Author: gazetar_1

Blue Panorama ka ulur në tokë avionët për mungesë likuiditeti. Kompania, e cila tashmë kishte ndaluar fluturimet gjatë bllokimit të pranverës 2020, pezulloi operacionet e saj në mbrëmjen e 26 tetorit. Kompania ka 620 punonjës dhe 12 avionë. Kryesisht fluturon ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, në verë për ishujt grekë, ka aktivitete në Poloni për fluturime turistike dhe në Çeki. Që prej datës 18 dhjetor 2017 Blue Panorama është 100% në pronësi të grupit të operatorëve turistikë Uvet, lider në furnizim e shërbimeve dhe zgjidhjeve inovative për udhëtimet e biznesit, lëvizshmërinë, turizmin, ngjarjet hyrëse dhe koorporative. Ai koordinon një mori kompanish që…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, kanë miratuar rregulloren për ‘Ndalimin e reklamimit të ushqimeve të pashëndetshme në institucionet arsimore të arsimit bazë’. Sipas informacionit të publikuar rregullorja bazohet në qasjen e sistemit të integruar të mbrojtjes së nxënësve nga mosha 6–15 vjeç, të cilët ndjekin arsimin bazë dhe në parimet e përgjithshme të sigurimit të të drejtave të fëmijës. Kjo Rregullore synon të plotësojë dhe rregullimet e legjislacionit për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit, pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar, si edhe legjislacionin për mediat audiovizuale,…

Read More

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka bërë me dije se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2021 kapën vlerën 14,166 milionë lekë, ose 18.06% më shumë se në janar-shtator 2020. Gjatë periudhës janar-shtator 2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 849,732 me një rritje prej 22.53% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.6% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.23%. Parë nga këndvështrimi i…

Read More

Posta Shqiptare do të mbështesë Postën e Kosovës për anëtarësimin në Unionin e Përbotshëm Postar (UPU). Drejtori i Postës Shqiptare, Ervin Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë ku u takua me homologen e tij, Fakete Kadiu, ku deklaroi edhe mbështetjen për Postën e Kosovës. “Partneritetin tonë të shkëlqyer ndër vite do ta çojmë përpara në arritje dhe realitete të reja. Do të intensifikojmë marrëdhëniet tona bilaterale në fushën e shërbimeve postare dhe do të mbështesim Postën e Kosovës për anëtarësimin në Unionin e Përbotshëm Postar (UPU)”, deklaroi Bushati. Kreu i Postës Shqiptare po ashtu tha se bashkëpunimi do të…

Read More

Kur po bëhen dy vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, që shkaktoi humbje jetësh njerëzore, si edhe dëme të mëdha në ndërtesa, ku një pjesë e konsiderueshme mbetën pa shtëpi, nevoja për sigurimin e pronës mbetet një domosdoshmëri, edhe pse ndërgjegjësimi është në nivele shumë të ulëta. Sigurimi i pronës për shuma që zakonisht llogariten në 1 euro për metër katror prim sigurimi me bazë vjetore mund t’i garantojnë të siguruarit në këtë rast edhe pagesa deri në 100 mijë euro, nëse do të ndodhte një tjetër fatkeqësi natyrore. Shoqëritë e sigurimit kanë paguar për të siguruar vetëm…

Read More

Para luftës së parë botërore, shumë vende nuk kërkonin pasaporta, por kur konflikti u përhap, shtetet u përpoqën të fusnin në përdorim dokumentet e udhëtimit. Kjo, si një masë për sigurimin e kufijve të tyre kombëtar. Pas armëpushimit, rezultati ishte një amulli informacionesh të ndryshme mbi kombësi të ndryshme, që krijonte kaos dhe paqartësi në pikat kufitare. Por rikthimi në një botë ku njerëzit mund të udhëtonin lirshëm përtej kufijve, ishte gjithsesi i paimagjinueshëm. Në vitin 1920 në këtë proces ndërhyri Lidhja e Kombeve. Ajo hartoi një broshurë prej 32 faqesh me emrin e vendit në kopertinë dhe me informacione…

Read More

Sipas ministrit federal të Ekonomisë në detyrë, Peter Altmaier, rritja e numrit të infeksioneve me Corona mund të zbehë edhe rritjen ekonomike – madje edhe pa ndonjë Lockdown të ri. “Ne kemi para nesh një dimër të dytë pandemik”, tha politikani i CDU në Berlin, në prezantimin e parashikimeve vjeshtore për gjendjen ekonomike në vend. Ai mendon se Gjermania nuk do të ketë nevojë për ndonjë Lockdown të ri. Por numri i lartë i infektimeve mund të “ketë efekte negative ekonomike”. Në prill, qeveria federaleparashikonte një rritje ekonomike prej 3.5 për qind për këtë vit. Por ndërkohë janë ulur pritjet.…

Read More

Taksat janë burimi kryesor i të ardhurave të një shteti, që shkojnë për mbarëvajtjen e administratës si dhe për shpenzime kapitale, pra investime. Ne kemi analizuar shifrat e të ardhurave tatimore, për të kuptuar se sa taksa paguan në një muaj një shqiptar mesatar. Nga llogaritja janë “zhveshur” taksat e bizneseve, si dhe përqindja që zë punëdhënësi në pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, pra janë përllogaritur të gjitha taksat që një shqiptar mesatar, i punësuar ose jo, pra jo sipërmarrës, i paguan shtetit shqiptar në një muaj. Nga kjo llogaritje, rezulton se në total janë 29.94 mld lekë taksa…

Read More

Pronari i Google, Alphabet, theu projeksionet për të ardhurat në tremujorin e tretë, ç’ka përbën një shenjë pozitive se biznesi i reklamave po tejkalon limitet e reja në gjurmimin e përdoruesve me telefon. Përmes motorit të kërkimit, Youtube, dhe partneriteteve përmes Web-it, Google shet më shumë reklama në internet se çdo kompani tjetër. Kërkesa për shërbimet është rritur në vitin e kaluar, pasi pandemia detyroi njerëzit që të shpenzojnë më shumë kohë në rrjet. Të ardhurat nga reklamat tek Google u rritën në 53.1 miliardë dollarë gjatë tremujorit të tretë. Shitjet totale të Alphabet u rritën në 65.1 miliardë dollarë,…

Read More

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen e Ministrisë së Jashtme është bërë me dije se duke filluar nga data 8 nëntor, çdo udhëtar ndërkombëtar i cili është vaksinuar mund të lëvizë lirshëm drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Referuar njoftimit, përpara nisjes në bordin e avionit, udhëtarët duhet të paraqesin: -Çertifikatën e vaksinimit -Test me rezultat negativ për Covid-19, të marrë maksimumi tre ditë përpara datës së fluturimit drejt SHBA. Plotësisht të vaksinuar konsiderohen ata persona të cilët kanë kaluar 14 ditë të plota nga marrja e dozës së dytë të vaksinës, për vaksinat me dy doza dhe marrja…

Read More