Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Analiza, sa taksa i paguajmë shtetit dhe sa na kthen me investime

08:22 - Tetor 28, 2021 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Taksat janë burimi kryesor i të ardhurave të një shteti, që shkojnë për mbarëvajtjen e administratës si dhe për shpenzime kapitale, pra investime. Ne kemi analizuar shifrat e të ardhurave tatimore, për të kuptuar se sa taksa paguan në një muaj një shqiptar mesatar. Nga llogaritja janë “zhveshur” taksat e bizneseve, si dhe përqindja që zë punëdhënësi në pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, pra janë përllogaritur të gjitha taksat që një shqiptar mesatar, i punësuar ose jo, pra jo sipërmarrës, i paguan shtetit shqiptar në një muaj. Nga kjo llogaritje, rezulton se në total janë 29.94 mld lekë taksa që shqiptarët paguajnë në muaj ndaj shtetit shqiptar për: tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimin mbi fitimin, tatimin mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe të tjera, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (vetëm pjesa e punëmarrësit) dhe taksat vendore. Kjo shumë përkthehet në 245 milionë euro në muaj, e cila e përkthyer për banor fiksohet në 86.5 euro për frymë. Kaq është shuma që çdo shqiptar, i paguan mesatarisht shtetit shqiptar në muaj. Llogaritja është bërë për këdo, pra qofshin minorenë, të papunë apo pensionistë, pasi të gjithë konsumojnë, ose paguajnë taksa, direkt ose indirekt. Analiza është bërë mbi të dhënat e muajit shtator të këtij viti.

Me një pagë mesatare neto prej 377 eurosh në vendin tonë, sipas shifrave më të fundit publike, shifra prej 86.5 euro taksa për frymë, do të thotë se për një shqiptar mesatar, 23% e pagës shkon si kontribut për shtetin.

Por, a kthehen mbrapsht këto taksa? Nga analiza e të dhënave të shtatorit të këtij viti, rezulton se investimet, pra shpenzimet kapitale, në muaj për qeverinë shqiptare fiksohen në rreth 10.6 mld lekë, ose 87 milionë euro. Për çdo banor të republikës, qeveria shqiptare investon 30.7 euro çdo muaj. Rreth 16.6 euro për frymë janë shpenzimet vetëm për pagat e administrates, 12.3 euro për frymë janë shpenzimet për rindërtimin dhe rreth 8.6 euro për person interesat e borxhit të shtetit shqiptar. Rreth 9.5 euro për frymë ndërkohë janë shpenzimet operative të mirëmbajtjes së administratës dhe çdo hallke që ka lidhje me të. Të 5-ta këto zëra së bashku bëjnë një shumë prej rreth 78 eurosh në muaj. Në total, të gjitha shpenzimet e qeverisë shqiptare në muaj, referuar muajit të fundit në dispozicion, shtatorit, flasin për rreth 46 mld lekë, ose rreth 381 milionë euro, e thënë ndryshe, 134 euro për frymë.

Po biznesi, sa taksa paguan në një muaj? Sipas përllogaritjeve bëhet fjalë për një total prej rreth 10.7 miliardë lekësh, ose rreth 88.1 milionë euro. Në këtë shifër janë përfshirë edhe pagesat për kontributet shoqërore dhe shëndetësore të cilat i takojnë punëdhënësit. Në Shqipëri janë aktive rreth 166 mijë biznese, çka do të thotë se mesatarisht secili prej tyre i paguan shtetit në muaj rreth 529 euro. Duhet patur parasysh se taksimi për bizneset varion, me biznesin e vogël që nuk paguan njësoj taksa bizneset e mesme dhe të mëdha, të cilat mbajnë barrën kryesore. Por, gjithsesi, shifra i referohet një mesatare, për të pasur një ide më të saktë, të rolit të biznesit në buxhetin e shtetit.

Ekofin Media
Ekofin Media
investime shqiptarët taksat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter