Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Vendimet e Qeverisë, edhe noterët do t’i nënshtrohen vettingut

    Nëntor 3, 2021 Kryesore
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë projektligjin e ri për Noterinë, i cili përcakton qartë kriteret për futjen në profesionit e noterit. Ministri i Drejtësisë deklaroi se këtij ligji do ti nënshtrohen edhe noterët që ushtrojnë aktualisht shërbimin noterial.

    “Sapo kaluam në qeveri disa shtesa dhe ndryshime ligjin për noterinë. Kjo është një nga nismat më të rëndësishme që lidhet me profesionin e noterit. Ky projektligj ka për qëllim forcimin e integritetit të noterit dhe besueshmërinë e publikut te ky shërbim.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Nëpërmjet këtyre ndryshimeve përcaktohen kritere të reja për futjen në profesionin e noterit dhe që kanë të bëjnë me mospërfshirjen në këtë sistem të personave që kanë lidhje apo kontakteve të papërshtatshme me krimin e organizuar ose me persona të dënuar për kryerjen e veprave penale të rënda.

    Ndryshimet sot vijnë si përmbushje e të dhëna nga partnerët tanë. Në kriteret e reja që përcakton ligji, pjesë e Noterisë s’do të jenë as ata noterë që janë në profesion, që janë në listën e personave që ushtrojnë kundër ligjit. Projektligji i ri përcakton të njëjtën procedurë dhe të njëjtën kritere për heqje licencë të njëjtat si për prokurorë dhe gjyqtarë.  Ndryshimet që propozohen sot jo vetëm që përcaktojnë kritere të të reja, por as më shumë dhe as më pak është proces vettingu për noterët që janë në shërbim aktualisht, ata që janë në lidhje me persona të inkriminuar apo që janë pjesë e listës së shpallur si të inkriminuar. Ligji për noterinë ka përcaktuar dhe mekanizmat e shërbimit, përmes inspektimeve të planifikuara. Përgjegjëse është Ministria e Drejtësisë. S’ka mbivendosje me bashkëqeverisjen, por do të jetë një nga burimet për strukturën antikorrupsion”.

    Protokoll i Përbashkët 3-vjeçar mes Shqipërisë dhe Turqisë për Spitalin Memorial

    Qeveria shqiptare ka miratuar sot Protokollin e Bashkëpunimit mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për bashkëpunimin e mëtejshëm 3 vjeçar, gjatë fazës kalimtare për administrimin e Spitalit Memorial në Fier, duke krijuar kështu modelin e parë të autonomisë spitalore në vendin tonë.

    “Ky akt, i cili ne kemi miratuar sot i hap rrugën një bashkëveprimi 3-vjeçar me stafet e përbashkëta, të cilat tashmë kanë filluar të funksionojnë në këtë model të ri të menaxhimit të Spitalit Memorial në Fier. Është një spital, i cili, ashtu sikurse dhe parashikohet në një periudhë 3-vjeçare, do të administrohet nga ta dy palët dhe sigurisht do të përfitojnë direkt qytetarët shqiptarë nëpërmjet shërbimeve shumë cilësore por do të përfitojë dhe sistemi shëndetësor; pasi do të krijohet dhe po krijohet një model i autonomisë spitalore, i cili do të replikohet edhe në spitale të tjera” bëri me dije Manastirliu.

    Mbrojtja e faunës, përgjegjësi e pushtetit lokal

    Nga sot edhe pushteti lokal do të jetë përgjegjës për mbrojtjen e faunës, i cili ka për detyrë të identifikojë këto habitate dhe ti mbrojë ato.

    ‘Ka habitate të faunës së egër edhe jashtë zonës së mbrojtura. Ne sot përcaktojmë kritere të qarta për mënyrën si përkufizohen ekosistemet përfshijnë në këtë vendim edhe bashkitë që nuk mund të jenë pasive që kjo çështje i kalon vetëm ministrisë së mjedisit. Sot ne me VKM përcaktuam kriteret e përcaktimit të faunës së egër dhe bashkitë kanë detyrën parësore të identifikimit të tyre. Sapo jemi kthyer nga samiti botëror për klimën, ku patëm një zë të rëndësishëm në emër të një kategorie vendesh që nuk janë fare ndotës në nivel global, por janë viktima të ndryshimeve klimaterike. Ne morëm angazhimin që të reduktojmë emetimin e CO2 duke u radhitur kështu krahas vendeve të tjera, edhe nga BE”, tha ministrja e Turizmit.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    noterët qeveria vendime
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    gazetar_2Qershor 13, 20250

    Ashtu si çdo vit, Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik dhe Raportimit Financiar, në…

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025

    Tatimet nisin kontrollet e apartamenteve në AirBnb dhe Booking, verifikime në qershor-shtator

    Qershor 12, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Qershor 13, 2025

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 12, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Të Fundit

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter