Author: gazetar_1

“Ne do të hyjmë në dialog për negociatat e koalicionit me të gjitha partitë, përveç GERB-it [partia e ish-kryeministrit Boiko Borisov; shën. i red.] dhe DPS-së [partia e pakicës turke; shënimi i red.]”, tha Kiril Petkov në mbrëmjen e 14 tetorit 2021 në televizionin shtetëror bullgar. Sipas të gjitha parashikimeve dhe rezultateve paraprake, Petkov dhe kolegu i tij, Asen Vasilev, arritën një fitore befasuese në zgjedhjet parlamentare dhe tani janë kandidatët më premtues për postin e kryeministrit. “Partnerët tanë të natyrshëm janë Bullgaria Demokratike, BSP [Partia Socialiste Bullgare; shënimi i redaktorit] dhe ‘Ka një popull të tillë’. Qëllimet dhe parimet…

Read More

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së kanë vendosur për një instrument të ri sanksionesh kundër atyre që janë të përfshirë në trafikun e migrantëve drejt Bjellorusisë. BE tani mund të shënjestrojë persona dhe institucione, që kontribuojnë, që regjimi bjellorus t’i përdorë njerëzit për qëllimet e veta politike, njoftoi këshilli i vendeve anëtare pas takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel. Sanksionet e reja Konkretisht ky instrument i ri mund të përdoret kundër shoqërisë ajrore bjelloruse Belavia. Kjo në të ardhmen nuk do të lejohet më të përdorë avionë të firmave europiane, që marrin avionë me qira. Qëllimi është, që…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden i ka thënë homologut të tij kinez, Xi Jinping, se SHBA-ja është kundër “përpjekjeve të njëanshme” për të ndryshuar status quo-në ose për të dëmtuar paqen në të gjithë Tajvanin. Vërejtjet u bënë gjatë samitit të parë virtual të dy liderëve. Ata diskutuan gjithashtu edhe për çështje tjera siç janë veprimet e Kinës në Ksinjiang dhe Hong Kong. Samiti vlerësohet të jetë më i rëndësishmi që kur Biden mori detyrën në janar të 2021. Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu. Presidenti i Kinës ndërkaq i ka tërhequr vërejtjen presidentit Biden se mbështetja…

Read More

Policia e Kosovës ka ndaluar më 15 nëntor katër shtetas rusë për shkak të “kalimit të paautorizuar të kufirit, ose vijës kufitare”. Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se shtetasit rusë janë ndaluar në afërsi të Leposaviçit derisa përmes një veture të dyshuar të llojit Opel Astra po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i tha Radios Evropa e Lirë se të dyshuarit kishin përdorur rrugë alternative për të hyrë ilegalisht në Kosovë. Ai nuk dha më shumë detaje për këtë rast, por tha se kjo tani është çështje e Prokurorisë e cila…

Read More

Gjermania po përballet me një numër rekord të rasteve me koronavirusin e ri derisa vendet në të gjithë Evropën po shqyrtojnë masa më të ashpra për të parandaluar një valë të re të të infektuarve. Instituti gjerman “Robert Koch” njoftoi më 15 nëntor për më shumë se 34 mijë raste të reja me COVID-19. Që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020, mbi 5 milionë persona janë infektuar ndërsa numri i viktimave ka arritur në mbi 97.000. Vala e katërt e pandemisë po bëhet një pjesë çështje kyçe e Qeverisë së ardhshme, derisa tri parti po negociojnë për…

Read More

Shoqata “Industria e Përpunimi të Qumështit në vend mund t’i bashkohet protestave të fermerëve dhe blegtorëve të tjerë kundër Paketës së Re Fiskale. Donjaldo Hoxha, Kreu i kësaj Shoqate e lë të hapur mundësinë për një reagim masiv në formën e një proteste përderisa kërkesat e tyre nuk po dëgjohen nga rrugët zyrtare. Hoxha tregon se ajo çfarë shoqata kërkon është shtyrja e miratimit të paketës fiskale për vitin 2022 dhe të kryhen bisedime me grupet e interesit. “Hartuesit e saj duhet të shikojnë terrenin dhe të implementojnë masa konkrete, sidomos tani që sektori jonë është në kolaps. Ne e…

Read More

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se, buxheti i vitit 2022, alokon 3.3% të PBB, për mbështetjen e biznesit, i cili do të garantojë një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Në fjalën e saj në Kuvend, gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2022, Ibrahimaj theksoi se, “mbështetja dhe nxitja e sipërmarrjes do të realizohet nëpërmjet zbatimit të disa skemave: mbështetje për ndërmarrjet prodhuese për të nxjerrë në treg produktin “Made in Albania”; disbursimin e një Garancie Sovrane me vlerë 1 miliard lekë për Manifakturën dhe Sipërmarrjen; hartimin e Strategjisë së Eksporteve që synon ndërkombëtarizimin e produkteve tona në tregun rajonal dhe…

Read More

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që të ndërmarrë veprime ndaj deputetit Erion Braçe. Sipas tij, Braçe po përdor gjuhë shantazhuese ndaj kompanisë Doni Fruits, e cila sipas tij ka shënuar sukses në Kosovë por edhe në rajon, duke e cilësuar gjithçka si shantazh të ish-zëvendëskryeministrit. Reagimi vjen pasi Braçe shënjestroi pronarin e kompanisë në fjalë, teksa ky i fundit kishte marrë pjesë në protestën e fermerëve. “Doni Fruits është tregim suksesi në Kosove dhe rajon, ndër kompanitë e rralla nga Kosova me sukses në Shqipëri. Mijëra fermerë në Kosovë…

Read More

Ecuria e të ardhurave në buxhet ka rezultuar pozitive për 10 mujorin e këtij viti. Sipas statistikave fiskale të Ministrisë së Financave, për periudhën janar-tetor u arkëtuan gjithsej 413 miliardë lekë, me një rritje prej 17% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë. Të ardhurat e kanë kaluar nivelin e parakrizës, teksa në krahasim me janar-tetor 2019, të hyrat në buxhet janë rritur me 8%. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Financave, performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 10 – mujore (Janar – Tetor 2021) reflekton ecurinë e…

Read More

Fermerët e Lushnjës u ulë këmbëkryq dhe protestuan mes forcave policore për kërkesat e tyre lidhur me heqjen e subvencionimit me 6% të TVSH-së dhe ndryshimeve fiskale të bëra nga qeveria. Në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plugut, protestuesit u përplasën me policinë dhe bllokuan të gjithë lëvizjen e automjeteve. Me pankarta në duar ata kanë shtruar 7 kërkesat e tyre: “Subvencionim direkt i fermerit për njësi të prodhimit dhe 10 lekë për kg”, që sipas tyre është -Instrument për formalizim. -Instrument zhvillimi jo përkrahje sociale. -Lufton korrupsionin dhe burokracinë -Stimulon suksesin, lufton parazitizmin -Garanton efektshmëri të shpenzimit -Zero kosto…

Read More