Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Duhen më shumë fonde nga buxheti për pushtetin vendor

10:16 - Nëntor 3, 2021 Blog
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Agron Haxhimali

Drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive

Për vitin 2022, transfertat në buxhetin e njësive të vetëqeverisjes vendore janë: transferta e pakushtëzuar e cila përbëhet nga: a) pjesa e përgjithshme prej 18.7 miliard lekë; b) pjesa Sektoriale prej 8,75 miliardë lekë. Por sa ka qenë buxheti vendor në 2021? a) Transferta e përgjithshme 18, 2 miliardë lekë; b) pjesa sektoriale 7,85 miliardë lekë.Krahasimi tregon një rritje krejtësisht të pandjeshme.

Sigurisht që asnjëherë asnjë qeveri nuk ka para me bollëk, para që plotëson çdo dëshirë dhe kërkesë të çdo pushteti. Por ama disa parime bazë duhet konsideruar seriozisht dhe këto në shërbim të qytetarëve. Duke shpresuar që ky buxhet është hartuar brenda kufijve të qartë dhe të parashikueshëm për politikat fiskale realiste dhe bazuar mbi të gjithë faktorët ndikues në mjedisin social, politik dhe ekonomik të vendit dhe pasojat e trashëguara nga tërmetet dhe niveli aktual i pandemisë, adresoj disa shqetësime mbi buxhetin e 61 bashkive dhe 12 qarqeve.

Transferta me vetëm 1% e PBB nuk siguron harmonizim me prioritetet strategjike afatmesme të bashkive, sikundër nuk siguron qasje ndaj prioriteteve strategjike kombëtare për ulje të varfërisë dhe përmirësim shërbimesh publike në gjithë territorin e vendit. Ky buxhet edhe pse me një rritje nga një pikë e pikatorës, duket së nuk garanton përmbushjen e nevojave të zhvillimit vendor, qoftë urban apo rural, pra nuk ka koherencë e kërkuar. Me këtë buxhet bashkitë do të mbeten shumë të kufizuara në shpërndarjen e shërbimeve publike, qoftë në sasi qoftë në cilësi.

Kjo do të thotë që s’do të arrijnë të përmbushin objektivat e tyre dhe do të kenë mangësi në standarde dhe tregues të matshëm të punëve dhe shërbimeve. Nga ana tjetër, buxheti 2022 nuk merr në konsiderate dëmet nga përmbytjet dhe zjarret e këtij viti, apo rreziqe të tjera potenciale, që koha na ka mësuar që janë të përvitshme.

Ndaj mendoj së buxheti 2022 për bashkitë nuk ka identifikuar dhe vlerësuar me kujdes nevojat reale të tyre dhe masat për menaxhimin e rreziqeve. Pasojat dhe çdo ndikim i paguajnë qytetarët në fund të fundit. Pra secili nga ne. Disa bashki mund të kryejnë më shumë funksione, disa të tjera kryejnë më pak. Secila gëzon autoritet, por dallimin e bën veç aftësisë edhe burimet financiare.

Por pavarësisht sa e vogël apo e madhe është një qeveri vendore, ekzistenca është e lidhur me qëllimin për të ndihmuar qeverinë qendrore në ofrimin e shërbimeve në nivel vendor në përputhje me politikat kombëtare, si dhe për të kultivuar më shumë pjesëmarrjen qytetare dhe demokraci lokale.

Të dy qeveritë, ajo qendrore dhe vendore, ndajnë qëllime të njëjta në shërbimin ndaj qytetarëve, por edhe buxheti duhet të ndahet me proporcionalisht. Që të përmbushen këto qëllime buxheti bashkive kërkon rritje domethënëse. Transferta duhet të dyfishohet.

Ekofin Media
Ekofin Media
agron haxhimali shoqata e bashkive
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

Shoqëria Evropiane, çfarë do të sjellë forma e re për kompanitë shqiptare

08:07 - Korrik 17, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

gazetar_106:04 - Korrik 22, 20260

Banka e Shqipërisë ka publikuar normat e reja maksimale të interesit për kreditë konsumatore, të…

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:03 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:00 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter