Author: gazetar_1

Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë projektligjin e ri për Noterinë, i cili përcakton qartë kriteret për futjen në profesionit e noterit. Ministri i Drejtësisë deklaroi se këtij ligji do ti nënshtrohen edhe noterët që ushtrojnë aktualisht shërbimin noterial. “Sapo kaluam në qeveri disa shtesa dhe ndryshime ligjin për noterinë. Kjo është një nga nismat më të rëndësishme që lidhet me profesionin e noterit. Ky projektligj ka për qëllim forcimin e integritetit të noterit dhe besueshmërinë e publikut te ky shërbim. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve përcaktohen kritere të reja për futjen në profesionin e noterit dhe që kanë të bëjnë me…

Read More

Normat e interesit të bonove të thesarit shënuan rënie të lehtë, në ankandin e zhvilluar këtë javë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas BSH-së, bonot e thesarit me afat 12- mujor u shitën në ankandin e së martës me një interes (yield-mesatar) të ponderuar prej 1.67%, kundrejt niveli prej 1.7% që ishte në ankandin e mëparshëm. Interesi mesatar pësoi rënie në të njëjtën masë edhe për bonot e thesarit me maturim 6-mujor, duke rënë në 1.31%, nga 1.34% që ishte në ankandin e mëparshëm. Në ankandin e së martës u shitën bono thesari me vlerë 8.7 miliardë lekë, ndërsa…

Read More

Makinat e automatizuara të llogarive (ATM) janë ndër pajisjet që përdorim çdo ditë, të cilat janë veçanërisht të ndjeshme ndaj sulmeve me qëllim të keq për arsye të dukshme. Edhe pse prej vitesh flitet (me rezultate të përziera) për uljen e përdorimit të parave të gatshme, raporti më i fundit statistikor mbi mashtrimin me kartat e pagesave i publikuar nga Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara raporton se vlera e mashtrimit me ATM është rritur me 44% midis 2019-ës dhe 2020. Siguria e këtyre pajisjeve, për ata që i përdorin dhe për vetë bankat, garantohet nga një sërë masash…

Read More

Nga Agron Haxhimali Drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive Për vitin 2022, transfertat në buxhetin e njësive të vetëqeverisjes vendore janë: transferta e pakushtëzuar e cila përbëhet nga: a) pjesa e përgjithshme prej 18.7 miliard lekë; b) pjesa Sektoriale prej 8,75 miliardë lekë. Por sa ka qenë buxheti vendor në 2021? a) Transferta e përgjithshme 18, 2 miliardë lekë; b) pjesa sektoriale 7,85 miliardë lekë.Krahasimi tregon një rritje krejtësisht të pandjeshme. Sigurisht që asnjëherë asnjë qeveri nuk ka para me bollëk, para që plotëson çdo dëshirë dhe kërkesë të çdo pushteti. Por ama disa parime bazë duhet konsideruar seriozisht dhe…

Read More

Republikani, Glenn Youngkin, do të zgjidhet si guvernator i ardhshëm i Virxhinias në Shtetet e Bashkuara. Ai është 2.7 pikë përpara demokratit Terry McAuliffe, me më shumë se 95% të votave të numëruara. Votimi është parë gjerësisht si një referendum për presidencën e Joe Biden dhe humbja do të nervozojë demokratët. Në zgjedhjet presidenciale një vit më parë Biden fitoi lehtësisht në Virxhinia. Në një fjalim për përkrahësit, Youngkin e quajti fitoren e tij një “moment përcaktues”. Zgjedhjet ishin testi i parë i madh i ndjenjës së votuesve amerikanë para mbajtjes së zgjedhjeve të mesmandatit vitin e ardhshëm për Kongres.…

Read More

Kancelarja Merkel në detyrë, në një takim me kryesinë e Unionit Kristiandemokrat,CDU,është shprehur në favor të kufizimeve të përgjithshme për të pavaksinuarit, por kundër një lockdown-i të përgjithshëm. Sipas pjesëmarrësve në mbledhje, Merkel tha se kufizimet mund të shkojnë përtej modelit 2G (lehtësime për të vaksinuarit ose të shëruarit) dhe se nuk përjashtohet mundësia që të pavaksinuarit të testohen çdo ditë në vendin e punës, siç bëjnë të ditur disa media gjermane. Edhe ministri i Shëndetësisë në detyrë, Jens Spahn, është për t’i dhënë priroritet vaksinimit. Spahn, i cili u vaksinua vetë për herë të tretë javën e kaluar, është…

Read More

Përballë rasteve në rritje të koronavirusit, kryeministri në detyrë i Holandës tha qeveria holandeze po rivendos një urdhër për të veshur maska ​​​​për fytyrën në vende publike si dyqane dhe biblioteka dhe mandaton një zgjatje për përdorimin e lejeve për COVID-19. Rastet e COVID-19 janë rritur me shpejtësi në Holandë prej javësh. Instituti i shëndetit publik i vendit raportoi të martën se infeksionet e konfirmuara u rritën 39% krahasuar me një javë më parë dhe pranimet në spital u rritën me 31% në 834 me një rritje prej 20% në numrin e pacientëve të pranuar në ICU. Trendi rritës filloi…

Read More

Kreditimi i investimeve në energjetikë vijon të kryesojë në totalin e huasë që bankat dhanë për ekonominë e vendit. Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në sektorin e energjisë elektrike rritja e kreditimit është e ndjeshme, pasi në shtator të këtij viti huaja e re për sektorin fiksohet në 1.28 miliardë lekë, nga 231 milionë që ishte në muajin gusht. Ekspertët e bankave shprehen se, politikat e qeverisë për diversifikimin e investimeve në sektorin energjetik, përveç HEC-eve, edhe parqet fotovoltaike apo eolike po mbështeten nga zgjerimi i kreditimit. Ndërkohë, energjetika është sektori që po vijon të udhëheqë investimet e…

Read More

Kreditimi i biznesit vijon trendin në rritje të qëndrueshme. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, sistemi bankar dha 14.65 miliardë lekë kredi të re për biznesin (për të gjitha valutat) në muajin shtator të këtij viti, kundrejt 14.1 miliardë lekë kredi që u dhanë në muajin gusht të këtij viti. Krahasuar me shtatorin e një viti më parë, rritja është e lehtë, ndërkohë që rezulton të jetë më e larta që prej shtatorit 2017. Në fund të muajit shtator, kredia për biznese dominohet nga kredia në valutë me 57 %. Megjithatë, krahasuar me një vit më parë, ky nivel…

Read More

Qeveria shqiptare ka në plan të rrisë më tutje akcizat e karburanteve përmes një skeme të re që synon të “indeksojë” inflacionin në këto akciza, të cilat prej vitesh kanë qenë fikse. Kjo do të thotë një rritje në akcizën e karburanteve me 2-3% në vit, gjë që nga ana e vet, mund të reflektohet në rritjen e çmimit final me 1 lek për litër. Projektligji “Për Akcizat”, i cili është miratuar në qeveri, shkruan: “Akciza e llogaritur në njësinë matëse sipas seksioneve respektive dhe sipas shtojcës nr. 1 të këtij ligji, indeksohet çdo dy vjet bazuar në normën e…

Read More