Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Energjia, kompensimi për shtresat në nevojë do të rishikohet

11:23 - Tetor 26, 2021 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kriza e energjisë është bërë pjesë e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm dhe theksi vihet nën faktin se sidomos kompania e shpërndarjes do të vuajë nga humbja financiare për shkak të shpenzimeve që po bën dhe do të bëjë për blerjen në tregun e lirë.

Në dokumentin zyrtar që tashmë është depozituar në Kuvend, sa i takon energjisë theksi vihet tek disa masa të lidhura me mbrojtjen e kategorive në nevojë por edhe me arkëtimin e borxheve të prapambetura të cilat janë në nivele të larta sidomos nga ujësjellësit karshi OSHEE-së.

“Lidhur me parashikimet më të fundit për vitet 2021-2022, OSHEE sh.a ka raportuar se rritja e paparashikuar eksponenciale e çmimit të energjisë në Tregun e Lirë ka ndryshuar tërësisht perspektivat e zhvillimit të aktivitetit të shoqërisë duke e bërë të padobishëm çdo parashikim të mëparshëm të kësaj shoqërie. Mosplotësimi i planit të furnizimit me energji elektrike si pasojë e motit të thatë do të detyrojë

OSHEE Group sh.a të plotësojë këtë mungesë me blerje në tregun e lirë, që do të ndikojë në ulje të performancës financiare dhe mungesë likuiditeti të kompanisë. Si pasojë, nga ana e OSHEE Group parashikohet një humbje financiare prej rreth 8.9 miliard LEK për vitin 2021 dhe nëse nuk merren masa të menjëhershme edhe viti 2022 do të shënojë një humbje financiare prej rreth 7.2 miliard LEK. Me  qëllim zvogëlimin e humbjeve financiare OSHEE Group sh.a është duke programuar masa të shpejta lidhur me daljen nga kjo vështirësi në mënyrë që të arrijë një performancë pozitive financiare të sektorit për përballimin e situatave eventuale të vështira në të ardhmen pa rënduar buxhetin e shtetit” thuhet në relacionin e projektbuxhetit 2022.

Ky draft nënvizon se Ministria e Financave dhe Ekonomisë është angazhuar drejtpërdrejt në disa çështje sensistive financiare që lidhen me kompanitë e sektorit energjetik ku së pari shlyerja e detyrimeve të prapambetura. Së dyti rishikimi i skemës së mbështetjes sociale për rimbursimin e energjisë.

“MFE ka dhënë miratimin paraprak për këtë çështje, dhe asistenca teknike për vlerësimin e skemës aktuale ka filluar punën”, thuhet në dokument.

Ekofin Media
Ekofin Media
energjia kompensimi shtresat në nevojë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

gazetar_218:59 - Qershor 3, 20260

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”,…

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:57 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

15:53 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter