Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Coinbase, sulmet kibernetike mund të sjellin deri në 400 milionë dollarë humbje

    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 16, 2025

    Ku u rritën dhe ku ranë më shumë pagat reale në Evropë në vitin 2024?

    Maj 15, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Mali i Zi, prezantohet projektligj për prejardhjen e pasurisë

    Tetor 29, 2021 Bota
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Qeveria në Mal të Zi prezantoi projektligjin për prejardhjen e pasurisë. Nëse ligji kalon në parlament do të mundësojë edhe zbardhjen e rasteve të pasurive të paligjshme dhe korrupsionit nga e kaluara.

    “Një ligj i tillë në vende të ndryshme quhet Ligj Antimafia”, theksoi zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, që koordinon sektorin e sigurisë, duke prezantuar projektligjin e qeverisë në Podgoricë. Sipas tij ky ligj “fuqishëm do të kontribuojë në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Mal të Zi dhe do të mundësojë që t’i jepet fund pasurimit të paligjshëm të kriminelëve, funksionarëve dhe mafiozëve.”

    “Nëse dikush nuk mund të arësyetojë prejardhjen e pasurisë, ajo do të kalojë  në pronësi të shtetit”. “Për ne me rëndësi është prona, e ky ligj do të na mundësojë që të hulumtojmë rastet e njohura në Mal të Zi nga periudha e kaluar, që nuk kanë marrë epilogun e pritur nga prokuroria dhe publiku.”

    Të papunë e me pasuri milionëshe

    Nënkyetari i qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha poashtu, se ”dikur ka ndodhur që njerëzit të liroheshin nga aktakuza, por për të gjithë është se njohur se këto persona, nuk do të kishin shanse që të justifikonin pasuritë e tyre. Nuk kanë  asnjë të ardhur të deklaruar, janë të papunë e kanë pasuri milionëshe, hotele, shtëpi luksoze, automjete disa dhjetra mijëra eurosh”. Abazoviq, më tej tha, se “do të duhet që të gjitha organet të japin ndihmën e tyre që ligji të jetësohet. Pres që në parlament ligji të përkrahet nga të gjithë deputetët”. Do të  doja të shihja se cili nga deputetët nuk është i gatshëm që të përkrahë një ligj të tillë dhe për çfarë arësyeje. Besoj se të gjithë duhet të pajtohemi në luftën kundër korupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi Abazoviq.

    Këshilltari për çështje juridike i zëvëndëskryeministrit, Ivo Shoq tha, se “ligji nuk është inkuizitor por model, i cili në mënyrë efikase do të identifikojë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme.  Është parashikuar që të kontrollohet pasuria vlera e së cilës i tejkalon 50.000 euro. “Procedimi do të zhvillohet para gjykatave civile dhe askush  nuk do të mund të jetë i mbrojtur nga imuniteti”. Në konferencën e shtypit po ashtu u tha që kontrollit do t’i nënshtrohet dhe pasuria e personave fizik, të cilët janë banorë të Malit të Zi dhe shtetasit malazez të cilët gjenden jashtë.

    Sekretari i shtetit në Ministrinë e Drejtësisë  dhe të Drejtave të njeriut dhe pakicave, Boris Mariq vlerësoi, se me këtë ligj do të mundësohet një qasje e llogarive bankare në vend dhe jashtë si dhe  pasuria e secilit dhe se të dhënat do të jenë në dispozicion të policisë, prokurorisë, drejtorisë tatimore, drejtorise së doganave, agjencisë kundër pastrimit të parave dhe agjencisë kundër korrupsionit. Deutsche Welle

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    mali i zi pasuri projektligji
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Ku u rritën dhe ku ranë më shumë pagat reale në Evropë në vitin 2024?

    Maj 15, 2025

    Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

    Maj 15, 2025

    Airbnb zgjeron shërbimet, veç shtëpive do të ofrojë kuzhinierë dhe masazhe private

    Maj 14, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    gazetar_1Maj 16, 20250

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New…

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Maj 15, 2025

    Dështon edhe përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Maj 15, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 15, 2025

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Të Fundit

    Coinbase, sulmet kibernetike mund të sjellin deri në 400 milionë dollarë humbje

    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 16, 2025

    Ku u rritën dhe ku ranë më shumë pagat reale në Evropë në vitin 2024?

    Maj 15, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter