Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Pse brokoli është një nga perimet më të shëndetshme që mund të hani

    Maj 16, 2025

    Coinbase, sulmet kibernetike mund të sjellin deri në 400 milionë dollarë humbje

    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 16, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Sondazhi i “Deloitte”, 86.3% e të rinjve gati të ikin jashtë për punë

    Tetor 27, 2021 Uncategorized
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Të rinjtë shqiptarë preferojnë që të punojnë në kompanitë e mëdha ndërkombëtare. Sipas një sondazhi të “Deloitte”, titulluar “Hapat e Parë në Tregun e Punës 2020”, kapitulli i Shqipërisë, gati 50% e të anketuarve kanë zgjedhur kompanitë e mëdha ndërkombëtare, si preferencën e tyre kur pyeten se në cilat kompani do të donin të punonin.

    Kjo zgjedhje, sipas raportit, lidhet shumë me kulturën organizative të këtyre kompanive, të cilat kanë në fokus zhvillimin dhe mbajtjen e kapitalit njerëzor dhe trajtimin e punonjësve si talente dhe asetin më të çmuar për ta.

    E dyta është preferenca për të punuar në një biznes personal që përforcohet edhe në vrojtimin e këtij viti. 15.4% e të anketuarve pohojnë se do të preferonin të punonin në biznesin e tyre. Për kompanitë e mëdha kombëtare kanë shprehur preferencën 9.6% e të anketuarve dhe për start-up vetëm 3.2%.

    83.6% janë të gatshëm të zhvendosen jashtë vendit për punë

    Një temë e nxehtë diskutimi në vendin tonë lidhet edhe me largimin e të rinjve nga vendi për shkak të punës. 86.3 për qind e të rinjve do të ishin të gatshëm të zhvendoseshin në një shtet tjetër për shkak të punës. Vihet re një ulje e këtij trendi krahasuar me vitet e mëparshme, sidomos në rastin e atyre të cilët janë absolutisht të gatshëm për tu zhvendosur.

    Pyetur nëse pandemia COVID-19 ka ndikuar në gatishmërinë e tyre, vetëm 19.9 për qind janë shprehur se gatishmëria e tyre është ulur. Pjesa tjetër konfirmojnë se kjo gatishmëri nuk ka ndryshuar (64 për qind) apo është rritur (16.1 për qind).

    Edhe në nivel rajonal, të rinjtë do të ishin të gatshëm të zhvendoseshin jashtë vendit për shkak të punës.

    E lidhur kjo edhe me dëshirën e tyre për tu zhvilluar profesionalisht, për të përfituar përvoja të larmishme pune dhe jetësore, ky aspekt mund të konsiderohet si një karakteristikë e brezit Millennials, thuhet në raport.

    Mundësia për tu rritur në karrierë, si zgjedhja e parë

    Kur zgjedhin një punëdhënës, faktori më i rëndësishëm për ta është mundësia për tu rritur profesionalisht dhe në karrierë dhe kjo është zgjedhja e parë për 57 për qind të pjesëmarrësve në vrojtim. Nuk është e re se faktori pagë vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm në këtë drejtim. Paga është më e rëndësishëm për grupmoshën 25-30 vjeç dhe për grupin e spektatorëve.

    Ndërkohë për faktorët e tjerë, nuk ka dallime të qarta mes grupmoshave.

    Niveli i preferuar i pagës

    Një aspekt tjetër i rëndësishëm që analizon ky vrojtim janë pritshmëritë mbi nivelin e pagës:

    43.7 për qind janë shprehur se do të donin të fitonin 251 deri në 500-euro ne muaj. Në këtë kategori përfshihen pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në vrojtim të grupmoshave 18-22 vjeç dhe 21-24 vjeç, të cilët janë në fillimet e karrierës së tyre profesionale.

    Pyetur se si do të ishte përgjigja e tyre nëse do të ishin pyetur para pandemisë, 27.3 për qind kanë vlerësuar se do të dëshironin të fitonin më shumë, 70.2 për qind janë përgjigjur se do ta vlerësonin me të njëjtën vlerë dhe 2.5 për qind do ta vlerësonin më ulët.

