Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Coinbase, sulmet kibernetike mund të sjellin deri në 400 milionë dollarë humbje

    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 16, 2025

    Ku u rritën dhe ku ranë më shumë pagat reale në Evropë në vitin 2024?

    Maj 15, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    KLSH, kritika serioze për legalizimet e objekteve informale

    Tetor 21, 2021 Uncategorized
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar një auditim të thelluar për të zbardhur efektshmërinë e procesit të legalizimeve, duke arritur në përfundimin se zvarritja e tij ka denatyruar qëllimin e tij duke nxitur madje ndërtimet e reja informale, ndërkohë që ka ekspozuar zonat bregdetare ndaj abuzimeve.

    Në një raport të sapo publikuar, Kontrolli i Lartë i Shtetit, njofton se në kuadër të përmbushjes së funksionit të tij Kushtetues, ka ushtruar auditimin me temë “Efektiviteti i procesit të legalizimit dhe ndikimi në administrimin e pasurisë publike”. Ky auditim u zhvillua në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, përfshirë drejtoritë vendore, me fokus në analizimin e veprimtarisë së institucioneve përkatëse dhe politikave që synojnë menaxhimin efektiv të procesit të legalizimit. Fokusi i auditimit krahas shqyrtimit në tërësi të zbatimit të politikave qeveritare ka përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me pronat publike dhe shtetërore, bën me dije në raport Kontrolli i Lartë i Shtetit.

    “Shtrirja në kohë e procesit të legalizimit, përtej afateve ligjore të parashikuara, e ka shndërruar në një proces të  tejzgjatur, duke denatyruar objektivin kryesor të tij “për të rregulluar efektin e madh social të ndërtimeve informale”, dhe ka “inkurajuar” tërthorazi ndërtimet informale, dhe jo reduktuar ato, thekson KLSH në raportin përfundimtar.

    Ecuria e tij ka hasur paqëndrueshmëri ndër vite në miratimin e lejeve të legalizimit, kjo e ndikuar kryesisht nga fakti se planet rregulluese vendore të bashkive nuk kanë qenë të përditësuar me ndryshimet demografike që kanë ndodhur në një zonë të caktuar. Qasja e deritanishme legjislative dhe organizative për procesin e legalizimeve është e drejtuar kah përmirësimit por ende evidentohen problematika thelbësore. “Reduktimi i kritereve për legalizim nuk ka eliminuar tërësisht aspektet burokratike ndaj shërbimit të qytetarëve, njëkohësisht vërehet se ka ulur nivelin e garancive ligjore që mbrojnë pronën publike (veçanërisht zonat bregdetare)”, Konkludon më tej Kontrolli i Lartë i Shtetit.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Kush është Shefqet Kastrati: Lideri që Transformoi Ekonominë e Shqipërisë

    Mars 6, 2025

    Portokallet apo mandarinat, cilat janë më të mira kundër virozave?

    Shkurt 10, 2025

    Exclusive Interview with Artan Dulaku: Shaping Albania’s Tourism Future

    Tetor 22, 2024
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    gazetar_1Maj 16, 20250

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New…

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Maj 15, 2025

    Dështon edhe përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Maj 15, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 15, 2025

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Të Fundit

    Coinbase, sulmet kibernetike mund të sjellin deri në 400 milionë dollarë humbje

    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 16, 2025

    Ku u rritën dhe ku ranë më shumë pagat reale në Evropë në vitin 2024?

    Maj 15, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter