Nafta është rritur në tregtinë e së Mërkurës, duke zgjeruar fitimet e sesionit të kaluar, pasi të dhënat e industrisë treguan se inventarët e naftës bruto në SHBA, kanë rënë papritmas javën e kaluar, ndërkohë që dhe kërkesa afat-shkurtër për udëhtime është rritur prej zbutjes së masave të pandemisë. Nafta Brent e Londrës, u rrit me 0.5% në 85.22 dollarë për fuçi, pasi shtoi 1.6% një ditë më parë.
Nafta bruto amerikane (WTI), u rrit me 0.2% në 84.31 dollarë për fuçi, pasi u rrit me 2.7% ditën e Martë. Të dy çmimet referencë prekën nivelin më të lartë në 2 javë më herët gjatë ditës, mbështetur nga tkurrja e inventarëve botëorë në muajt e fundit. Instituti Amerikan i Naftës tregoi se inventarët e naftës bruto në SHBA ranë me 2.5 milionë fuçi në javën që përfundoi më 5 Nëntor, duke thyer projeksionet e analsitëve për një rritje me 2.1 milionë fuçi.
Tregu po pret gjithashtu të dhënat javore nga Administrata e Informacionit mbi Energjinë në SHBA, për të parë nëse e konfirmon rënien e inventarëve. Duke përforcuar më tej perspektivën, ekzekutivi i kompanisë më të madhe të tregtimit të naftës, Vitol Group, Russel Hardy, tha se kërkesa për naftë është rikthyer në nivelet e para pandemisë dhe se tremujorin i parë 2022, mund të sjellë kalimin e niveleve të 2019-s. Sipas tij, ekziston mundësia e një rritjeje drejt 100 dollarë për fuçi.