Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025

    Sa është vlera e Bitcoin krahasuar me kompanitë gjigande në botë?

    Qershor 13, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Eurobondi, debate te Komisioni i Ekonomisë

    Tetor 25, 2021 Ekonomi
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Në fillim të muajit nëntor Shqipëria pritet të dalë në tregun ndërkombëtar me një Eurobond prej rreth 500-700 milionë euro.

    Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj paraqiti në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave p/ligjin për emetimin e tij në tregjet ndërkombëtare ku bëri të ditur se financimi i siguruar nga Eurobondi do të përdoret në mbështetje të përgjithshme buxhetore në sektorin shëndetësor, bujqësi, arsim, dhe investime publike.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Sipas saj, një pjesë e financimit do të mbetet balancë në thesar për vitin 2022.

    “Financimi i siguruar nga Eurobondi do të shërbejë për përdorimin për mbështetje të përgjithshme buxhetore, e cila do të alokohet në shpenzime të përgjithshme publike për të siguruar që sektorët kryesorë, si arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura të vijojnë rritjen e qëndrueshme, si dhe do të mbështesë investime publike, duke qëndruar në rreth 5 % të PBB-së. Një pjesë e Eurobondit do të mbetet balancë në TSA (llogarinë e unifikuar të buxhetit) për financimin e vitit 2022”, deklaroi ministrja.

    Ministrja tha se për emetimin e këtij Eurobondi ishte kërkuar edhe mendimi i Bankës së Shqipërisë.

    “Banka e Shqipërisë ka konfirmuar se emetimi i Eurobondit në termat dhe vlerat e shpallura nuk cenon politikën monetare të saj në terma afatshkurtër”, u shpreh ministrja.

    Ibrahimaj u shpreh se kjo është hera e pestë që vendi ynë u drejtohet tregjeve ndërkombëtare të kapitalit me instrumentin e Eurobondit.

    Eurobondi i parë është emetuar në vitin 2010, me vlerë 300 milionë euro, maturim 5-vjeçar dhe interes 7.5 % dhe është shlyer në vitin 2015.

    Eurobondi i emetuar në vitin 2015, me maturim 5-vjeçar, në vlerë prej 450 milionë eurosh dhe me një normë interesi 5.75 %, është shlyer në vitin 2020.

    Eurobondet e mëpasshme dhe që janë ende aktive të pashlyera janë Eurobondi i emetuar në vitin 2018, në vlerën prej 500 milionë eurosh, me maturim 7-vjeçar dhe normë interesi 3.50 %, si dhe Eurobondi i emetuar në vitin 2020, në vlerën prej 650 milionë eurosh, me maturim 7-vjeçar dhe normë interesi 3.50 %.

    Gjatë emetimeve të njëpasnjëshme, sipas ministres Ibrahimaj, Shqipëria ka shënuar sukses, duke mundësuar emetime me kosto gjithnjë e më të ulëta, kjo deri në Eurobondin e emetuar në vitin 2020 dhe për shkak të kredibilitetit të rritur në sytë e investitorëve, por edhe si pasojë e normave të referencës gjithnjë në rënie gjatë viteve të fundit.

    “Emetimi i Eurobondit më të fundit u mundësua me kosto pothuajse të njëjtë me Eurobondin paraardhës pavarësisht situatës me një nivel të lartë paqëndrueshmërie të tregjeve financiare ndërkombëtare gjatë periudhës së përhapjes gjerësisht të pandemisë COVID-19 në gjysmën e parë të vitit 2020”, tha ajo.

    Tabaku: Borxhi është barrë për shqiptarët dhe qokë për oligarkët

    Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ngriti pikëpyetje në lidhje me borxhin publik të Shqipërisë. Ajo argumentoi se ekonomia shqiptare nuk ka pasur ndonjë përfitim nga rritja e borxhit, përkundrazi sipas saj, borxhi është marrë për të paguar pagat e të punësuarve.

    “Qeveria e gjeti borxhin në 2013 në vlerën e 6.3 miliardë euro ndërkohë që në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 borxhi ka kapur vlerën e 10.2 miliardë euro. Nga një rritje e tillë e borxhit çfarë ka përfituar ekonomia shqiptare. Dukshëm asgjë” u shpreh Tabaku.

    Ajo shtoi më tej se situata në tregjet botërore dhe mbi të gjitha situata në ekonominë globale do të ndikojë negativisht në normën e interesit për eurobondin.

    Nënkryetarja Tabaku argumentoi se Eurobondi do të ndikohet në normën e interesit dhe në treg edhe nga situata e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve.

    “Po merret borxh për paga, pensione dhe koncesione qe nuk ka ndodhur kurrë më parë. Borxhi ka arritur ne 95% të PBB. Nuk duhet harruar se Shqipëria është një nga vendet e përfshira në listën gri të Moneyval. Kjo do të ndikojë në rezultatin e nxjerrjes së Eurobondit në treg”, deklaroi ajo.

    Tabaku nënvizoi se situata e borxhit dhe menaxhimi i borxhit është trajtuar dhe nga FMN e cila ka kritikuar qeverinë për të dy aspektet e menaxhimit dhe gjithashtu përdorimit të tij.
    FMN, sipas Tabakut, ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme shpenzimet e qeverisë duke vënë theksin tek mungesa e eficiencës dhe dërgimit të borxhit në shpenzime jo eficiente si ato të PPP-ve.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    delina ibrahimaj eurobondi jorida tabaku komisioni i ekonomisë
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025

    Rritje e bashkëpunimit doganor në Ballkanin Perëndimor për të luftuar kontrabandën dhe lehtësuar tregtinë

    Qershor 12, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    gazetar_2Qershor 12, 20250

    Shqipëria vijon të përballet me një rënie të popullsisë. Sipas të dhënave më të fundit…

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025

    Tatimet nisin kontrollet e apartamenteve në AirBnb dhe Booking, verifikime në qershor-shtator

    Qershor 12, 2025

    Miratohet vendimi/ 10 mijë m2 tokë shtetërore me 1 euro për resortin në Korçë

    Qershor 12, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Qershor 12, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025

    Tatimet nisin kontrollet e apartamenteve në AirBnb dhe Booking, verifikime në qershor-shtator

    Të Fundit

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025

    Sa është vlera e Bitcoin krahasuar me kompanitë gjigande në botë?

    Qershor 13, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter