Amerika ka hequr licencën për kompaninë kineze “China Telecom” që kishte rreth 20 vjet që operonte në tregun amerikan.
Zyrtarët amerikanë thanë se shqetësimet për sigurinë kombëtare bënë që të ndërmerrnin këtë veprim të revokimit të licencës për një nga 3 kompanitë më të mëdha kineze të telekomunikacionit. Në bazë të rregullores amerikane “China Telecom” duhet të ndalojë ofrimin e shërbimeve në SHBA brenda 60 ditëve.
Amerikanët kanë pasur edhe më herët shqetësime për kompani tekonlogjike kineze, sic ishte edhe rasti Hawei. Zyrtarët amerikën kanë njoftuar se kontrolli i qeverisë kineze mbi këtë kompani telekomunikimi, i ka dhënë asaj mundësi “të ketë qasje, të ruajë, t’i pengojë dhe t’i çojë në drejtim të gabuar komunikimet amerikane”, ndërsa kanë hedhur edhe akuza për spiunazh.
Kjo gjë mund t’i mundësojë kompanisë China Telecom që të përfshihet në spiunim dhe aktivitete tjera të dëmshme kundër SHBA-së, kanë thënë zyrtarët.
Enti rregullator amerikan paralajmëroi që më prill të 2020-ës se mund të mbyllte operacionet në territorin amerikan për të tre kompani kineze të telekomunikacionit të kontrolluara nga shteti, duke përmendur rreziqet e sigurisë kombëtare, ku përfshihet China Telecom Americas, China Unicom Americas, Pacific Networks Corp.
Vitin e kaluar, enti rregullator listoi Huaëei Technologies dhe ZTE Corporation si kërcënime për sigurinë kombëtare amerikane për rrjetet e komunikimit. Ky vendim ndaloi firmat amerikane të shfrytëzonin një fond qeveritar prej 8.3 miliardë dollarësh për të blerë pajisje nga këto kompani
China Telecom ka reaguar për rastin dhe e ka cilësuar vendimin “zhgënjyes”.