Author: gazetar_1

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se “sot në mbledhjen e qeverisë u miratuan dy projektvendime të rëndësishme për MEF që kanë të bëjnë me Eurobondin e vlerën e tij dhe me nxitjen e punësimit, arsimin profesional dhe zhvillimin ekonomik të bizneseve të vogla”. Në konferencën për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj theksoi se “Eurobondi pritet të dalë në treg në fillim të muajit nëntor dhe do të ketë një vlerë prej 700 milionë euro”. Sipas saj, procesi po ndiqet nga MEF si dhe nga këshilltarët, për zbatimin me sukses të këtij procesi. Ibrahimaj tha se, “dita…

Read More

Duke nisur nga mesnata e sotme, hapet për qarkullimin e automjeteve një tjetër segment i Unazës së Madhe të Tiranës, pjesa nga Mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i Ri. Ministrja Belinda Balluku ka inspektuar punimet e realizuara në këto lote. “Ne jemi gati për të lidhur dy lotet, lotin e dytë dhe të tretë, duhet ta shpjegojmë është me vijë të verdhë se ka ende punime por duke qenë se pjesa kryesore ka përfunduar, ta japim në funksion të qytetarëve në mbikëqyrjen e Policisë së Shtetit për shpejtësinë dhe sigurinë rrugore derisa të dorëzohet përfundimisht”, tha Balluku.Ndërsa një inxhinier…

Read More

“Buxheti 2022 është më i madhi në historinë e Shqipërisë që fokusohet te qytetarët dhe investimet në infrastrukturën gjigante, duke nisur nga tuneli i Llogarasë, Unaza e Tiranës, HEC-i i Skavicës, porti i ri i Durrësit e shumë projekte të tjera”. Kështu u shpreh sot në një komunikim me mediet, zv/kryeministri Arben Ahmetaj, njëkohësisht ministër Shteti për Rindërtimin. I pyetur mbi borxhet e akumuluara nga kompanitë e ujësjellës-kanalizimeve, Ahmetaj theksoi se “nuk ka borxhe të papaguara, por janë punë në proces të cilat paguhen në raport me dorëzimin e faturave dhe pagesën e faturave nga privatët të TVSH-së”. Në të…

Read More

Të rinjtë shqiptarë preferojnë që të punojnë në kompanitë e mëdha ndërkombëtare. Sipas një sondazhi të “Deloitte”, titulluar “Hapat e Parë në Tregun e Punës 2020”, kapitulli i Shqipërisë, gati 50% e të anketuarve kanë zgjedhur kompanitë e mëdha ndërkombëtare, si preferencën e tyre kur pyeten se në cilat kompani do të donin të punonin. Kjo zgjedhje, sipas raportit, lidhet shumë me kulturën organizative të këtyre kompanive, të cilat kanë në fokus zhvillimin dhe mbajtjen e kapitalit njerëzor dhe trajtimin e punonjësve si talente dhe asetin më të çmuar për ta. E dyta është preferenca për të punuar në një…

Read More

Projektbuxheti për vitin e ardhshëm parashikon fonde të posaçme për rritjen e pagave dhe indeksimin pensioneve. Kështu sipas të dhënave të detajuara, fondi kontigjencë për politika pensionesh është parashikuar në rreth 2.6 miliardë lekë i cili do të përdoret për indeksim, ashtu sikurse ndodh çdo vit, duke qenë se çmimet vijnë gjithnjë dhe në rritje. Qeveria ka parashikuar rritje të nivelit të përfitimeve të pensionistëve sipas rritjes së indeksit të çmimeve të mallrave të  konsumit dhe të shërbimeve, të përcaktuar në produktet bazë të shportës. Rritja është llogaritur me indeksin mesatar 2.5 % në vit, duke filluar në periudhën 01.04 i…

Read More

e-Ankesa është portali më i ri në dispozicion të biznesit, për ankimet e lidhura me prokurimet publike, koncensionet, lejet minerare etj. Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj u shpreh sot se “ky është një tjetër instrument lehtësimi, në marrëdhënien ndërmjet Komisionit të Prokurimit Publik, biznesit dhe autoritetit kontraktor”. Ajo e cilësoi e-Albania një instrument transparence dhe komunikimi në kohë reale. Sipas Felaj, e-Albania është një instrument antikorrupsion, që na lejon të zhbëjmë më tej konstanten e papranueshme të korrupsionit që vret të mirën publike. Gjatë aktivitetit të organizuar për prezantimin e këtij portali, Zv/Kryeministri Ahmetaj tha se “promovimi i e-Ankesa…

Read More

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka miratuar rregulloren “Për komisionet e ndërmjetësimit”, që parashikon uljen e nivelit të komisionet e ndërmjetësimit në sigurimin e automjeteve. Kjo rregullore është hartuar në zbatim të Ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, ku parashikohet se “Komisionet e ndërmjetësimit nuk mund të jenë më të larta se niveli i përcaktuar me rregullore nga Autoriteti”. Komisionet e ndërmjetësimit janë pagesat që shoqëritë e sigurimit u japin agjentëve të tyre ose brokerave, për çdo shitje të një police (kontrate) sigurimi. Rregullorja parashikon që, “nuk mund të aplikohen në total komisione ndërmjetësimi, për…

Read More

Kriza e energjisë është bërë pjesë e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm dhe theksi vihet nën faktin se sidomos kompania e shpërndarjes do të vuajë nga humbja financiare për shkak të shpenzimeve që po bën dhe do të bëjë për blerjen në tregun e lirë. Në dokumentin zyrtar që tashmë është depozituar në Kuvend, sa i takon energjisë theksi vihet tek disa masa të lidhura me mbrojtjen e kategorive në nevojë por edhe me arkëtimin e borxheve të prapambetura të cilat janë në nivele të larta sidomos nga ujësjellësit karshi OSHEE-së. “Lidhur me parashikimet më të fundit për vitet 2021-2022,…

Read More

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka dorëzuar sot në Kuvend nismën ligjore të PD për uljen e TVSH-së nga 20 për qind, në 6 për qind për produktet e shportës. Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, Tabaku u shpreh se kjo është një nismë politike në ndihmë të qytetarëve, dhe jo një nismë populiste. “Ulja e TVSH-së do të bëjë atë që ka bërë në BE, atë që nuk e ka bërë dot qeveria, do të ndihmojë shtresat në nevojë. Vendet e BE kanë ulur TVSH-në si një nxitje e stimulim për ekonominë, kanë ulur TVSH-në…

Read More

Shoferët që kalojnë me semafor të kuq në Emiratet e Abu Dhabi do të duhet të paguajnë një gjobë shumë të lartë që arrin në 51,000 Dh ose e konvertuar në euro kap shifrën e 12 mijë eurove, dhe gjithashtu do t’u konfiskohet patentat e shoferit për gjashtë muaj, sipas një njoftimi të publikuar nga Policia e Abu Dhabit. Dënimet për shkeljen, e cila mund të çojë në aksidente të rënda rrugore, madje edhe në vdekje, u rritën në Ligjin Nr. 5 të vitit 2020 për ndalimin e automjeteve në Emiratet e Abu Dhabi. Kundërvajtësit i vendoset gjobë e menjëhershme…

Read More