Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

OBSH: Zjarret në pyje në Evropë u rritën me 57% në katër vitet e fundit 

14:54 - Korrik 25, 2026

Ikonat e operës apo zogjtë? Si do të jenë kartmonedhat e reja euro

14:53 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shpallet fituesi për koncesionin e Triportit në Vlorë

13:20 - Nëntor 1, 2021 Uncategorized @sq
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Me një ofertë prej 40 milionë euro, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur kompaninë fituese për koncesionin e portit të integruar të Triportit në Vlorë. Fitues është shpallur një bashkim prej 5 operatorësh, ndërkohë që në garë kanë marrë pjesë edhe 2 kompani të tjera që janë skualifikuar. Një prej tyre ka paraqitur ofertë më të ulët se kompania fituese, por sipas njoftimit ajo është skualifikuar pasi nuk plotësonte kriteret e vendosura, ndërsa kompania tjetër nuk ka paraqitur fare ofertë.

Gara e partneritetit publik privat për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e portit të integruar të Triportit në Vlorë u hap në fillim të muajit gusht të këtij viti, teksa ministria parashikonte një vlerë projekti prej 44.9 mln Euro. Në dokumentet e tenderit specifikohej se pagesat e disponueshmërisë do të fillojnë të paguhen pas ndërtimit të plotë dhe dorëzimit përfundimtar të objektit dhe jo më parë se viti 2025, teksa kontrata e PPP-së do të ketë një kohëzgjatje prej 10 vitesh. Porti i Integruar në Triport, Vlorë parashikohet të ndërtohet aty ku aktualisht është porti i peshkimit të këtij qyteti që quhet “Triport”.

Ai ndodhet rreth 3 km në veri të Portit të Vlorës, midis terminalit privat të përpunimit të naftës dhe nënprodukteve të saj “Petrolifera Italo-Albanese”, TEC Vlorë dhe Parkut Industrial Vlorë. Porti aktual është i ndarë në dy pjesë, ku në pjesën e brendshme ofron kapacitete për shërbimin e anijeve të peshkimit. Sipas dokumenteve të tenderit, në këtë pjesë porti është i mbrojtur nga të gjitha anët me dallgëthyese dhe infrastruktura është e amortizuar, duke kërkuar masa emergjente për përmirësime.

Ndërkohë që, pjesa e jashtme e portit të peshkimit, është hapësirë e fituar pas ndërtimit të dallgëthyesit. Në zbatim të Vendimit të Këshilli Kombëtar i Territorit në këtë port do të transferohen nga Porti i Vlorës edhe dy shërbime të tjera të cilat janë: Transporti ndërkombëtar i pasagjerëve dhe automjeteve dhe transporti kombëtar e ndërkombëtar i mallrave.

Ekofin Media
Ekofin Media
ministria e infrastrukturës dhe energjisë porti triport vlorë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Përplasja mes ortakëve për aeroportin e Vlorës, Karakaçi: Kemi vendosur gjobat e para

13:36 - Qershor 3, 2026

Drejt rishikimit projekti i portit të Porto Romanos pas dështimit të tenderit

14:05 - Maj 22, 2026

Bashkia Vlorë i bën edhe plazhet publike me pagesë, miratohet vendimi për tarifën 700 lekë

22:21 - Prill 30, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

OBSH: Zjarret në pyje në Evropë u rritën me 57% në katër vitet e fundit 

14:54 - Korrik 25, 2026

Ikonat e operës apo zogjtë? Si do të jenë kartmonedhat e reja euro

14:53 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter