Author: gazetar_1

Shqiptarët këtë vit po blejnë më shumë makina. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), për nëntë muajt e parë janë regjistruar 52 357 automjete të reja. Kjo shifër është afërsisht e barabartë me regjistrimet e reja të kryera për të gjithë vitin 2020. Në mënyrë specifike, numri i autoveturave është në rritje që në fund të 9-mujorit. Sipas DPSHTRR, për nëntë muaj janë regjistruar 44 427 autovetura, në rritje me 1.75% krahasuar me vitin e plotë 2020. Po ta bëjmë krahasimin mbështetur në mesataren mujore, këtë vit rezulton se janë regjistruar çdo muaj…

Read More

Gjermania ka përjetuar një shifër rekord të lartë të incidencës shtatëditore prej 201,1 rastesh të konfirmuara të koronavirusit për 100 000 banorë, tha sot instituti ”Robert Koch” (RKI). Kjo ishte shifra më e lartë për incidencën shtatëditore që nga fillimi i pandemisë Covid-19. Shifra e sotme vjen pas 154,5 të enjten dhe 130,2 një javë më parë. Shifra e mëparshme rekord ishte një incidencë shtatëditore prej 197,6, më 22 dhjetor 2020, në kulmin e valës së dytë të pandemisë. Zyrtarët gjermanë të shëndetësisë dhe ligjvënësit po përballen me një debat në rritje në lidhje me një valë të katërt të…

Read More

Fluturimet charter zunë një përqindje të konsiderueshme të tregut përgjatë muajit shtator. Të dhënat zyrtare të ardhura nga Autoriteti i Aviacionit Civil tregojnë se ka pasur një numër prej 390,491 pasagjerë të cilët kanë udhëtuar gjatë muajit shtator për/ nga TIA, nga të cilët 64,483 janë pasagjerë të fluturimeve charter. Kjo shifër përbën edhe 17 % të totalit të pasagjerëve. Referuar të dhënave të publikuara nga AAC numri i pasagjerëve që udhëtuan me charter shënoi rritje me 33 % edhe krahasuar me shtatorin e 2019-ës. “Rritja e numrit të pasagjerëve charter me 33% krahasimisht me 2019 është tregues edhe për…

Read More

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vlerëson se rritja ekonomike në Shqipëri gjatë vitit 2021 do të jetë 8 %. Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, Institutit të Vjenës (WIIW), është BERZH ai që raporton për rritje me ritme më të shpejta të ekonomisë shqiptare sesa parashikimet e fillimvitit. Në raportin e saj të fundit të Perspektivave Ekonomike Rajonale (REP), të publikuar këtë javë, BERZH rriti ndjeshëm projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2021 nga 4.5 % në 8%. “Ekonomia pritet të rritet me 8 % në 2021 dhe me 3.7 % në 2022”, parashikon BERZH. Sipas raportit…

Read More

Bizhuteri e diamantë mbretërorë me ngjyra të rralla priten të dalin në ankand javën e ardhshme në Gjenevë. Të kontrabanduara nga Rusia gjatë revolucionit të vitit 1917, koleksionistët e pasur do të kënë mundësi ti blejnë ato gjatë ekspozimit të tyre për 6 muaj radhazi në shtëpinë e ankandit Sotheby në Gjenevë. Ylli i këtyre stolive mbretërore është një unazë me diamant portokalli-rozë me peshë 25.62 karat, i vlerësuar 3.9 milionë deri në 5.9 milionë dollarë. Një kristal i bukur, është një ngjyrë fantastike me pak portokalli, por jo shumë, kështu që është një ngjyrë shumë delikate. Tregu është aktualisht…

Read More

Burgu i Zaharisë në Krujë ku qëndronin të dënuarit me probleme mendore do të mbyllet. Të burgosurit që vuanin dënimin në këtë burg do të transferohen në burgun e Shënkollit, në të cilin do të jenë gati blloqet 4 dhe 5, të përshatura si spital. Kjo është lajmëruar nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Burgu i Zaharisë ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës, pa frikë mund të konsiderohet si burgu-ferr dhe për këtë burg organizmat ndërkombëtar kanë pasur gjithmonë vrejtje. Në takimin me gazetarët Manja tha po ashtu se për këtë vit s’do të ketë amnisti për të dënuarit, ndërsa…

Read More

Nga janari 2022 poseduesit e automjeteve në Certifikatën e Kolaudimit do të kenë edhe format historiku të kilometrazhit. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njofton për një tjetër risi që i është shtuar paketës së shërbimeve që ofron ky institucion. Sipas DPSHTRR-së, leximi i odometrit do të përfshihet në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore. Kilometrazhi në momentin e kolaudimit, verifikimi me fishë për mjetet me të dhëna digjitale dhe skanimi i kroskotit do të jenë pjesë pa pagesë e shërbimit. Kjo risi sjell dokumentimin e kilometrazhit, dekurajimin e spekullimeve në treg, nxitjen e mbajtjes së…

Read More

Çmimet botërore të ushqimit janë rritur për të tretin muaj radhazi në Tetor, duke prekur nivelin më të lartë në 10 vite, nxitur përsëri nga rritja e drithërave dhe vajrave, sipas agjencisë së ushqimit të Kombeve të Bashkuara, FAO. Në një njoftim për shtyp, FAO bën të ditur se, “indeksi i çmimeve të ushqimit i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë, që ndjek çmimet ndërkombëtare të lëndëve të para ushqimore më të tregtuara në botë, arriti në një mesatare prej 133.2 pikë në muajin e kaluar, krahasuar me një rishikim prej 129.2 për shtatorin. Treguesi për tetorin ishte më i lartë…

Read More

Pse Ministria e Financave do të vazhdojë dhe do të paguajë për kontrata që nuk kryhet shërbimi? Është një nga pyetjet që u ngrit në Komisionin e Ekonomisë gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2022. “Kontrolli i Lartë i Shtetit thoshte që të paktën për 5 kontrata koncesionare, 4 prej të cilave ishin në shëndetësi, ne jemi duke paguar pa u kryer shërbimi. Pse Ministria e Financave do të vazhdojë dhe do të paguajë për kontrata që nuk kryhet shërbimi. Pagesat për kontratat koncesionare rriten me 30% krahasuar me vitin e kaluar. Kontratat koncesionare të përmendura në raportin e KLSH,…

Read More

Facebook lajmëroi se do mbyllë sistemin e njohjes së fytyrës, që identifikon automatikisht përdoruesit në foto dhe video, duke përmendur rritje të shqetësimeve në shoqëri mbi përdorimin e kësaj teknologjie. “Rregullatorët ndodhen ende në procesin e ofrimit të rregullave të reja në lidhje me përdorimin. Në një kohë të kësaj pasigurie, limiti i përdorimit të njohjes së fytyrës është i përshtatshëm”- tha Jerome Pesenti, zv/presidenti i inteligjencës artificiale tek Facebook. Heqja e njohjes së fytyrës nga platforma më e madhe në botë e mediave sociale vjen ndërkohë që industria e teknologjisë është përballur me kritika në vitet e fundit mbi…

Read More