Author: gazetar_1
Policia hungareze ka futur në lupë hotelet dhe lokalet e Budapestit, të cilët sistematikisht faturojnë turistëve çmime të tepruara. Në një bar në qendër të qytetit, kamerierët u kapën nga hetuesit duke i faturuar një turisti gjerman 210.000 florina (700 dollarë) kur gjithçka që ai donte ishte vetëm një filxhan kafe dhe duke e kërcënuar nëse nuk pranonte të paguante. Sipas policisë, pronari i barit dhe djali i tij u arrestuan. Ata duhet të dalin para një gjyqtari për gjestin e bërë. Turisti në fjalë ka raportuar se kamerierët i kanë shërbyer vazhdimisht pije që ai nuk i kishte porositur.…
Numri i viktimave me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën pesë milionë, në më pak se dy vjet pas shpërthimit të pandemisë. Së bashku, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe Brazili, përbëjnë një të tetën e popullsisë në botë, por gati gjysmën e të gjitha vdekjeve nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi. Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 740,000 jetë të humbura, më shumë se secili komb tjetër. “Ky është moment përcaktues në jetën tonë”, ka thënë Albert Ko, specialist për sëmundje infektive në Shkollën për Shëndet Publik të Universitetit Yale. “Çfarë na duhet të bëjmë…
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se rritja prej 4.1 % e ekonomisë në vitin që vjen pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si nga konsumi privat ashtu edhe nga investimet. Ibrahimaj prezantoi sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave projektbuxhetin për vitin 2022, ku bëri të ditur se do të vijohet mbështetja e sektorëve prioritarë si arsimi, shëndetësia, bujqësia, infrastruktura, si dhe mbështetjen e plotë të procesit të rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilët garantojnë stimuj pozitivë për rritjen ekonomike duke gjeneruar njëkohësisht punësim. “Rritja ekonomike përgjatë periudhës 2022-2024 pritet të…
Disneyland dhe Disneytown në Shangai janë mbyllur ditën e Diel dhe do qëndrojnë të tilla deri të Martën, me qëllim të parandalimit të epidemisë, ndërkohë që njerëzit ngelën brenda dhe janë subjekt i testit të acidit nukleik. Parku lojërave i zotëruar pjesërisht nga gjiganti Disney, i premtoi klientëve surpriza për Halloween, por asnjë nuk priste që stafi mjekësor të zhvillonte teste në masë ndaj dhjetëra mijëra vizitorëve që nuk mund të dilnin. Kjo ndodhi pasi një grua që vizitoi parkun ditën e Shtunë, u testua pozitive me Covid. Shangai Disneyland mbylli qendrat e brendshme të lojërave dhe ndaloi vizitorë të…
Me një ofertë prej 40 milionë euro, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur kompaninë fituese për koncesionin e portit të integruar të Triportit në Vlorë. Fitues është shpallur një bashkim prej 5 operatorësh, ndërkohë që në garë kanë marrë pjesë edhe 2 kompani të tjera që janë skualifikuar. Një prej tyre ka paraqitur ofertë më të ulët se kompania fituese, por sipas njoftimit ajo është skualifikuar pasi nuk plotësonte kriteret e vendosura, ndërsa kompania tjetër nuk ka paraqitur fare ofertë. Gara e partneritetit publik privat për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e portit të integruar të Triportit në Vlorë u hap…
Ndërsa një vit më parë kolaudimi i automjeteve kaloi nga administrimi privat, nën varësinë e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, në projektbuxhetin 2022 parashikohet që ky shërbim mund të jepet sërish me koncesion. Kontrata e listuar në draft, me një vlerë prej 165 milionë euro, ka krijuar zhurmë mediatike dhe është ngritur si shqetësim edhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Llogari më të detajuar për koncesionet ka kërkuar edhe deputeti socialist Erion Braçe. Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm janë planifikuar shtatë kontrata koncesionare me vlerë rreth 1.7 miliardë euro, ku peshën më të madhe e mban dhënia…
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Unazës së Madhe të Tiranës, ku po vijojnë punimet me ritme të larta. Rama tha se “për qarkullimin e automjeteve është hapur një tjetër segment i kësaj vepre, nga mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i Ri, duke lehtësuar lëvizjen në këtë zonë të kryeqytetit”. Ndërkohë, Kryeministri theksoi se “në lotet e tjera po vijon puna me ritme të larta për të bërë të mundur përfundimin e tyre brenda një kohe sa më të shkurtër”. Unaza e Madhe e Tiranës është një vepër e rëndësishme për banorët e kryeqytetit, por edhe…
Individët kanë rritur kursimet në banka gjatë viteve të fundit. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, depozitat pa afat të individëve u rritën gjatë muajit shtator të këtij viti, me gati 17%, si në monedhën lekë ashtu dhe në valutë. Në lekë individët vijojnë që të preferojnë depozitat likuide, për shkak të interesave të ulëta të kthimit, që nuk po nxisin kursimet afatgjata. Ndërkohë normat e interesit për kursimet me afat 12 mujore janë më pak sesa 1%, si rrjedhojë e politikës monetare lehtësuese që ka ndjekur banka e Shqipërisë gjatë dekadës së fundit. Banka e Shqipërisë vëren se, dy…
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nga viti 2014 qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të transformimit rrënjësor të sektorit të ujit 1.2 miliard euro, por sipas tij, “rritja e investimeve nuk mund të përkthehet në rritje të humbjeve”. Në një takim me kryebashkiakët për analizën e performancës së sektorit ujësjellës – kanalizimeve, Kryeministri tha se “këtu hyjnë fondet e buxhetit të shtetit dhe fondet e akorduara nga partnerët, të cilat janë kredi që duhen paguar”. Sipas tij, “shuma që qeveria shqiptare, me këto dy burime, ka vënë në dispozicion të transformimit rrënjësor të sektorit të ujit është mbi 1…
Gazi që përdoret nga popullata do të ketë një akcizë prej 6 lekë për litër, ndërsa deri sot akcizë paguhej vetëm për gazin që përdorej për automjetetet (8 lekë për litër). Tashmë i gjithë gazi, pavarësisht qëllmit të përdorimit, do të ketë akcizë prej 6 lekë për litër. Aktualisht gazi për konsumatorët familjarë luhatet në një mesatare prej 85 lekë për litër. Aktorët e tregut pohojnë se ashtu siç do taksë tjetër dhe kjo do të transferohet në çmim. Nga ana tjetër ata janë dakord për këtë unifikim, pasi sipas tyre kishte abuzime të mëdha, teksa një sasi e madhe…
