Me rastin e një nënshkrimi të marrëveshjes për një tjetër hua me vlerë 50 milionë euro për sektorin energjetik, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në një dalje për mediat ka bërë të ditur se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për familjarët.
“Janë bërë investime, falë mirëmenaxhimit, duke shkurtuar kohën e riparimit të defekteve dhe duke ju përgjigjur këkesave te qytetarëve dhe sipërmarjes. Falenderoj të gjithë donatorët me ktë rast. Tani kemi një panoramë komplet tjetër. Kemi kompanitë blerëse të cilat tani janë plot 20.
Marrëveshja që nënshkrauam sot me qeverinë franceze është një hap i rëndësishëm që përmirëson këtë sektor. Ne kemi marë vendimin që qytetaret dhe bizneset e vogla të mos e vuajnë rritjen e energjisë.
Ndryshe nga vendet e tjera që janë pjesë e G7-ës të cilat kanë rritur çmimin edhe për shtresat fundore. Ndërsa ne do mbrojmë biznesin e vogël dhe qytetarët, falë punës dhe vëmendjes së kësaj qeverie”-tha Ahmetaj.