Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Sejko me Ambasadoren e Hungarisë, rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në vend

    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Abi Bank ble 10% të aksioneve të kompanisë turistike “Premier Group”

    Maj 22, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Konkurrueshmëria në Shqipëri, OECD publikon raportin

    Tetor 19, 2021 Ekonomi
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Një raport i fundit i publikuar nga OECD, për konkurrueshmërinë në vend, thotë se Shqipëria nga 15 komponent kryesor në 10 prej tyre ka bërë përparim. Kryesisht sipas raportit ka pasur progres në politikën tregtare, politikën e arsimit, politikën e energjisë, politikën e taksave, politikën e investimeve dhe promovimin, si dhe dimensionet e politikës së punësimit.

    Madje në raport thuhet se ka pasur përmirësim të dukshëm në promovimin dhe lehtësimin e investimeve. Nga ana tjetër Shqipëria duhet të ketë prioritet disa fusha që lidhen më shumë me inovacionin, shkencën dhe luftën ndaj korrupsionit vlerëson OECD.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

     “Edhe pse Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm, ajo duhet të bëjë më shumë përpjekje në disa fusha. Vlerësohet nën mesatare qasja në financë; shkencë, teknologji dhe inovacion, politikë mjedisore dhe dimensionet e politikave kundër korrupsionit”, thuhet në raport.

    Një pikë kyçe ku duhet përqendruar vëmendja është edhe lufta ndaj korrupsionit e artikuluar shpesh në raportet e fundit të publikuara nga ndërkombëtarët. Sipas OECD-së duhet intensifikuar lufta ndaj këtij fenomeni, dhe të goditen sa më shumë rastet e korrupsionit tek zyrtarët e nivelit të lartë.

    “Analiza është e nevojshme për të identifikuar dhe trajtuar faktorët që qëndrojnë pas mospërputhjes midis numrit të madh të hetimeve dhe numrit të vogël të dënimeve nga 90 rastet kundër zyrtarëve të nivelit të lartë të dërguar për ndjekje në vitin 2019, vetëm 5 persona u dënuan. Duhet të bëhet një vlerësim i drejtë dhe transparent për të identifikuar pengesat që parandalojnë ngritjen e aktakuzës dhe për të rritur efektivitetin e luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë”, thuhet në raport.

    Shqipëria duhet të rrisë aksesin në financë thuhet në raport, dhe kjo mund të arrihet nëpërmjet diversifikimit të burimeve të financimit.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    konkurrueshmëria korrupsioni oecd shqipëri
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Sejko me Ambasadoren e Hungarisë, rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në vend

    Maj 22, 2025

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025

    Vendimi, nga 1 korrik 2025 hyjnë në fuqi kufizimet për kreditë e reja bankare

    Maj 21, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    gazetar_1Maj 22, 20250

    Bankat tregtare kanë shlyer plotësisht të gjitha detyrimet ligjore dhe rregullatore sa i përket Fondit…

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës shqiptare

    Maj 22, 2025

    Drona, pajisje inteligjente dhe radarë, Rrugorja “ bën namin”, 6 mijë gjoba në 72 orë

    Maj 22, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës shqiptare

    Të Fundit

    Sejko me Ambasadoren e Hungarisë, rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në vend

    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Abi Bank ble 10% të aksioneve të kompanisë turistike “Premier Group”

    Maj 22, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter