Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Propozimi i Musk për shitje aksionesh, Tesla bie me 9%

08:28 - Nëntor 9, 2021 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Aksionet e Tesla, të listuara në bursën e Frankfurtit, ranë me rreth 9% në nisje të tregtisë ditën e Hënë, pasi investitorët u përgatitën për propozimin e Elon Musk, për të shitur 10% të aksioneve të tij, duke ndjekur rezultatin e një sondazhi në Twitter.  Musk, njeriu më i pasur në botë, shkroi në Twitter gjatë fundjavës se do të shesë 10% të aksioneve të tij tek Tesla, nëse ndjekësit në Twitter e miratojnë propozimin.

Sondazhi që pyeste nëse Musk duhet të shesë aksionet, mori mbi 3.5 milionë vota, apo 57.9%.  Aksionet e Tesla të listuara në Frankfurt e nisën tregtinë në rënie me 7.9% në 980 euro. Aksionet e lisutara në SHBA, janë rritur me 73.2% deri më tani për vitin, krahasuar me 23.9% rritje në indeksin Nasdaq.  Musk kishte thënë më parë se duhej të ushtronte një numër të madh të kontratave options në aksione në 3 muajt e ardhshëm, ç’ka do të krijojë një faturë të madhe tatimore. Shitja e aksioneve tek Tesla, mund të lirojë fonde që të paguajë taksat.

“Unë isha i përgatitur për të pranuar secilin rezultat”- tha Musk, pasi votimi përfundoi.  Deri më 30 Qershor, zotërimi i Musk tek Tesla, arrinte në 170.5 milionë aksione dhe shitja e 10% të tyre arrin në 21 miliardë dollarë, bazuar tek çmimi i mbylljes së tregtisë në ditën e Premte. Përfshirë kontrata options në aksione, Musk zotëron 23% tek Tesla, që është kompania me vlerën më të madhe në botë.

Sondazhi i Musk vjen pas një propozimi nga demokratët në Kongres për të taksuar aksionet e miliarderëve dhe aktive të tjera të tregtueshem, për të ndihmuar axhendën e shpenzimeve sociale të presidentit Joe Biden. Tesla kaloi 1 trilionë dollarë në vlerë tregu në fund të Tetorit, duke u bërë kompania e pestë amerikane që i  bashkohet klubit ku merr pjesë Apple, Microsoft, Amazon dhe Alphabet.

Ekofin Media
Ekofin Media
aksione elon musk tesla
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ku janë shitur më shumë shtëpi në Evropë

12:13 - Korrik 19, 2026

Pagat nuk po e fitojnë garën me inflacionin, një e treta e Evropës më keq se në vitin 2021

23:47 - Korrik 18, 2026

Apple i merr vendin Nvidia-s si kompania me vlerën më të madhe në botë

23:45 - Korrik 18, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

gazetar_212:18 - Korrik 19, 20260

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në qasje në të dyja platformat…

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:18 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter