Author: gazetar_1

Pandemia dhe ndryshimi i sjelljes së konsumatorëve kanë nxitur tregtimin e produkteve përmes internetit. INSTAT raportoi se në vitin 2021, 13,3% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve. Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 32,2%, pasuar nga akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit me 29,0% dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 26,1%. Sipas INSTAT, Ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar që kanë përdorur kompjuter për qëllime…

Read More

Qeveria në Mal të Zi prezantoi projektligjin për prejardhjen e pasurisë. Nëse ligji kalon në parlament do të mundësojë edhe zbardhjen e rasteve të pasurive të paligjshme dhe korrupsionit nga e kaluara. “Një ligj i tillë në vende të ndryshme quhet Ligj Antimafia”, theksoi zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, që koordinon sektorin e sigurisë, duke prezantuar projektligjin e qeverisë në Podgoricë. Sipas tij ky ligj “fuqishëm do të kontribuojë në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Mal të Zi dhe do të mundësojë që t’i jepet fund pasurimit të paligjshëm të kriminelëve, funksionarëve dhe mafiozëve.” “Nëse dikush nuk mund të…

Read More

Bordi Drejtues i Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), kryesuar nga kryetari Bledar Shella, zhvilluan një takim në Tiranë, me përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, zv.ministrat Adela Xhemali dhe Vasilika Vjero, dhe  Arlind Gjokuta, Sekretar i Përgjithshëm. Në qendër të bisedës ishte adresimi i çështjeve të industrisë bankare që lidhen me ecurinë e zbatimit të projektit të fiskalizimit; emetimin e eurobondit të pestë; projekt-ndryshimet e fundit në ligjin për “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”; si dhe problematikat e hasura nga zbatimi i ligjit “Për regjistrin e llogarive bankare”. Gjatë takimit u diskutua dhe mbi…

Read More

Duke filluar nga dita e Diel, akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta prapa, duke u kthyer në njehsimin dimëror të kohës. Në orën 03.00 të mëngjesit, akrepat do të kthehen 60 minuta prapa dhe do të tregojnë orën 02:00. Ndërrimi i orës është një procedurë që bëhet zyrtarisht me vendim qeverie, dy herë në vit, gjatë muajve Tetor dhe Mars, të Dielat e fundit të tyre. Ndryshimi i orës bëhet për shkak të kursimit të energjisë elektrike, me qëllim të shfrytëzimin më të madh të energjisë diellore. Ndërrimi i tillë i orës e ka fillesën në shekullin XVIII,…

Read More

Ndërsa dihet tashmë se shteti shqiptar ka në lojë qindra miliona euro në arbitrazhet ndërkombëtare, edhe në Buxhetin e vitit 2022 Qeveria nuk jep asnjë të dhënë për ecurinë e tyre apo shifrat që rrezikon të paguhen në favor të kompanive fituese. E vetmja shifër e publikuar për këtë zë është buxheti I akorduar për Avokaturën e Shtetit, I cili nuk e kalon shifrën modeste të 221 milionë lekësh, afërisht 2 milionë euro, të cilat përdoren kryesisht për pagesën e studiove apo kompanive të konsulencës që kontraktohen për mbrojtjen në arbitrazhe. Nga ana tjetër Qeveria ka parashikuar një fond rezervë…

Read More

Nëse jeni një fans që dëshironi të shprehni përkushtimin tuaj ndaj shfaqjes hit koreane të Netflix Squid Game, tashmë, ka një kriptomonedhë për këtë. Squid, i cili tregtohej rreth 1 cent të martën, arriti në 2.34 dollarë të premten – një kërcim më shumë se njëzetfish. Kapitalizimi i saj i tregut, ose vëllimi i përgjithshëm në treg, është 184 milionë dollarë. Seriali distopian – i cili tregon historinë e një grupi njerëzish të detyruar të luajnë lojëra vdekjeprurëse fëmijësh për para – është bërë një sensacion viral. Squid është ajo që njihet si një kriptomonedhë “luaj-për-fitim”, ku njerëzit blejnë token…

Read More

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga 150 mijë lekë që është sot. Ndërkohë, për pagat deri në 50 mijë lekë, përgjysmohet tatimi për të ardhurat për fashën nga 30 deri në 50 mijë lekë, që sot është 13%. Efekti në buxhet i këtyre ndryshimeve pritet të jetë minus 1.37 miliardë lekë (11.1…

Read More

Amerika ka hequr licencën për kompaninë kineze “China Telecom” që kishte rreth 20 vjet që operonte në tregun amerikan. Zyrtarët amerikanë thanë se shqetësimet për sigurinë kombëtare bënë që të ndërmerrnin këtë veprim të revokimit të licencës për një nga 3 kompanitë më të mëdha kineze të telekomunikacionit. Në bazë të rregullores amerikane “China Telecom” duhet të ndalojë ofrimin e shërbimeve në SHBA brenda 60 ditëve. Amerikanët kanë pasur edhe më herët shqetësime për kompani tekonlogjike kineze, sic ishte edhe rasti Hawei. Zyrtarët amerikën kanë njoftuar se kontrolli i qeverisë kineze mbi këtë kompani telekomunikimi, i ka dhënë asaj mundësi…

Read More

Në buxhetin e vitit të ardhshëm institucionet shtetërore do të shpenzojnë të paktën 3.2 miliardë lekë vetëm për automjete dhe orendi për mobilimin e zyrave. Në detajimin e draftit të paraqitur në Kuvend janë pasqyruar ministritë, bashkitë apo struktura të tjera që kanë kërkuar makina të reja në vitin e ardhshëm. Qeveria shqiptare do të shpenzojë vitin e ardhshëm rreth 1.2 miliard lekë për blerje të automjeteve të reja. Sipas tabelës së investimeve, mjetet i kanë kërkuar kryesisht institucionet e pavarura si Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Shtetëror, Gjykata Kushtetuese, institucionet e reja të drejtësisë dhe Agjencia për Median dhe…

Read More

Shefi i një platforme të re dhe me rritje të shpejtë për ofertat e kriptove sheh që bitcoin mund të arrijë në 100,000 dollarë deri në fillim të vitit të ardhshëm. CEO i CoinList, Graham Jenkin, është pozitiv ndaj kriptomonedhës, e cila arriti një rekord të ri prej 66,000 dollarësh më 20 tetor, pas lançimit të një ETF të shumëpritur të të ardhmes së bitcoin në SHBA. Monedha dixhitale që atëherë ka pakësuar disa nga fitimet e saj, duke u tregtuar me 59,052 dollarë për monedhë në orën 6:45 të mëngjesit të së enjtes në Londër. Por Jenkin ishte optimist…

Read More