Author: gazetar_1
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar një auditim të thelluar për të zbardhur efektshmërinë e procesit të legalizimeve, duke arritur në përfundimin se zvarritja e tij ka denatyruar qëllimin e tij duke nxitur madje ndërtimet e reja informale, ndërkohë që ka ekspozuar zonat bregdetare ndaj abuzimeve. Në një raport të sapo publikuar, Kontrolli i Lartë i Shtetit, njofton se në kuadër të përmbushjes së funksionit të tij Kushtetues, ka ushtruar auditimin me temë “Efektiviteti i procesit të legalizimit dhe ndikimi në administrimin e pasurisë publike”. Ky auditim u zhvillua në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, përfshirë drejtoritë vendore, me fokus…
Dhoma ekonomike e Gruas ka zhvilluar një anketë me 90 gra sipërmarrëse për pasojat e shkaktuara nga pandemia COVID-19. Nga gjetjet e anketimit rezulton se 30% e sipërmarrjeve ulën numrin e të punësuarve. Sipas Dhomës Ekonomike të Gruas përballja me pandeminë ishte e fortë për sipërmarrëset e reja. “Anketa e kryer dy muajt e fundit me 80 gra sipërmarrëse vë në dukje se 30% e tyre ulën numrin e të punësuarve nga 10-70%, krahasuar me një vit më parë. Flasim për një kategori sipërmarrjesh që kishte siguruar qëndrueshmëri më parë, pasi rreth 70% e tyre, raportojnë të kenë mbi 5…
Rritja e çmimeve në muajin shtator sipas matjeve të Eurostat ishte më e lartë sesa ajo që u raportua nga INSTAT pak ditë më parë. Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, inflacioni në muajin shtator ishte 2.6% dhe jo 2.5%. Ndërsa ky tregues në shtatorin e 2020 ishte 2.3%. Ndikimin më të madh në rritjen e inflacionit e ka dhënë grupi i ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike që u shtrenjtuan me 4.7%. Më pas vjen grupi i komunikimit me rritje 2.9% dhe sektori i transportit me 2.4% si pasojë dhe e shtrenjtimit të karburantit. “Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i…
Në datat 13-20 tetor 2021, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në cilësinë e guvernatorit të Republikës së Shqipërisë në FMN, mori pjesë në mbledhjet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të grupit të Bankës Botërore (BB), të cilat për shkak të pandemisë u zhvilluan virtualisht. Në këto mbledhje të organizuara në tryeza të përbashkëta, vendimmarrësit më të lartë të FMN-së dhe BB-së, guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare, diskutojnë mbi zhvillimet e fundit dhe pritshmërinë për të ardhmen e ekonomisë botërore. Në përfundim të këtyre takimeve u publikua deklarata për shtyp e Komitetit Monetar e…
“Rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë në vitin 2021 është më e fortë nga sa ishte parashikuar, si rezultat i rigjallërimit të sektorit të udhëtimeve, ndërtimit dhe industrisë nxjerrëse dhe rritjes së investimeve private, konsumit dhe shpenzimeve publike”. Ky është një nga konstatimet e raportit të vjeshtës së Bankës Botërore, publikuar ditën e sotme, për vendet e Ballkanit Perendimor, ku përfshihet edhe Shqipëria. Gjithashtu, BB konstaton se “rimëkëmbja është mbështetur nga politikat makroekonomike, megjithëse rritja e shpenzimeve publike ka çuar në një rritje të mëtejshme të raportit të borxhit ndaj PBB-së”. Në gjetjet e saj, BB thekson se “rikuperimi i punësimit dhe…
Pandemia e Covid 19 do të vazhdojë edhe për një vit, sipas OBSH-së. Shkak për këtë është mosfurnizimi i vendeve të varfra me vaksina anti Covid. Drejtuesi i lartë i OBSH-së, Bruce Aylward, tha se situata në vendet e varfra jep sinjale se kriza e pandemisë “mund të vazhdojë edhe në vitin 2022”. Më pak se 5% e popullsisë së Afrikës janë vaksinuar, krahasuar me 40% në shumicën e kontinenteve të tjera. Aylward u bëri thirrje vendeve të pasura që të heqin dorë nga porositë e vaksinave. Kjo do të mundësonte kompanitë farmaceutike që t’u japin përparësi vendeve me të…
Organizata Botërore e Shëndetit tha se ishte një rritje prej 7% në rastet e reja të koronavirusit në të gjithë Evropën javën e kaluar, rajoni i vetëm në botë ku rastet u rritën. Në vlerësimin e saj javor të pandemisë të publikuar, agjencia shëndetësore e OKB-së tha se kishte rreth 2.7 milion raste të reja me COVID-19 dhe më shumë se 46,000 vdekje javën e kaluar, të ngjashme me numrat e raportuar javën e kaluar. Britania, Rusia dhe Turqia llogariten për shumicën e rasteve. Rënia më e madhe në rastet e COVID-19 u pa në Afrikë dhe Paqësorin Perëndimor, ku…
Gjatë ushtrimit të aktivitetit për ditën e sotme, AKU ka kryer 126 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor të kategorive: anije peshkimi, furra buke, stabiliment përpunim/ambalazhim vere, mjalti, baxho, fabrikë vaji, thertore, etj. Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të dhe Urdhrave të Drejtorit të Përgjithshëm. “Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 17 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë…
Në raport-progresin e Komisionit Europian vlerësohet, se Shqipëria e MV i kanë plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE. Por përcaktohen edhe reformat prioritare për të ardhmen. Komisioni Europian (KE) miratoi të martën, (19.10) Paketën e Zgjerimit 2021 dhe vlerësoi situatën dhe progresin e arritur në vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) dhe Turqi në proceset e tyre respektive drejt hyrjes në Bashkimin Europian. Vëmendje e veçantë i është kushtuar reformave themelore dhe udhëzimeve të qarta për reformat prioritare në vijim, theksohet në njoftimin për shtyp të KE. Josep Borrell, Zv. Presidenti i KE, njëherazi…
Një fond i listuar në bursë që ndjek Bitcoin do të nis tregtimin javën e ardhshme, sipas një formulari nga kompania ProShares që do e listojë, duke shënuar një moment historik në zhvillimin e industrisë së kriptovalutave në SHBA. Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë nuk e ka miratuar ende zyrtarisht krijimin e një fondi në bitcoin dhe agjencia mund të mos e bëjë ndonjëherë. Por lajmërimi i ProShares tregon se agjencia nuk ka gjasa ta bllokojë në këtë pikë. Bursa e New Yorkut (NYSE Arca) certifikoi “miratimin për listimin” çka nënkupron se bursa do lejojë investitorët të tregtojnë…
