Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Pandemia rriti shitjet online gjatë vitit 2021

    Tetor 29, 2021 Të tjera
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Pandemia dhe ndryshimi i sjelljes së konsumatorëve kanë nxitur tregtimin e produkteve përmes internetit.

    INSTAT raportoi se në vitin 2021, 13,3% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për  tregti të produkteve.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në  fushën e informacionit dhe komunikacionit me 32,2%, pasuar nga akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të  ushqimit me 29,0% dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 26,1%.

    Sipas INSTAT, Ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar që kanë përdorur kompjuter për  qëllime pune gjatë vitit 2021, përfaqësojnë 98,5% të ndërmarrjeve ekonomike, nga 98,3% që ishte në vitin 2020.

    Të punësuarit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përbëjnë 27,8% të të punësuarve gjithsej të  ndërmarrjeve, nga 27,2% që ishte në 2020. Përqindja më e lartë e të punësuarve që përdorin kompjuter vërehet  në aktivitetin e informacionit dhe komunikimit me 75,2%, e ndjekur nga aktivitetet profesionale, shkencore dhe  teknike me 62,7%.

    Nga ndërmarrjet që përdorin kompjuter për qëllime pune në vitin 2021, 98,4% e tyre kanë akses në internet nga  98,3% në vitin 2020. Të punësuarit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune me akses në internet përbëjnë  26,2% të të punësuarve gjithsej. Në vitin 2021, ndërmarrjet me 250+ të punësuar përdorin 100% kompjuter me  akses në internet. Në këto ndërmarrje, 29,9% e të punësuarve përdorin kompjuter me akses në internet.

    Në vitin 2021, 98,1% e ndërmarrjeve ka përdorur lidhje fikse në internet, e cila përfshin lidhjet e tipit ADSL, SDSL, VDSL, fibër optike (FTTP), teknologji kabllore, etj. Përqindja e ndërmarrjeve që kanë patur shpejtësinë e  shkarkimit të informacionit më të lartë se 10 Mbit/s është 90,5% nga 79,8 që ishte në vitin 2020.

    Faqja e internetit është përdorur nga nga 45,0% e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet  nga 44,6% që ishte në vitin 2020. Në vitin 2021, 92,8% të ndërmarrjeve, faqja e internetit është përdorur për të shfaqur katalogët e produkteve ose çmimet e tyre, 38,3% e kanë përdorur për marrjen e porosive, rezervimeve apo pronotimeve online dhe 42,2% e ndërmarrjeve e kanë përdorur për referencë në profilet e medias sociale të  tyre.

    Përdorimi i software-it për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët (CRM) është përdorur nga 24,8% e ndërmarrjeve gjatë vitit 2021 nga 22,5% që rezultoi në vitin 2020.

    Shërbimet cloud të cilat i referohen shërbimeve që përdoren në internet për të aksesuar programe kompjuterike, kapicitete ruajtëse, etj janë përdorur nga 20,7% e ndërmarrjeve që kanë akses në internet nga 18,2% që rezultoi në vitin 2020.

    Printimi 3D, i cili i referohet përdorimit të printerave të veçantë nga ndërmarrjet ose përdorimi i shërbimeve të printimit 3D të ofruara nga ndërmarrjet e tjera me qëllim krijimin e objekteve fizike tre-dimensionale duke përdorur  teknologjinë digjitale, është përdorur nga 6,0% e ndërmarrjeve gjatë vitit 2021, nga 5,5% që rezultoi në vitin  2020.

    Media sociale (Facebook, Linkedln,Twiter, Youtube, Twiter, Pinterest etj.) është përdorur nga 69,0% e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 66,6% që ishte në vitin 2020.

    Interneti i gjërave (pajisje ose sisteme të ndërlidhura, shpesh të quajtura pajisje ose sisteme “të mençura”) është përdorur nga 36,4% e ndërmarrjeve.

    Në vitin 2020, si pasojë e pandemisë COVID-19:

    •  27,6% e ndërmarrjeve rritën numrin e takimeve në distancë të kryera nëpërmjet Skype, Zoom, MS  Teams etj.
    • 19,2% e ndërmarrjeve rritën numrin e personave të punësuar që kanë akses në distancë në sistemin e  postës elektronike të ndërmarrjes,
    • 13,5% e ndërmarrjeve rritën numrin e personave të punësuar që kanë akses në distancë në sistemet e  TIK-ut të ndërmarrjes përveç postës elektronike.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    instat pandemia shitjet online
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025

    Firmos me Klik, Shqipëria integrohet me Europën përmes firmës digjitale dhe identifikimit elektronik

    Qershor 12, 2025

    BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme

    Qershor 12, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    gazetar_2Qershor 13, 20250

    Ashtu si çdo vit, Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik dhe Raportimit Financiar, në…

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025

    Tatimet nisin kontrollet e apartamenteve në AirBnb dhe Booking, verifikime në qershor-shtator

    Qershor 12, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Qershor 13, 2025

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 12, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Të Fundit

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter