Author: gazetar_1

Aksionet e Tesla, të listuara në bursën e Frankfurtit, ranë me rreth 9% në nisje të tregtisë ditën e Hënë, pasi investitorët u përgatitën për propozimin e Elon Musk, për të shitur 10% të aksioneve të tij, duke ndjekur rezultatin e një sondazhi në Twitter. Musk, njeriu më i pasur në botë, shkroi në Twitter gjatë fundjavës se do të shesë 10% të aksioneve të tij tek Tesla, nëse ndjekësit në Twitter e miratojnë propozimin. Sondazhi që pyeste nëse Musk duhet të shesë aksionet, mori mbi 3.5 milionë vota, apo 57.9%. Aksionet e Tesla të listuara në Frankfurt e nisën…

Read More

Një gjykatë ruse urdhëroi të hënën gjigantin e teknologjisë Google që të paguajë dy milionë rubla – apo 28,000 dollarë – për, siç tha, shkelje të rregullave të Rusisë për përmbajtjen e ndaluar. Në muajt e fundit, gjykatat ruse kanë urdhëruar kompaninë Google të paguajë gjoba prej qindra mijëra dollarësh për, siç është thënë, mosfshirjen e përmbajtjes së ndaluar në motorin e saj të kërkimeve. Gjykatat kanë gjobitur edhe platformat sociale Facebook, Twitter, WhatsApp, Telegram dhe TikTok për akuza të ngjashme. Google e konfirmoi gjobën e shqiptuar të hënën, por nuk dha asnjë koment shtesë.

Read More

Për herë të parë pas 15 muaj, në Japoni nuk është regjistruar asnjë vdekje në lidhje me Covid-19. Sipas të dhënave të Ministrisë japoneze të Shëndetësisë, në 24 orët e fundit të infektuar me koronavirus në shkallë vendi janë evidentuar 162 raste, ndërsa numri i pacientëve në terapi intensive është i qëndrueshëm, në 100. Ndryshe nga vendet evropiane dhe SHBA, infeksionet në Tokën e Diellit janë në rënie prej disa javësh, ndërkohë që fushata e vaksinimit po ecën me shpejtësi, ku 73% e popullsisë është imunizuar. Numri më i lartë ditor i vdekjeve në Japoni u regjistrua në maj të…

Read More

Çmimet e konsumit në muajin tetor me bazë vjetore u rritën 2.4 %. Sipas të dhënave nga INSTAT për “Indeksin e Çmimeve të Konsumit Tetor 2021”, rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,33 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,36 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,24 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje secili.…

Read More

Autoritetet shëndetësore në Greqi paralajmërojnë se mund të arrijnë deri në 10 mijë raste në ditë nga koronavirusi. Sipas autoriteteve vendi po përballet me valën e pestë të pandemisë, ndërsa ditët e fundit ka pasur një rritje të frikshme të infektimeve. Ndërsa mjekët, thonë se rastet janë rritur për shkak se njerëzit kanë refuzuar marrjen e vaksinës. Sakaq, rreth 2,9 milionë njerëz mbi 12-vjeç nuk janë vaksinuar, 600,000 prej të cilëve i përkasin grupmoshës mbi 60 vjeç që është edhe më e rrezikuara, shkruajnë mediat greke. “Të vaksinuarit po paguajnë një çmim shumë të rëndë tani. Provat shkencore tregojnë se…

Read More

Kreditimi i biznesit të madh nga sektori bankar është në rimëkëmbje të dukshme. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për korporatat po rritet në mënyrë të qëndrueshme prej një viti. Në fund të muajit shtator, portofoli i kredisë për biznesin e madh arriti vlerën e pothuajse 201 miliardë lekëve ose rreth 1.65 miliardë eurove. Kredia për biznesin e madh nuk është frenuar nga periudha e pandemisë, por përkundrazi ka qenë ndër segmentet që ka dhënë kontributin kryesor në zgjerimin e portofolit të huasë për ekonominë. Me bazë vjetore, portofoli i kredisë është rritur me pothuajse 9%, ndërsa…

Read More

Miliarderi i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka krijuar një anketë në rrjetin social, Twitter, duke pyetur 62.6 milionë ndjekësit e tij, nëse duhet t’i shesë 10 për qind të aksioneve. Votimi, që mbyllet më vonë gjatë ditës së diel, mund ta bëjë atë të heqë dorë nga miliarda dollarë të aksioneve të kompanisë. Ai ka premtuar se do të veprojë sipas rezultatit. Veprimi i tij është përgjigje ndaj taksave për miliarderë, që janë propozuar nga demokratët amerikanë. Sipas këtij plani, Musk, i cili është një prej njerëzve më të pasur në botë, mund të përballet me taksa të larta. Deri…

Read More

Shtetet e Bashkuara kanë rihapur kufijtë për vizitorët e huaj duke i dhënë fund një ndalimi 20-mujor të hyrjes për shkak të pandemisë së COVID-19. Ndalimi u vendos nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump. Masa kishte prekur qytetarët jo-amerikanë nga mbi 30 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe shtetet e Bashkimit Evropian. Shumë familje ishin ndarë dhe turizmi ishte bllokuar. Tani, linjat ajrore po presin të ketë një vërshim nga vizitorët pasi kufizimet janë hequr për ata që janë plotësisht të vaksinuar dhe i nënshtrohen testimit dhe gjurmimit të kontakteve. Në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, kufijtë e…

Read More

Një sërë arsyesh kanë shkaktuar rritjen dramatike të infektimeve në Europë. Në shumë vende ende ka shumë skepticizëm ndaj vaksinës, moti i ftohtë i mbyll njerëzit tani më shumë në shtëpi, vullneti për të mbajtur maskën po bie dhe mbrojtja nga vaksina pas 5 muajsh vaksinimi të dozës së parë bie. Edhe varianti Delta është një faktor shtesë për gjendjen, ai është 10% më shumë infektues. Eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge e ka vlerësuar shpejtësinë me të cilën po përhapen infektimet si “seriozisht shqetësuese”. Ai e shikon Europën në qendër të një krize të re…

Read More

Një surprizë dhe një goditje e madhe për sipërmarrjen. Kështu e kanë cilësuar përfaqësuesit e grupeve të interesit nga biznesi paketën e re fiskale që shoqëron buxhetin e vitit të ardhshëm, duke i kërkuar Komisionit për veprimtaritë prodhuese të rekomandojë kthimin e ndryshime ligjore. Për industrinë agropërpunuese dhe agroushqimore, heqja e rimbursimit të TVSH 6% nënkupton vetëm penalizimin e prodhimit vendas. Për industritë përpunuese dhe prodhuese, paketa prodhon kosto marramendëse dhe ul ndjeshëm konkurrueshmërinë në tregje. Masa të tilla të kundërshtuara janë heqja e rimbursimit të akcizës së karburanteve të përdorura në industri si prodhimi i tullave, çimentos, etj.; vendosja…

Read More