Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, 93 % e aplikimeve për kredi bankare u takonin individëve.
Sipas BSH-së, pesha e kredisë për individët, në strukturën e aplikimeve totale është rritur më shumë krahasuar me një vit më parë.
Gjatë gjashtëmujorit të parë 2021, bankat raportuan se kanë marrë në shqyrtim gjithsej 67 mijë aplikime për kredi.Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në stokun e kredisë për individët gjatë kësaj periudhe, kryeson kredia në monedhën vendase.