Përkeqësimi i motit ditën e sotme ka sjellë pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla. Kjo është njoftuar nga kapiteneria e Vlorës e cila shpjegoi se do të anulohen të gjitha lundrimet përveç atyre të transportit ndërkombëtar detar.
Sipas parashikimit të motit, në gjirin e Vlorës era do të jetë në drejtimin Jug-Juglindje me forcë 5-6bft, 10-15m/s.
Orët në vijim parashikohet të sjellin një përmirësim të kushteve atmosferike por përsëri do të përkeqësohen kushtet e detit dhe erës.

