Author: gazetar_1
Këshilli i Ministrave miratoi emërimin e Ceno Klosit, në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Vendimi i mor në mbledhjen e djeshme të qeverisë, ndërkohë që për zbatimin e tij ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Klosi u emërua në krye të Tatimeve, pasi ish drejtoresha e këtij institucionin, Delina Ibrahimaj, u emërua ministre e Ekonomisë dhe Financave. Më herët Klosi ka mbajtur postim e drejtimit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.
Drejtori i përgjithshëm i Doganave mori pjesë në mbledhjen e 12 të Grupit Ndërinstitucional për koordinimin e politikës tregtare dhe lehtësimin e Tregtisë. Kjo mbledhje, e cila u drejtua nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka një rëndësi të veçantë në këtë kohë kur zhvillime të rëndësishme janë duke ndodhur në fushën e tregtisë. Gjatë fjalës së tij, Gazheli, vlerësoi procesin e thjeshtimit të procedurave doganore për biznesin, kryesisht në procesin e certifikimit të operatorëve ekonomik të autorizuar (AEO) dhe eksportuesin e miratuar. “Marrja online e kësaj certifikate shkurton disa orë në doganë, ndaj ju bëj ftesë bizneseve,…
Në shtator, në Shqipëri hynë 494 mijë shtetas të huaj, sipas të dhënave të INSTAT. Ndonëse numri i tyre është rritur me gati 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, kur vendi sa po hapej nga pandemia, hyrjet janë 16.5% më të ulëta se në shtator 2019, kur ishte një vit normal. diferenca është shumë më e lartë se në muajt korrik e sidomos në gusht, kur hyrjet e shtetasve të huaj pothuajse arritën nivelet e parakrizës. Diferencën e kanë bërë shtetasit nga Kosova, të cilët në shtator të këtij viti ishin 21% më pak se në…
Për mospastrimin e mjedisit, Qeveria do të shkojë deri në vendosjen e sanksioneve ndaj bashkive përkatëse. Kryeministri Rama në një takim me krerët e bashkive në vend paralajmëroi se kushdo prej kryebashkiakëve nuk pastron territorin do ti merret bashkia nënadministrim. “Ne do të shkojmë deri edhe në vendosjen e sanksioneve. Sanksione deri në marrjen në administrim të bashkisë, sigurisht me çuarjen e kreut të Bashkisë në Prokurori. Do ta bëjmë këtë nëse nuk do ta gjejmë partnerin e duhur në territori dhe që do të bëjnë që Shqipëria të jetë sezonin e ardhshëm shembull i pastërtisë. Ne i kemi pikat…
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka njoftuar përmes APP hapjen e tenderit për 3 projekte te veçanta. Bëhet fjalë për ‘Ndërhyrjet për përmirësimin e mjedisit dhe peizazhit urban të zonave nëpërmjet ndërhyrjeve që evokojnë traditën dhe autenticitetin e zonave’, ‘Ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës turistike që lidhet sportet natyrore, aktivitetet në natyrë, ecjen, etj.’, ‘Ndërhyrje për përmirësimin e mjedisit natyror, nëpërmjet rehabilitimit dhe ndërhyrjeve në zona apo territore të dëmtuara’. Sipas informacionit fondi limit i tenderit për të tria këto projekte është përkatësisht 204.933.339 lekë, 81,840,006 lekë dhe 57,382,097 lekë ndërsa afati i fundit i paraqitjes së ofertave dhe aplikimeve në tender…
Leja e ndërtimit për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, ajo për centralin fotovoltaik të Qyrsaqit si apo Porti i Jahteve Marina Rodon janë disa lejet që Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi në mbledhjen e tij të parë qysh nga nisja e punës së qeverisë së re. Në total bëhet fjalë për 17 vendime ku nuk mungojnë edhe projekte të tjera të lidhura me kolaudimin e makinave ku Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka aplikuar për rikonstruksione apo zyrat modulare të agjencive doganore nga Autoriteti Portual Durrës. Një tjetër projekt që bie në sy është ai për Dajtin ku kompania Dajti Ekspres…
Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikon që në fund të muajit tetor apo në fillim të muajit nëntor Shqipëria të dalë në tregun ndërkombëtar. Në studimet e paraqitura paraprakisht nga bankat ndërkombëtare deri më tani, vlerësohet se Shqipëria, në vitin 2021, ka mundësinë që të pozicionohet më mirë se në emetimet e mëparshme në tregun ndërkombëtar si nga niveli i interesit ashtu dhe të shumës e shpërndarjes së investitorëve për këtë instrument. Eurobondi do të jetë me madhësi nga 500 – 700 milionë euro dhe me maturim 7 deri 10 vjet në varësi të kushteve të tregjeve financiare ndërkombëtare. Projekligji…
Në kuadër të Programit ‘Konektiviteti i Rrugëve Rajonale dhe Lokale’ financuar nga Banka Botërore, Fondi Shqiptar i Zhvillimit nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka bërë me dije se ka filluar punimet për ndërtimin e segmentit të ri, Shëngjin – Velipojë. Ky segment rrugor do të jetë një aks i ri, i cili për nga ana Admnistrative do të përfshijë Bashkinë Shkodër dhe Bashkinë Lezhë. Ndërtimi i Segmentit Shëngjin-Velipojë shkurton distancën prej rreth 65 km në 15km, e rrjedhimisht kohën e udhëtimit në vetëm 20 minuta. Rruga do të jetë paralelisht me vijën e bregdetit që shtrihet midis…
Në vijim të përmirësimeve të vazhdueshme të portalit Self-Care, në kuadër të zbatimit të ligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informoi tatimpaguesit se është bërë një zhvillim lidhur me formatin e ri të faturës së thjeshtuar. DPT publikoi hapat që duhet të ndjekë tatimpaguesi. Në listën e artikujve, në menunë “të dhënat e tatimpaguesit” është shtuar nënmenuja “lista e artikujve”, ku tatimpaguesit fillimisht regjistrojnë produktet/shërbimet që ofrojnë, duke përcaktuar edhe çmimin, njësinë matëse, kodin e artikullit ose barkod, etj. Në menunë “faturat”, opsioni “lësho faturë” të dhënat e tatimpaguesit janë të parambushura…
Rritja e sigurisë ushqimore është një ndër sfidat e ministres së re të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca. Gjatë një vizite në ambientet e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, ministrja Krifca bëri të ditur se akreditimi tashmë me 96 teste për kryerjen e analizave që nga bimët e deri te ato me origjinë shtazore, janë një element më shumë garancie për sigurinë ushqimore në vend. Krifca shtoi se këto analiza që më parë kryheshin jashtë vendit kërkonin më shumë kohë dhe kostot, ndërsa tanimë përpos eliminimit të këtyre shpenzimeve me akreditimin bëhet e mundur reagimi më i shpejt…
