76 % e ndërmarrjeve huamarrëse deklarojnë se pagesa e huasë arrin deri në 20 % të të ardhurave të tyre.Banka e Shqipërisë bën të ditur se, barra e pagesës së huasë është më e lartë tek ndërmarrjet e mesme, ku pesha e ndërmarrjeve që raportojnë se kjo pagesë tejkalon 20 % të të ardhurave, zë rreth 26 % të totalit të grupit, ndërsa për ndërmarrjet e vogla dhe ato të mëdha, kjo peshë është rreth 23 %.
Sipas BSH-së, pjesa më e madhe e ndërmarrjeve (rreth 89 % e ndërmarrjeve të vogla, 93 % e ndërmarrjeve të mesme dhe 92 % e ndërmarrjeve të mëdha), pohojnë që ky shpenzim ka mbetur i pandryshuar në vitet e fundit.Për të kompensuar rritje ne kostos së shërbimit të huasë, ndërmarrjet janë mbështeturkryesisht në uljen e shpenzimeve (27 %) ose në përdorimin e rezervave të ndryshme (27%).