Author: gazetar_1

Normat e interesit të kredive në lekë për bizneset qëndruan në nivele të ulëta edhe në tremujorin e tretë të vitit, duke lehtësuar kështu financimin e sektorit privat. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, norma mesatare e interesit të kredisë në lekë, për biznesin shënoi 5.6%, pothuajse në të njëjtin nivel në fillim vitin 2021. Sipas BSH-së, norma mesatare e interesit për kredi deri në vlerën 35 milionë lekë, rezultoi në nivelin 5.6% në tremujorin e tretë, nga 5.8% dhe 6.2% që ishte në dy tremujorët paraardhës. Ky segment përfaqëson kryesisht kreditë që jepen për bizneset e vogla dhe…

Read More

Në 13 drejtoritë rajonale të tatimeve në vend janë gjithsej 29,243 biznese të vogla të fiskalizuara, ose një e treta e tyre. Detyrimin për t’u fiskalizuar nga 1 shtatori 2021 e kanë 90,000 subjekte të vogla. Sipas të dhënave të Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve (DPT) për Monitor 51% e biznesit të vogël të fiskalizuar është në Tiranë (i cili ka rreth 40% të subjekteve totale në vend), 32% në Durrës, në Fier dhe Korçë me përkatësisht nga 20%, pjesa tjetër Shkodër, Elbasan, Berat etj. Në Tiranë nga 1 Shtatori deri tani janë fiskalizuar 14,236 biznese të vogla. Biznese të…

Read More

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën të ditur se po vijohet me instalimin e matësave inteligjentë të energjisë elektrike. Sipas OSHEE-së, pajisjet do të ndikojnë në rritjen e transparencës duke i dhënë fund abuzimit, përmirësimin e procesit të faturim-arkëtimit, si dhe do të krijojnë mundësinë për të aksesuar në çdo moment dhe kohë reale konsumin në matës nëpërmjet aplikacionit dhe reduktim të kostove në terren. “Ky sistem i ri për matjen e energjisë elektrike përbën një tjetër hap i rëndësishëm në sektorin energjetik”, bën të ditur OSHEE. Ndër prioritetet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është reduktimi…

Read More

Punimet për ndërtimin e hekurudhës Tiranë – Durrës kanë nisur me largimin e shinave të vjetra. Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili publikoi sot pamje nga nisja e punës në këtë vepër të rëndësishme dhe të shumëpritur prej vitesh. “Nis puna për hekurudhën e re Tiranë-Durrës me largimin e shinave të vjetra”, thekson Rama. Projekti për hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës ka një vlerë investimi prej 90.45 milionë euro. Sipas këtij projekti, aksi Tiranë-Rinas do të përshkohet për 12 minuta, ndërsa Tiranë-Durrës për 22 minuta, me një shpejtësi prej 160 km/orë. Projekti për ndërtimin e hekurudhës…

Read More

Banka e Shqipërisë bën të ditur se interesat e kreditë në euro, për biznesin në 3-mujorin e fundit, kanë regjistruar vlera të ngjashme me tremujorët e mëparshëm. Sipas BSH-së, norma e interesit për kreditë në euro për bizneset rezultoi 4.4 %, kundrejt nivelit 4.5 % që ishte në 3-mujorin e dytë dhe e njëjtë me tremujorin e parë të vitit. Sipas madhësisë së kredisë, interesat kanë shënuar ulje tek kreditë e vogla edhe tek kreditë e mëdha (mbi 1 milion euro), ndërkohë që segmenti i mesëm nuk ka ndryshuar. Përmirësimi i shpejtë i aktivitetit ekonomik në vend dhe përqasja më…

Read More

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se në projektbuxhetin për vitin 2022 fondi i llogaritur për tunelin e Llogorasë është 4.67 miliardë lekë. Gjatë diskutimit në Komisionin për Ekonominë dhe Financat të pr/buxhetit për vitin që vjen, ministrja Balluku theksoi se punimet për ndërtimin e tunelit të Llogorasë parashikohet të përfundojnë në vitin 2024. Ndërtimi i tunelit të Llogorasë i përgjigjet strategjisë së turizmit duke shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut për të gjithë vizitorët vendas e të huaj, si dhe duke i dhënë hov zhvillimit të mëtejshëm turistik të rivierës shqiptare. Me ndërtimin e kësaj vepre,…

Read More

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka raportuar në Komisionin e Ekonomisë sa i përket buxhetit të vitit 2022 për këtë Ministri. Teksa shpjegoi shpërndarjen e buxhetit, Krifca theksoi se rreth 2.3 mld lekë që i janë caktuar kësaj Ministrie do të shkojnë për të rritur sigurinë ushqimore, duke investuar në kapacitete, në përmirësimin e analizave dhe kontrolleve, në gjurmueshmëri, higjienë dhe paketim. Po ashtu Krifca shtoi se për të rritur sigurinë ushqimore 120 grupet e kontrollit të AKU-së do të pajisen me teknologji për kontrolle efiçente dhe cilësore. “Në vitin 2022 do të kemi një buxhet të…

Read More

Gati 34 milionë vetë në Gjermani kanë një punë të rregullt. Ky është një rekord i ri. Por në të njëjtën kohë po rritet numri i vendeve të punës të pazëna. Me daljen në pension të brezit të lindur në vitet me numër të konsiderueshëm lindjesh dhe zhvillimin demografik, po reduktohet numri i fuqisë punëtore potenciale në moshë pune. Gjithnjë e më shumë sipërmarrje ankohen për mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar. Për ekonominë gjermane kjo po kthehet në një nga rreziqet më të mëdha. Se sa po ashpërsohet gjendja, kuptohet nga një sondazh aktual i institutit të opinionit, Civey…

Read More

Qeveria shqiptare realizoi të hënën emetimin e parë të obligacioneve me maturitet 15 vjeçar. Ankandi kishte synim testimin e tregut për tituj borxhi me afate më të gjata maturimi dhe të dhënat e ankandit tregojnë se ky testim rezultoi i suksesshëm. Nga 1 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur e obligacioneve për shitje, në ankand u paraqitën kërkesa totale me vlerë mbi katër herë më të lartë, gjithsej 4.295 miliardë lekë. Në ankand u paraqitën 48 kërkesa konkurruese, nga të cilat u pranuan vetëm nëntë. Kuponi i obligacionit ishte 5.88%, nivel më i ulët se kuponi indikativ prej…

Read More

Bazuar në të dhënat e OpenProcurement.al, portali i Institutit Shqiptar të Shkencave, përgjatë vitit 2021, në rang bashkish, rezulton se Bashkia e Korçës të ketë shpallur numrin me të lartë të tenderave. Gjithashtu, sipas vlerësimeve, 61 bashkitë kanë shpallur në total 6798 tendera publikë, nga të cilat 4137 janë shpallur me fitues. Tenderat e shpallur me fitues arrijnë në vlerat e 32 489 423 009 lekë duke mos e përfshirë TVSH-në. Sipas të dhënave të deklaruara nga secila njësi e qeverisjes vendore rezulton se, Bashkia e Korçës ka numrin më të lartë të tenderave të shpallur, përkatësisht 1887 të tillë,…

Read More