Normat e interesit të kredive në lekë për bizneset qëndruan në nivele të ulëta edhe në tremujorin e tretë të vitit, duke lehtësuar kështu financimin e sektorit privat.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, norma mesatare e interesit të kredisë në lekë, për biznesin shënoi 5.6%, pothuajse në të njëjtin nivel në fillim vitin 2021.
Sipas BSH-së, norma mesatare e interesit për kredi deri në vlerën 35 milionë lekë, rezultoi në nivelin 5.6% në tremujorin e tretë, nga 5.8% dhe 6.2% që ishte në dy tremujorët paraardhës.
Ky segment përfaqëson kryesisht kreditë që jepen për bizneset e vogla dhe të mesme (SME).