Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:30 - Korrik 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Bankat shtojnë fitimet, 9-mujori me rezultatin më të lartë të dekadës

09:13 - Nëntor 10, 2021 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Sektori bankar shënoi përmirësime të mëtejshme të performancës financiare në tremujorin e tretë të vitit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, fitimi i përbashkët i bankave tregtare arriti në 15.8 miliardë lekë, më i larti i regjistruar në dekadën e fundit. Gjithashtu, për herë të parë në dekadën e fundit, të gjitha bankat e sektorit deri tani raportojnë një rezultat financiar me fitim deri në fund të 9-mujorit.

Rritja e fitimeve të sektorit bankar reflekton zgjerimin e mëtejshëm të aktiveve dhe sidomos përmirësimin e huadhënies, por mbi të gjitha aftësinë për të mbajtur nën kontroll dhe për të ulur më tej raportin e kredive me probleme, pavarësisht goditjes që dha pandemia. I matur me standardet lokale, raporti i kredive me probleme në fund të muajit shtator ra në 6.5%, niveli më i ulët që prej nëntorit të vitit 2008. Rënia e kredive me probleme shkurton shpenzimet e bankave për provigjione, që zakonisht japin ndikimin kryesor në luhatjet afatshkurtra të fitimeve të bankave tregtare.

Përmirësimi i performancës është reflektuar edhe në treguesit e rentabilitetit. Kthimi mesatar nga kapitali për 9-mujorin arriti nivelin e 12.45%, nga 9.01% që kishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 10.67% në të njëjtën periudhë të vitit 2019, para fillimit të pandemisë.

Në vlerë absolute, banka me vlerën më të madhe të fitimeve mbetet Banka Kombëtare Tregtare, për një vlerë totale prej gati 6.3 miliardë lekësh, në rritje me 25% krahasuar me një vit më parë. Vijon Raiffeisen Bank me një fitim neto në vlerën e 3.2 miliardë lekëve, 146% më shumë krahasuar me një vit më parë. Banka e tretë që ka siguruar një fitim sipas kufirit të 1 miliardë lekëve është OTP Albania. Banka me kapital hungarez raportoi fitim në vlerën e 1.4 miliardë lekëve, 6% më shumë krahasuar me një vit më parë. Bankat e tjera kanë raportuar rezultate më të ulëta, por për shumicën prej tyre në rritje krahasuar me 9-mujorin e vitit të kaluar. / Monitor

Ekofin Media
Ekofin Media
banka e shqipërisë bankat fitime
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:30 - Korrik 20, 2026

UNDP: Përfituesit largohen nga ndihma ekonomike, por e kanë të vështirë të qëndrojnë në punë

08:29 - Korrik 20, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

gazetar_208:31 - Korrik 20, 20260

Pesë miliardë lekë kanë hyrë në buxhetin e shtetit nga procesi i rivlerësimit të pasurive…

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:30 - Korrik 20, 2026

UNDP: Përfituesit largohen nga ndihma ekonomike, por e kanë të vështirë të qëndrojnë në punë

08:29 - Korrik 20, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

08:31 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:30 - Korrik 20, 2026

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:29 - Korrik 20, 2026

UNDP: Përfituesit largohen nga ndihma ekonomike, por e kanë të vështirë të qëndrojnë në punë

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:30 - Korrik 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter