Author: gazetar_1
Nga data 1 mars 2022, të rinjtë francezë nga mosha 16 deri në 26 vjeç do të përfitojnë 500 euro në muaj. “Kontrata për të rinjtë”, është lajmëruar nga vetë Presidenti Emanuel Makron në rrjetin e tij social facebook. Sipas Presidentit kjo nismë ka për qëllim trajnimin e të rinjve kundrejt pagesës mujore në mënyrë që të zbulojnë profesionin që u përshtatet më mirë e më pas të punësohen. “Të rinjtë që i plotësojnë këto kritere do të përfitojnë kompensim mujor prej 500 eurosh, në këmbim të trajnimeve. Të rinjtë do të mund të regjistrohen në programe speciale për të pasur 15 deri në…
Pediatrja Lira Gjika thekson se mosha 6-7 vjeç te fëmijët është shumë delikate dhe prindërit duhet të bëjnë kujdes, për shkak të shumë ndryshime, që vijnë kryesisht nga fillimi i shkollës, por jo vetëm. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ajo jep opinionin e saj dhe disa këshilla: Statusi i Pediatres Lira Gjika në Facebook Fillimi i shkollës, përballja dhe përshtatja me mësuesen, me ritmin e mësimeve, socializimin me shokët e klasës dhe mbi të gjitha konkurenca ndërmjet nxënësve, që po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Në të njëjtën kohë, duhet të arrijë disa autonomi, si të vishet e…
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rihapur garën për një prej loteve të Unazës së Madhe, që nuk u finalizua me sukses në fazën e parë të tenderimit. Bëhet fjalë për lotin 1 që përfshin plotësim-rakordimin dhe vazhdimi e punimeve Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës, që u anulua pasi në procedurat me një fazë nuk u dorëzua asnjë ofertë e përshtatshme. Kjo, ndryshe nga 6 lotet e tjerë që u tenderuan dhe finalizuan me sukses, duke shpallur kompanitë fituese. Sa i takon lotit 1, fondi limit i vendosur në dispozicion është 2.37 mld lekë apo 19.33 mln euro, duke e bërë…
Laboratorët privatë do të mund të kryejnë edhe testet e shpejtë për COVID-19. Gjithçka përcaktohet në një urdhër të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu, që mban datën 24 shtator 2021, por që është publikuar në Fletoren Zyrtare në datën 1 nëntor. Urdhri specifikon se laboratorët jopublikë tashmë mund të kryejnë edhe testimin e antigenit apo siç njihet ndryshe si testi i shpejtë, por ky test do të mund të kryhet vetëm nga ata laboratorë, që aktualisht janë të njohur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për kryerjen e testimeve molekulare RT-PCR. Bëhet fjalë për ata laboratorë…
ARRSH njofton se ka miratuar projekt-preventivin e objektit: “Studim Projektim, Rishikim i projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të Unazës së Madhe të Tiranës nga Sheshi Shqiponja Bulevardi i Ri” dhe përmes APP ka shpallur tenderin prej 2.375.552.033,75 lekë. Sipas informacionit të publikuar në dokumentacionin e tenderit raporti i paraqitur përmbledh projektin për rikonceptimin e segmentit rrugor “Rruga Teodor Keko‐Sheshi Shqiponja” pasi bazuar në performancën aktuale të këtij segmenti dalin të domosdoshme ndërhyrje përmirësuese për qarkullimin dhe shërbyeshmërinë kundrejt përdoruesve dhe komunitetit. Sipas njoftimit: “Me futjen ne pune te segmentit tjetër të unazës mënyra e deritanishme e qarkullimit ndërlikohet akoma me…
Më shumë se 100 liderë botërorë, përfshirë presidentin e SHBA Joe Biden, Xi Jinping të Kinës dhe presidentin brazilian Jair Bolsonaro, janë zotuar t’i japin fund shpyllëzimit deri në vitin 2030. Vendet pjesëmarrëse në skemë bënë një sërë premtimesh ndërsa u zotuan të punojnë kolektivisht “për të ndalur dhe rikthyer humbjen e pyjeve dhe degradimin e tokës deri në vitin 2030”. Këto përfshinin garanci për të lehtësuar politikat tregtare që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm dhe prodhimin dhe konsumin e qëndrueshëm të mallrave, si dhe një zotim për të zbatuar ose ridizajnuar politika bujqësore për të nxitur bujqësinë e qëndrueshme. Angazhime…
Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk vazhdon të qëndrojë në krye të listës për sa i përket njerëzve më të pasur të botës. Sipas Bloomberg Billionaires Index, Musk zotëron 311 miliardë dollarë pasuri, me një rritje prej 141 miliardë dollarë brenda një viti. Debati rreth pasurisë së tij ka filluar kur shefi i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (WFP), David Beasley kishte thënë se një grup i vogël multimiliarderësh mund të zgjidhë çështjen e urisë në botë, me vetëm një përqindje të vogël të pasurisë, duke marrë shembull Muskun. Dy përqindëshi i pasurisë…
Përkeqësimi i motit ditën e sotme ka sjellë pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla. Kjo është njoftuar nga kapiteneria e Vlorës e cila shpjegoi se do të anulohen të gjitha lundrimet përveç atyre të transportit ndërkombëtar detar. Sipas parashikimit të motit, në gjirin e Vlorës era do të jetë në drejtimin Jug-Juglindje me forcë 5-6bft, 10-15m/s.Orët në vijim parashikohet të sjellin një përmirësim të kushteve atmosferike por përsëri do të përkeqësohen kushtet e detit dhe erës.
Eurostat ka publikuar një grafik i cili tregon lejet e para të qëndrimit në Europë për vitin 2020 dhe se ku kanë përfituar më shumë qytetarët jo BE. Referuar grafikut 37,592 shqiptarë kanë përfituar leje qëndrimi në Europë dhe 5 vendet kryesore të cilat i kanë siguruar këto leje janë Italia (13,059) leje, Gjermania (8,308) leje, Greqia (7768) leje, Franca (1875) leje dhe Kroacia (1695) leje qëndrimi. Në vitin 2020, Polonia lëshoi 598 000 nga 2.2 milionë lejet e para të qëndrimit të dhëna në BE për qytetarët jo-BE (26%). Polonia u pasua nga Gjermania (313 000, ose 14%) dhe…
Kryeministri italian Mario Draghi propozon krijimin e një “Task-Force” për të shqyrtuar mundësinë dhe propozimet konkrete që teknikët e Kombeve të Bashkuara do të aplikojnë më pas për lehtësimin e investimeve private në luftën kundër ndryshimeve klimatike, me ndihmën e bankave zhvillimore duke nisur nga Banka Botërore. Bëhet fjalë për të futur në lojë burime që variojnë në disa trilionë dollarë. Sipas propozimit të Draghit, ka shumë hapësirë për t’i dhënë një rol financës private në ndryshimet klimatike. Institucionet e mëdha financiare kanë dëshmuar angazhim në këtë drejtim por për të aktivizuar fluksin e investimeve duhet një ndihmë publike, një…
