Author: gazetar_1

Grupet e Drejtorisë së Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po ushtrojnë inspektime në të gjithë vendin, ku vetëm në 5 ditë janë proceduar rreth 60 abonentë për vjedhje të energjisë elektrike. Sipas OSSH-së, furnizimi jashtë matjes me linjë të dytë është forma e vjedhjes së energjisë elektrike më e përdoruara, kryesisht në zona rurale. Reforma në sektorin energjetik është një ndër reformat kryesore të ndërmarra nga qeveria shqiptare gjatë këtyre viteve. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) niveli i humbjeve nga 45…

Read More

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u realizuan në masën 78,8 miliardë lekë, 9,4 miliardë lekë ose 13.5 % më shumë se 9-mujori i parë i vitit 2020. Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë këto të ardhura rezultojnë me një realizim 107.1 % të planit të vitit 2021. Të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore janë treguesi direkt që lidhet me nivelin e punësimit në vend. Rritja e këtij treguesi është një sinjal pozitiv që ekonomia po i rikthehet ritmeve të saj…

Read More

76 % e ndërmarrjeve huamarrëse deklarojnë se pagesa e huasë arrin deri në 20 % të të ardhurave të tyre.Banka e Shqipërisë bën të ditur se, barra e pagesës së huasë është më e lartë tek ndërmarrjet e mesme, ku pesha e ndërmarrjeve që raportojnë se kjo pagesë tejkalon 20 % të të ardhurave, zë rreth 26 % të totalit të grupit, ndërsa për ndërmarrjet e vogla dhe ato të mëdha, kjo peshë është rreth 23 %. Sipas BSH-së, pjesa më e madhe e ndërmarrjeve (rreth 89 % e ndërmarrjeve të vogla, 93 % e ndërmarrjeve të mesme dhe 92…

Read More

Në Sofje të Bullgarisë u nënshkrua sot memorandumi tripalësh mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për sa i takon Korridorit 8, një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit mes tre vendeve, për një ndër projektet më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se nënshkrimi i memorandumit për transportin e qëndrueshëm në Korridorin e 8-të është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Bullgarisë. “Prej kohësh ne kemi punuar për të plotësuar të gjithë komponentët e këtij korridori, si një nga korridoret më të rëndësishme…

Read More

Numri total i pagesave me para elektronike në fund të 6-mujorit të parë 2021, arriti në 2.95 milionë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas BSH-së, kjo shifër është sa 78 % e numrit të transaksioneve të realizuara gjatë të gjithë vitit 2020. Të dhënat tregojnë se, krahas numrit rritje ka shënuar edhe shuma e transaksioneve me para elektronike, që mesatarisht për 6-mujorin e parë të vitit ka qenë 1.26 miliardë lekë në muaj, nga 899 milionë lekë që kishte qenë mesatarja mujore e vitit 2020. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, rritja e përdorimit të parasë elektronike po…

Read More

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, 93 % e aplikimeve për kredi bankare u takonin individëve. Sipas BSH-së, pesha e kredisë për individët, në strukturën e aplikimeve totale është rritur më shumë krahasuar me një vit më parë. Gjatë gjashtëmujorit të parë 2021, bankat raportuan se kanë marrë në shqyrtim gjithsej 67 mijë aplikime për kredi.Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në stokun e kredisë për individët gjatë kësaj periudhe, kryeson kredia në monedhën vendase.

Read More

IFC, pjesë e Bankës Botërore, do të kryejë një studim për matjen e kohës për kryerjen e procedurave doganore, pjesë e të cilit do të jetë edhe Shqipëria. Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli mori pjesë në takimin virtual të organizuar nga IFC, në kuadër të këtij studimi. Studimi kryhet në zbatim të marrëveshjes së OBT-së për lehtësimin e tregtisë. Përmes tij, administratat doganore do të mund të kenë një situatë të qartë të performancës aktuale në lidhje me procedurat kufitare duke identifikuar pengesat dhe duke bërë të mundur që më pas të gjenden zgjidhjet e duhura për adresimin…

Read More

Fushata “Huamarrje e Zgjuar” është një fushatë ndërkombëtare, e cilaiI drejtohet klientëve aktualë dhe potencialë të Fondit Besa. Fushata organizohte nga Qendra e Mikrofinancës – një organizatë ndërkombëtare që promovon standaret ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së klientëve dhe edukimin financiar. Fushata do të zhvillohet njëkohëshisht në 14 vende përfshirë: Shqipërinë, Armeninë, Azerbaixhanin, Bosnie & Herzegovinnën, Gjeorgjinë, Kosovën, Bullgarinë, Moldavinë, Maqedonine e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, Rumaninë, Greqinë dhe Taxhikistanin. Kjo fushatë ka për qëllim edukimin e një numri sa më të madh të klientëve për të marrë një kredi në mënyrë të zgjuar, si dhe të sigurohen se…

Read More

Kuvendi do të diskutojë në javët e ardhshme kredinë prej 70 milionë eurosh të dakordësuar midis BERZH dhe OSHEE. Komisioni i Ligjeve ka vendosur në kalendarin e punimeve marrëveshjen e garancisë mbi këtë hua, ku qeveria shqiptare do të marrë përsipër të shlyejë borxhin, nëse kompania publike do të dështojë ta bëjë diçka të tillë. Në bazë të kontratës mes palëve, 54.45 milionë euro mund të shpenzohen si pagesa për furnitorët vendas të energjisë elektrike, por jo për importet e energjisë nga jashtë. Ndërsa pjesa e mbetur prej 14.85 milionë eurosh do të shkojnë për ndërtimin e nënstacionit të shpërndarjes…

Read More

Ish-sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, vdiq të hënën nga komplikimet e Covid-19. Familja e tij njoftoi se ai ishte plotësisht i vaksinuar. Ishte 84 vjeç dhe vuante edhe nga kanceri. Zyrtarët shëndetësorë shqetësohen se aktivistët kundër vaksinave do ta përdorin vdekjen e tij si argument se vaksinat nuk funksionojnë. Nëse njerëzit vdesin edhe pasi vaksinohen, atëherë pse duhet marrë vaksina kundër Covid-19? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, CNN diskutoi me analisten mjekësore Dr. Leana Wen, një mjeke dhe profesoreshë e politikave dhe menaxhimit shëndetësor në Universitetin George Washington. CNN: Kur shohim njerëz të vaksinuar që vdesin nga Covid-19,…

Read More