Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ahmetaj: Buxheti 2022, më i madhi në historinë e vendit

13:14 - Tetor 27, 2021 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

“Buxheti 2022 është më i madhi në historinë e Shqipërisë që fokusohet te qytetarët dhe investimet në infrastrukturën gjigante, duke nisur nga tuneli i Llogarasë, Unaza e Tiranës, HEC-i i Skavicës, porti i ri i Durrësit e shumë projekte të tjera”.

Kështu u shpreh sot në një komunikim me mediet, zv/kryeministri Arben Ahmetaj, njëkohësisht ministër Shteti për Rindërtimin.

I pyetur mbi borxhet e akumuluara nga kompanitë e ujësjellës-kanalizimeve, Ahmetaj theksoi se “nuk ka borxhe të papaguara, por janë punë në proces të cilat paguhen në raport me dorëzimin e faturave dhe pagesën e faturave nga privatët të TVSH-së”.

Në të njëjtën kohë, Ahmetaj siguroi se me buxhetin e këtij viti, me Aktin e ri Normativ që do të bëhet në fund të vitit, do të ketë gjithashtu pagesa shumë të mëdha për të gjithë projektet e infrastrukturës, si atë rrugore, si atë të ujit.

“Avancimi i punëve do të jetë i përputhur i gjithi me pagesat për detyrimet që kemi ndaj kontraktorëve. E njëjta gjë ndodh edhe vitin tjetër dhe besoj shumë shpejt kryeministri do të paraqesë edhe reformën e ujit, një nga refomat më të mëdha në mandatin e tretë”, tha Ahmetaj.

Ai theksoi se “buxheti 2022 është më i madhi në historinë e Shqipërisë, në funksion të dixhitalizimit, shërbimeve ndaj qytetarëve dhe infrastrukturës gjigante”.

“Bëhet fjalë për investime si tuneli i Llogarasë, Unaza e Tiranës, HEC-i i Skavicës, hekurudha e Durrësit e shumë projekte të tjera. Pa absolutisht asnjë dyshim jemi para buxhetit më të madh në historinë e Shqipërisë që fokusohet te qytetari, shërbimet, infrastruktura në funksion të qytetarëve, sipërmarrja dhe zhvillimi ekonomik i vendit, si dhe i rritjes së konkurueshmërisë”, tha Ahmetaj.

Ekofin Media
Ekofin Media
ahmetaj buxheti
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

gazetar_217:12 - Korrik 20, 20260

Në disa fshatra të Shqipërisë, shtëpitë e vjetra janë kthyer në bujtina. Oborret, dikur të…

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria, mes shteteve me rritjen më të lartë të trafikut ajror në qershor

13:08 - Korrik 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:12 - Korrik 20, 2026

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

15:07 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter