Burgu i Zaharisë në Krujë ku qëndronin të dënuarit me probleme mendore do të mbyllet. Të burgosurit që vuanin dënimin në këtë burg do të transferohen në burgun e Shënkollit, në të cilin do të jenë gati blloqet 4 dhe 5, të përshatura si spital. Kjo është lajmëruar nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Burgu i Zaharisë ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës, pa frikë mund të konsiderohet si burgu-ferr dhe për këtë burg organizmat ndërkombëtar kanë pasur gjithmonë vrejtje.
Në takimin me gazetarët Manja tha po ashtu se për këtë vit s’do të ketë amnisti për të dënuarit, ndërsa shtoi se revolta e disa të burgosurve në Peqin nuk është grevë por thjesht disa ankesa që po analizohen.