    Të punuarit në formë hibride, preferohet online

    Me ardhjen e COVID 19 dhe masave që u morën nga qeveria për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve,

    shumë kompani ashtu si dhe universitete u detyruan të përqafonin të punuarit/mësuarit në distancë. Kjo mënyrë e re pune solli edhe diskutimin më të madh që po haset lidhur me të ardhmen e punës. Pjesa më e madhe e jona përpara pandemisë njihte një mënyrë pune, atë nga zyra; gjatë pandemisë mësuam sesi të punonim nga shtëpia dhe sot, kur kemi pasur mundësi të jetojmë të dy mënyrat, diskutojmë sesi do të donim të ishte e ardhmja e punës: plotësisht në zyrë- formë hibride- apo plotësisht në shtëpi.

    Për vetë rëndësinë që ka forma e punës, edhe të rinjve pjesëmarrës në vrojtim iu drejtua kjo pyetje.

    51.8 për qind e të anketuarve u përgjigjën një ose dy herë në javë do të preferonin të punonin në distancë. Gjithashtu një numër i konsiderueshëm janë përgjigjur se preferojnë të punojnë më shumë se një javë në muaj në distancë (17.3 për qind).

    Vlerësimi i pamjaftueshëm i nxit punonjësit të ikin nga puna

    Elementi i fundit i cili plotëson profilin e të rinjve lidhur me punën janë edhe arsyet kryesore për të ndryshuar punëdhënës.

    Të dhënat tregojnë se paga e ulët, nuk është vlerësuar si aspekti parësor nga pjesëmarrësit në vrojtim për ndryshimin e punëdhënësit. 47.4 për qind e tyre janë përgjigjur se mos-vlerësimi i punës së tyre është komponenti kryesor i cili do ti orientonte ata drejt marrjes së një vendimi për të ndryshuar punëdhënës;

    17.6 për qind e tyre shprehen se pamjaftueshmëria e mundësive për zhvillim dhe rritje profesionale do i orientonte ata drejt kërkimit të varianteve të tjera dhe 11.9 për qind e konsiderojnë atmosferën e keqe dhe marrëdhëniet jo të mira në punë si shkaktarët kryesorë që çon në prishjen e marrëdhënies së punës.

    Të gjithë këto elementë thërrasin për rëndësinë që duhet ti kushtojnë bizneset në vend sistemit të vlerësimit të performancës së punonjësve dhe lidhjen e saj me skemat e shpërblimit dhe shtegun në karrierë, rekomandon raporti.

    Vrojtimi me temë “Hapat e Parë në Tregun e Punës” është realizuar në muajt Tetor – Nëntor 2020, gjatë një periudhe pesë javore.

    Numri i studentëve dhe i të diplomuarve të cilët plotësuan vrojtimin arrin 1081, numër i cili shënon një rritje krahasuar me edicionet e kaluara (965 në vitin 2017, 259 në vitin 2015 dhe 79 në edicionin e vitit 2013).

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    deloitte sondazhi të rinjtë
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Kodim dhe kreativitet, One Albania përkrah gjeneratën e ardhshme të talenteve të teknologjisë në Junctionx Tirana

    Maj 6, 2025

    BB, papunësia shënoi rënie në Evropë, problem mbeten të rinjtë

    Prill 24, 2025

    Mbi 20 mijë të punësuar në 2024 përmes programeve të nxitjes së punësimit

    Prill 23, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    gazetar_1Maj 16, 20250

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New…

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Maj 15, 2025

    Dështon edhe përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Maj 15, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 15, 2025

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Të Fundit

    Pse brokoli është një nga perimet më të shëndetshme që mund të hani

    Maj 16, 2025

    Coinbase, sulmet kibernetike mund të sjellin deri në 400 milionë dollarë humbje

    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 16, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter