Author: gazetar_1
Bllokimet, rastet spirale dhe një ndarje vaksinash po inkuadrojnë fillimin e dimrit të dytë pandemik të Europës, duke sjellë kaos në vendet e Europës Lindore dhe pasiguri për ato në Perëndim. Pavarësisht disponueshmërisë në shkallë të gjerë të vaksinave këtë dimër në krahasim me të kaluarën, Europa është e vetmja pjesë e botës që raporton një rritje të rasteve të reja me Covid-19 globalisht, tha të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Kjo është java e tretë radhazi që rajoni ka shënuar rritje të rasteve, shtoi ajo. Vuajtjet kanë qenë akute në Europën Lindore dhe Rusi, duke luftuar vdekjet në…
Institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare kanë përditësuar parashikimet e tyre me rritje sa i takon ecurisë së ekonomisë së vendit tonë. Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore së fundmi është Instituti i Vjenës (WIIW) ai që raporton për rritje me ritme më të shpejta të ekonomisë shqiptare sesa parashikimet e fillimvitit. “Rimëkëmbja në formë “V” që ne shohim sugjeron se ekonomia është kthyer në rrugën e duhur dhe do të mbetet e shëndoshë. Rritja e PBB-së do të përshpejtohet në 6.4 % në vitin 2021 dhe do të qëndrojë mbi 4.5 % në periudhën afatmesme”, thuhet në raportin e…
Ndërsa Shqipëria po përgatitet për të marrë një borxh prej 700 milionë euro në tregjet e huaja, stoku i borxhit të jashtëm aktualisht zë një peshë të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Ministria e Financave, për tremujorin e tretë të vitit, stoku i borxhit të jashtëm regjistrohet në afro 585 miliardë lekë apo 4.8 miliardë euro, e përkthyer në 34.7 % të PBB. Po të analizojmë të dhënat e së njëjtës periudhë që nga viti 2011, vihet re se borxhi i jashtëm ka ardhur në rritje nga viti në vit,…
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar marrëveshjen e kredisë 70 mln euro për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, që do të shkojë për financimin e projektit për reagimin ndaj krizës së shkaktuar nga COVID-19. Diskutimet u shoqëruan me debate midis ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe deputetëve të opozitës, të cilët hodhën akuza për keqmenaxhimin e Kaskadës së Drinit. Ndërkaq, deputetët ngritën pikëpyetje në lidhje me impaktin që COVID-19 ka patur për kompaninë publike, ndërkohë që administratori i OSHEE, Adrian Çela deklaroi se viti 2020 u mbyll me 2.4 mld lekë humbje për kompaninë që ai drejton.…
Standardet e kreditimit për individët vijuan lehtësimin edhe në tremujorin e tretë të vitit. Banka e Shqipërisë, publikoi këtë javë rezultatet e vrojtimin mbi aktivitetin kreditues, sipas së cilit, “lehtësimi i standardeve për individët ishte evident vetëm në kreditë për blerje banesash, ndërkohë që standardet e kreditimit në kreditë konsumatore, në linjë me pritjet, nuk ndryshuan nga një tremujor më parë. Lehtësimi i standardeve të kreditimit për individët u arrit nga shtimi i konkurrencës në sistemin bankar, si edhe nga perceptimi i bankave për rrezik më të ulët lidhur me kolateralin”. Sipas BSH-së, në tremujorin e fundit të vitit 2021,…
Nga Anastas Angjeli Një vështrim pas, në verën e vitit 2007, na sjell në kujtesën tonë faktin se pasiguritë që lidheshin me vlerësimin e aseteve të mbështetura nga tregu subprime i SHBA-ve dhe mungesa e transparencës ndaj ekspozimeve bankare u përkthyen shpejt në një krizë likuiditeti në tregjet e parasë, duke detyruar bankat qendrore të ndërhyjnë. Kjo ndërhyrje, së pari, mori formën e injeksioneve të përkohshme, masive dhe të sterilizuara të parave të gatshme. Në funksion të kësaj situate dhe këtij qëllimi, si hap i parë, bankat kryesisht modifikuan profilin e rezervave të tyre, duke përqendruar, për shembull, pjesën kryesore të kërkesës…
Situata e pandemisë së COVID ka bërë që Italia të marra masa shtesë, të cilat prekin edhe Shqipërinë. Në një vendim të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë atje është mësuar se Italia ka mbyllur kufijtë me Shqipërinë për udhëtime jo esenciale. Pra, nga dita e nesërme askush nuk mund të udhëtojë më për turizëm apo për arsye që nuk janë të domosdoshme. Shqipëria nuk është më në listën D të Italisë dhe kemi kaluar në listën E, duke e bërë më të vështirë udhëtimin mes dy vendeve. Ky vendim do të jetë dhe është i vlefshëm deri në 15 dhjetor.…
Instituti Robert Koch ka hartuar listën më të re të vendeve të rrezikuara nga virusi Corona. Nga kjo listë prej 24. 10. 2021 janë hequr Kosova, Iraku, Hondurasi dhe Kenia. Ndërsa si vende të rrezikuara janë shpallur Kroacia, Bullgaria, Kameruni, Kongo dhe Singapori. E nga vendet Bashkimit Evropian në këtë listë janë edhe Rumania dhe Sllovenia. Gjendja në Bullgari dhe Kroaci është rënduar shumë së fundi. Incidenca e infektimeve në 100.000 banorë brenda një javë në Kroaci është aktualisht 402, ndërsa në Bullgari 412 të infektuar në 100.000 banorë. Udhëtimet pa teste dhe karantinim Prej sot udhëtarët që nisen nga…
Viti 2021 ka sjellë më pak profesionistë dhe biznesmenë në Shqipëri. Sipas raportit më të fundit të Institutit të Statistikave, në janar – shtator 2021 ka pasur një total prej 73 mijë e 526 hyrje me qëllime biznesi dhe profesionale. Thënë ndryshe, hyrjet për biznes në vend janë ulur me afro 10%, krahasuar me vitin pandemik. Nga ana tjetër, sipas raportit të deritanishëm të INSTAT, që nga fillim viti, e deri në shtator, dy muajt që kanë rezultuar si më “produktivët” për biznes janë qershori dhe korriku, me afro 10 mijë vizita profesionale secili. INSTAT flet se nga të gjithë…
Në fillim të muajit nëntor Shqipëria pritet të dalë në tregun ndërkombëtar me një Eurobond prej rreth 500-700 milionë euro. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj paraqiti në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave p/ligjin për emetimin e tij në tregjet ndërkombëtare ku bëri të ditur se financimi i siguruar nga Eurobondi do të përdoret në mbështetje të përgjithshme buxhetore në sektorin shëndetësor, bujqësi, arsim, dhe investime publike. Sipas saj, një pjesë e financimit do të mbetet balancë në thesar për vitin 2022. “Financimi i siguruar nga Eurobondi do të shërbejë për përdorimin për mbështetje të përgjithshme buxhetore, e…
