Author: gazetar_1
Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës në Podgoricë dha mesazhin e mbështetjes së SHBA-së për Malin e Zi sovran dhe gjithpërfshirës. Ai më 11 nëntor takoi kryeministrin, Zdravko Krivokapiq dhe kryeparlamentarin Aleksa Beçiq. Escobar, gjatë bisedës me kryeministrin malazez Krivokapiq, i kërkoi atij të mbajë fokusin në reformat e nevojshme për të përshpejtuar anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE), tha Ambasada e SHBA-së përmes një postimi në rrjetin social Twitter. Sipas tyre, Escobar tha se Shtetet e Bashkuara janë përkrah gjithë atyre që mbështesin një…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të vazhdoj punën e saj, pasi opozita nuk ka siguruar votat e nevojshme për mocionin e mosbesimit. Pak para mesnatës së ditës së enjte, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka mbyllur seancën duke konstatuar se në mungesë të deputetëve të opozitës që paraqitën nismën dhe mungesës së kuorimit të nevojshëm, Kuvendi nuk ka votuar nismën e saj. Opozita maqedonase dhe ajo shqiptare janë larguar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, rrethe orës 22.00 të ditës së enjte pasi nuk arritën të sigurojnë 61 vota për të votuar mocionin e mosbesimit të Qeverisë së kryeministrit,…
Austria pritet të vendosë në izolim personat që nuk janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, pasi shkalla e infeksionit në vend shënoi rritje rekorde. Provinca e Austrisë së Epërme do t’i vendosë kufizimet nga e hëna nëse merr miratimin nga Qeveria federale. Salzburgu planifikon gjithashtu masa të reja. Kancelari Alexander Schallenberg tha se izolimi kombëtar për të pavaksinuarit është “ndoshta i pashmangshëm”. Dy të tretat e njerëzve nuk duhet të vuajnë, sepse të tjerët hezitojnë të vaksinohen, tha ai. Austria e Epërme, e cila kufizohet me Gjermaninë dhe Republikën Çeke dhe ka një popullsi prej 1.5 milion banorësh, ka nivelin më…
Sipas të dhënave të INSTAT numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2021 është 7.404, duke shënuar një rënie me 7,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2020. Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2021 rezulton 6.037, duke shënuar një rënie prej 8,9 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2020. Shtesa natyrore e popullsisë (diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve) në tremujorin e tretë 2021, është pozitive me 1.367. Tirana me shtesën më të lartë natyrore, Vlora më të ultën Në tremujorin e tretë 2021 gjashtë qarqe të vendit shënuan shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në gjashtë qarqet e…
BKT Smart Invest, Aplikacioni për Investime Ndërkombëtare ka marrë miratimin nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Smart Invest është platforma e parë bankare në Shqipëri, që u lejon klientëve tanë të investojnë në një gamë të gjerë produktesh financiare investuese nga e gjithë bota. Kjo platformë tashmë është në dispozicion të të gjithë klientëve të BKT nëpërmjet Degës Internet dhe BKT Smart. Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të BKT, Z. Seyhan Pencablıgil ka deklaruar se “është një revolucion për Tregun e Financave Shqiptare”. “Ashtu si udhëtimi pa viza në Shengen, tashmë edhe investimi nuk ka më kufij. Deri…
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, ekonomia shqiptare po vijon të rimëkëmbet nga goditjet e marra nga tërmeti dhe pandemia, teksa pret rritje të shpejtë të ekonomisë në vitin 2021 dhe me ritme të qëndrueshme në 2022 e në vijim. Banka e Shqipërisë publikoi sot Raportin e Politikës Monetare për 3-mujorin IV të vitit 2021, ku thekson se “rritja e ekonomisë pritet të jetë në bazë të gjerë”. “Kjo ecuri vihet re në rritjen e vëllimit të aktivitetit ekonomik, në zgjerimin e punësimit dhe rritjen e pagave, në përmirësimin e bilanceve financiare të sektorit privat, si dhe në rritjen…
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot në parim projektbuxhetin për vitin 2022 si dhe paketën fiskale që do ta shoqërojë atë. Gjatë diskutimit opozita u shpreh se nuk do të votonte këtë buxhet, pasi sipas saj nuk mbështeste qytetarin, por ishte një buxhet që shkonte në mbështetje të PPP-ve. “Situata e shkaktuar nga pandemia e COVID-19 ende nuk ka kaluar. Ne prisnim që qeveria t’u dilte në mbështetje qytetarëve për të kaluar këtë situatë duke rritur pagat e pensionet. Por qeveria mbështet sërish përmes këtij buxheti kontratat duke e lënë vetëm qytetarin”, tha deputeti Dashamir Shehi. Por ministrja…
Në vitin 2020 ndërmarrjet në aktivitetet e prodhimit të të mirave dhe shërbimeve realizuan 2.147 miliardë lekë shitje neto, duke shënuar një rënie me 5,1 %, krahasuar me vitin 2019. INSTAT publikoi sot rezultatet paraprake të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve për vitin 2020. Mbyllja e bizneseve si dhe kufizimi i lëvizjeve për shkak të pandemisë së shkaktuar nga pandemia e COVID-19 ishte shkaku kryesor i rënies së aktivitetit përgjatë vitit 2020. Referuar INSTAT, në vitin 2020, ushtruan aktivitetin e tyre 102.564 ndërmarrje aktive, duke u ulur me 1,5 %, krahasuar me vitin 2019, ndërsa numri gjithsej i të punësuarve u…
Nafta është rritur në tregtinë e së Mërkurës, duke zgjeruar fitimet e sesionit të kaluar, pasi të dhënat e industrisë treguan se inventarët e naftës bruto në SHBA, kanë rënë papritmas javën e kaluar, ndërkohë që dhe kërkesa afat-shkurtër për udëhtime është rritur prej zbutjes së masave të pandemisë. Nafta Brent e Londrës, u rrit me 0.5% në 85.22 dollarë për fuçi, pasi shtoi 1.6% një ditë më parë. Nafta bruto amerikane (WTI), u rrit me 0.2% në 84.31 dollarë për fuçi, pasi u rrit me 2.7% ditën e Martë. Të dy çmimet referencë prekën nivelin më të lartë në…
Kriza që shkaktoi pandemia COVID-19, në vitin e kaluar ka mbyllur 1526 biznese. Sipas të dhënave nga INSTAT të publikuara këtë të mërkurë thuhet se numri i ndërmarrjeve është ulur me 1.5% krahasuar me vitin 2019. Mbyllja e aktivitetit ekonomik ka sjellë edhe rritje edhe të numrit të të papunëve. “Në vitin 2020, ushtruan aktivitetin e tyre 102.564 ndërmarrje aktive, duke u ulur me 1,5 %, krahasuar me vitin 2019, ndërsa numri gjithsej i të punësuarve u ul me 5,2 %”, thuhet në raport. Si pasojë e mbylljes së subjekteve dhe krizës së pandemisë ka pasur edhe rënie të xhiros…
