahasim me vitin 2019 ndërsa struktura e prodhimit të qumështit, referuar vitit 2020 është qumësht lope 85,28 %, qumësht dele 7,10 % dhe qumësht dhie me 7,62 %. Në informacionin e publikuar nga INSTAT gjatë vitit 2020, prodhimi i qumështit nga lopët ka qenë 897.349 tonë, ose 5,20 % më pak, krahasuar me 2019 ndërsa rendimenti mesatar vjetor i qumështit në nivel vendi në 2020 është 3.028 kg për krerë duke u rritur me 1,56 %, krahasuar…

Read More

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi sot një takim me kryebashkiakët dhe drejtorët e ujësjellësve në qarkun e Fierit për reformën në sektorin e ujit. Balluku diskutoi me kryebashkiakët dhe drejtuesit e ujësjellësve të këtij qarku, për të bërë të mundur rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, por njëkohësisht për të përmirësuar edhe performancën e ndërmarrjeve. “Kemi vendosur që të ndërmarrim një reformë të thellë dhe të qenësishme për sektorin e ujit dhe të kanalizimeve”, tha Balluku. Ajo kërkoi analizë bazuar në indikatorët e dhënë nga vetë bashkitë dhe drejtoritë e ujësjellësve. “Të kuptojmë pse i gjithë…

Read More

Hipertensioni ose presioni i lartë i gjakut është një gjendje potencialisht serioze. E quajnë vrasës të heshtur sepse zakonisht nuk ka simptoma apo shenja paralajmëruese dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve kardiovaskulare. Personat që e kanë këtë gjendje duhet të masin rregullisht tensionin e gjakut, por përveç kësaj duhet të shmangin disa ushqime në mënyrë që gjendja të mos përkeqësohet. Turshitë Turshitë përmbajnë sasi të mëdha kripe dhe për këtë arsye të gjithë personat që kanë probleme me tensionin e lartë duhet ta shmangin këtë ushqim. Djathë Djathi gjithashtu ka një përmbajtje…

Read More

Sistemi imunitar ka nevojë për të gjithë mbështetjen e mundshme që të përballojë me sukses sfidat dimërore siç janë gripi dhe e ftohura. Mbështetja për sistemin imunitar mund të tingëllojë si një mision i vështirë, por nuk ka përse të jetë i tillë. Imuniteti i njeriut ka nevojë për vitamina, minerale e antioksidantë, të cilat për fat të mirë mund t’i gjeni krejt lehtë nëpër frutat dhe perimet e stinës. Duke lexuar më poshtë do të mësoni formulën e një shurupi fantastik për imunitetin. Bëhet fjalë për kombinimin fuqiplotë të shegës, mjaltit, xhenxhefilit dhe limonit në një shurup të vetëm.…

Read More

Numri i viktimave për shkak të Covid është rritur me 10% gjatë javës së kaluar në Europë, sipas një njoftimi të OBSH-së, duke e bërë atë rajonin e vetëm në botë ku rastet dhe vdekjet kanë shënuar rritje të vazhdueshme. Kjo është java e gjashtë radhazi që rastet kanë shënuar rritje në të gjithë kontinentin pasi shumë kombe po përjetojnë valët e tyre të katërta ose të pesta. OBSH tha se janë regjistruar rreth 3.1 milionë raste të reja globalisht. Gati dy të tretat e rasteve- 1.9 milion u regjistruan në Europë. Numri i vdekjeve javore nga Covid-19 ra me…

Read More

Nga Anastas Angjeli Krahas transformimeve shumëdimensionale në fushën politike e institucionale e zhvillimet demokratike në vendin tonë, të cilat janë shumë të rëndësishme dhe vendimtare në rrugën e integrimit europian të vendit, një rol të rëndësishëm në këtë drejtim kanë luajtur dhe luajnë edhe reformat e zhvilluara në fushën ekonomiko-financiare dhe sociale, si dhe transformimet e mëdha që ndodhën në to në këta 30 vjet, në këto drejtime. Ecja në këtë rrugë të pashkelur, që mori emrin tranzicion, nuk ishte e lehtë, bile e gjatë dhe e mundimshme.. Ajo ishte një rrugë përballjesh me vështirësi nga më të ndryshmet me shkëmbim…

Read More