Author: gazetar_1
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka vizituar të mërkurën Shqipërinë, prej ku theksoi se ky vend ka bërë progres në vitet e fundit. “(Progresi) ka qenë kaq i madh dhe bëri të mundur që ne të themi po”, tha Reutte duke iu referuar procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe mbështetjes që Holanda po ia bën Shqipërisë për të hapur negociatat. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u tha se gjatë takimit, të dy kryeministrat kanë diskutuar për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe për iniciativën “Ballkani i Hapur” (Open Balkan).…
Niveli i kredive me probleme ka shënuar një tjetër tkurrje gjatë shtatorit, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, duke zbritur pranë 6.49%, nga 6.96% që ishte në muajin Gusht. Shtatori shënon gjithashtu muajin e 8-të me radhë që ky tregues regjistrohet në rënie.Kjo perfromancë tejet pozitive e një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar vjen në një kohë që vendi po del nga një krizë e tejzgjatur, si ajo e shkaktuar nga pandemia. Kjo rënie progresive e treguesit, që tashmë ka zbritur në nivelet para krizës financiare globale, ka qenë e papritur për të…
Revista pretigjioze Monitor ka publikuar klasifikimin e kompanive më të suksesshme për vitin 2020 dhe One Telecommunications është i vetmi operator në listën e 10 kompanive që kanë performuar më mirë. Synimi i One Telecommunications është të bëhet operatori i preferuar për shqiptarët. Ndaj, investoi në modernizimin e rrjetit, implementoi teknologji të sigurt nga“Ericsson” dhe solli produkte të favorshme për abonentët. Pas transformimit të plotë dhe të suksesshëm në 100% Ericsson, rrjeti One u certifikua nga UMLAUT si “Best in test” për mbulimin më të gjerë në vend dhe shpejtësinë më të lartë të shkarkimit. Në më pak se një…
Gjatë vitit 2022 nuk parashikohet rritje e pensioneve, por vetëm indeksim me normën e inflacionit. Ndërkohë që, buxheti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore mund të përballojë një indeksim deri në masën 3%. Deklarata u bë nga kreu i këtij institucioni, Astrit Hado pas pikëpyetjeve të ngritura nga deputetja Albana Vokshi mbi mundësitë financiare të ISSH-së për indeksimin, pas rritjes së çmimeve të produkteve të shportës. Hado foli edhe për defiçitin e skemës së pensioneve, që sipas tij është në masën 1.66% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas Hados, në vitet e fundit skema është përmirësuar, por viti 2020 përbën një…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano zhvilloi një takim prezantues dhe bashkëpunimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave Genti Gazheli. Gjatë takimit, Nano dhe Gazheli vlerësuan marrëdhëniet e bashkëpunimit mjaft të mira mes dy institucioneve, marrëdhënie të jetëzuara më së miri në Portin e Durrësit, ku funksionimi perfekt i Task Forcës permanente në këtë port ka dhënë rezultate surprizuese në drejtim të parandalimit të trafikimit të drogave të forta, si në hyrje dhe në dalje. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano tha: Policia e Shtetit është e angazhuar për të bashkëpunuar me të gjitha…
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar vendime të rëndësishme që prekin 4 dikastere. Drejtuesit e këtyre ministrive kanë dalë në deklaratë për mediat dhe kanë dhënë detaje. Ardi Veliu, ish-kreu i Policisë së Shtetit, është emëruar sot si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, me propozim të kryeministrit Edi Rama. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Veliu dhe dorëheqjen si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 5 tetor, 4 vite pas marrjes së detyrës, duke mos e përfunduar mandatin 5-vjeçar në këtë post. Në letrën e dorëheqjes së dorëzuar kryeministrit Edi…
Marrëveshja u kërkon vendeve të forcojnë planet e tyre klimatike deri në fund të vitit të ardhshëm dhe, për herë të parë, bën thirrje për heqjen graduale të subvencioneve të qymyrit dhe karburanteve fosile. Diplomatët nga afro 200 vendet e përfaqësuara në samitin e ndryshimeve klimatike COP26 në Glasgow do të fillojnë të mërkurën të negociojnë tekstin. Vendet më të varfra dhe të cenueshme nga klima kanë bërë thirrje që vendet të kufizojnë ngrohjen në 1.5 gradë Celsius – një rritje e temperaturës që shkencëtarët thonë se nuk është aspak katastrofike. Shtytja për rishikime më të rregullta të planeve klimatike…
Zoran Zaev ka shtyrë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe i kryetarit të Lidhjes Social Demokrate (LSDM). Zaevi kishte paraqitur dorëheqjen më 31 tetor, për shkak të humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet lokale. Ai dorëheqjen nuk e kishte dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa mbrëmjen e 9 nëntorit, organet më të larta të LSDM-së vendosën që dorëheqja e Zaevit të shtyhet, për shkak të siç u tha, “gjendjes në të cilën ndodhet vendi”. “Për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet vendi, Komiteti Qendror i partisë vendosi që të shtyhet…
Personat mbi 65 vjeç në Francë së shpejti do të lejohen të udhëtojnë ose të vizitojnë restorante vetëm nëse kanë vaksinën përforcuese kundër koronavirusit, tha presidenti francez, Emmanuel Macron. “Nga 15 dhjetori, do t’ju duhet të siguroni prova të vaksinës, për të zgjatur vlefshmërinë e lejes suaj shëndetësore”, tha ai. Pavarësisht normës së lartë të vaksinimit – mbi 68 për qind – Franca është duke përjetuar rritje të shkallës së infeksionit me koronavirus. Të martën, ky vend raportoi 12,476 raste të reja të të infektuarve – shifra më e lartë që nga fillimi i shtatorit. Leja shëndetësore është bërë e…
Sektori bankar shënoi përmirësime të mëtejshme të performancës financiare në tremujorin e tretë të vitit. Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, fitimi i përbashkët i bankave tregtare arriti në 15.8 miliardë lekë, më i larti i regjistruar në dekadën e fundit. Gjithashtu, për herë të parë në dekadën e fundit, të gjitha bankat e sektorit deri tani raportojnë një rezultat financiar me fitim deri në fund të 9-mujorit. Rritja e fitimeve të sektorit bankar reflekton zgjerimin e mëtejshëm të aktiveve dhe sidomos përmirësimin e huadhënies, por mbi të gjitha aftësinë për të mbajtur nën kontroll dhe…
