Author: gazetar_1
Shefja ekzekutive e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi Poloninë se sfida që i ka bërë epërsisë së ligjeve të BE, vë në dyshim themelet e 27 vendeve anëtare dhe shtoi se nuk do kalojë pa u ndëshkuar. Ursula von der Leyen, Presidente e KE: “Anëtarë të nderuar, Komisioni Europian po vlerëson me kujdes këtë gjykim, por unë mund t’iua u them sot, se jam tejet e shqetësuar. Ky vendim vë në dyshim themelet e Bashkimit Europian, është një sfidë direkte e unitetit të rendit ligjor europian.” Gjyakta Kushtetuese e Polonisë vendosi më 7 Tetor se pjesë të ligjit të…
Tregtia e mallrave vijon të rritet nga muaji në muaj në raport me vitin e kaluar. Në 9-muajit e këtij viti vendi ka eksportuar mallra me vlerë 266 miliardë lekë duke u rritur me 36.5% në raport me vitin e kaluar, ndërsa nga ana tjetër ka importuar 556 miliardë lekë, duke u rritur me 29,6 %, krahasuar me një vit më parë. Krahas rritjes së shkëmbimeve tregtare, është thelluar edhe deficiti tregtar me 23,9 %, krahasuar me vitin 2020 duke arritur në vlerën e 290 miliardë lekë. Ndikim në rritjen e importit dhe të deficitit tregtar ka dhënë edhe rritja…
Një raport i fundit i publikuar nga OECD, për konkurrueshmërinë në vend, thotë se Shqipëria nga 15 komponent kryesor në 10 prej tyre ka bërë përparim. Kryesisht sipas raportit ka pasur progres në politikën tregtare, politikën e arsimit, politikën e energjisë, politikën e taksave, politikën e investimeve dhe promovimin, si dhe dimensionet e politikës së punësimit. Madje në raport thuhet se ka pasur përmirësim të dukshëm në promovimin dhe lehtësimin e investimeve. Nga ana tjetër Shqipëria duhet të ketë prioritet disa fusha që lidhen më shumë me inovacionin, shkencën dhe luftën ndaj korrupsionit vlerëson OECD. “Edhe pse Shqipëria ka bërë…
Miliona njerëz në Evropë tashmë po vuajnë nga varfëria e energjisë prej të çmimeve të larta, paralajmëron Komisari i Punës i BE, Schmit. Sipas tij, qeveritë kombëtare janë përgjegjëse për marrjen e masave. Përballë rritjes së ndjeshme të çmimeve të energjisë, Komisari i Punës i BE, Nicolas Schmit paralajmëron për më shumë varfëri energjetike në Evropë. Tashmë ka miliona njerëz që vuajnë nga varfëria energjetike, “dhe ky numër mund të bëhet edhe më i madh”, tha Schmit. Ndërsa Komisioni i BE mund të ndihmojë vendet e BE të kufizojnë ndikimin e çmimeve aktuale të larta të energjisë tek njerëzit, qeverive…
Këtë vit, me lehtësimin e kufizimeve, rreziku i kapjes së gripit + Covid është i lartë. Dhe shanset për vdekje rriten. Fjalëkalimi: vaksinohuni. Dhe jo vetëm kundër Covid, por edhe kundër gripit sezonal: sipas Jenny Harries, drejtoreshë e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, “kushdo që infektohet me Covid dhe grip në të njëjtën kohë do të rrezikojë dyfishin e vdekjes në krahasim me ata që do të infektohn vetëm nga koronavirusi i ri: kjo është ajo që na tregojnë studimet e para “. Duke nënvizuar natyrën e pasigurt të parashikimeve në lidhje me sezonin e ardhshëm të…
Transporti urban në Tiranë, Vorë dhe Kamëz do të operojë me 50% të flotës së urbanëve, ndërkohë që një ditë pas këtij vendimi, Unioni i Transportit Publik i bën thirrje qeverisë që të marrë parasysh kërkesat e tyre ekonomike, për t’i shpëtuar nga kolapsi. Që prej rifillimit të operimit pas bllokimit si pasojë e COVID-19 shoqatat e transportit kanë kërkuar mbështetje financiare nga qeveria, si një formë për shpëtimin e tyre nga falimentimi, duke përfshirë heqjen e akcizës së naftës, uljen e TVSH-së nga 20 në 6% si dhe faljen e taksave lokale. Ndërkaq, përveç pandemisë, rritja e çmimit të…
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ditën e martë, datë 19.10.2021, në darkë do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë. Sipas informacionit aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destinacion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli, Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni). MIE informon se është bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në…
Kompania mëmë e IuteCredit Albania, IuteCredit Europe, me qendër në Tallinn, Estoni, ka emetuar me sukses Obligacione të Siguruara, në tregjet ndërkombëtare. Nëpërmjet ofertës publike fillestare IuteCredit ofroi për shitje obligacione me vlerë totale prej 50 milionë Eurosh por kjo ofertë u tejkalua nga investitorët të cilët kërkuan të investojnë 75 milionë Euro. “Ne jemi krenarë për besimin që i është dhënë IuteCredit nga investitorët institucionalë, bizneset dhe individet. Të ardhurat e emetimit do të vazhdojnë të mbështesin Iuten në ndjekjen e misionit tonë, që është krijimi i një përvojë të jashtëzakonshme në fushën e financave personale. Kjo gjithashtu provon…
ARBEN MALAJ Përballë kësaj krize Rama theksoi se “plani ynë i kundërveprimit ndaj krizës energjetike ka tri pika: 1- Garantimin e furnizimit të pandërprerë; 2- Mbrojtjen e familjeve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe 3- Garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike – ku garancia sovrane do të jetë e ripërtërishme, në vlerën 100 mln euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 mln euro në fillim të vitit tjetër, për të siguruar pikën një dhe dy. Ndoshta një paketë alternative mund…
