Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Pagat nuk po e fitojnë garën me inflacionin, një e treta e Evropës më keq se në vitin 2021

23:47 - Korrik 18, 2026

Apple i merr vendin Nvidia-s si kompania me vlerën më të madhe në botë

23:45 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Përpunuesit e qumështit, gati protestat kundër paketës fiskale

15:00 - Nëntor 15, 2021 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shoqata “Industria e Përpunimi të Qumështit në vend mund t’i bashkohet protestave të fermerëve dhe blegtorëve të tjerë kundër Paketës së Re Fiskale.

Donjaldo Hoxha, Kreu i kësaj Shoqate e lë të hapur mundësinë për një reagim masiv në formën e një proteste përderisa kërkesat e tyre nuk po dëgjohen nga rrugët zyrtare.

Hoxha tregon se ajo çfarë shoqata kërkon është shtyrja e miratimit të paketës fiskale për vitin 2022 dhe të kryhen bisedime me grupet e interesit.

“Hartuesit e saj duhet të shikojnë terrenin dhe të implementojnë masa konkrete, sidomos tani që sektori jonë është në kolaps. Ne e dimë që shteti mbahet me taksa dhe jemi dakord me taksimin, por sipas kushteve dhe Tregut Rajonal të Përbashkët.”

Hoxha tregon se shoqata ka kërkuar të jetë pjesë e bisedimeve dhe shqyrtimeve të paketës me Ministrinë  e Financave apo në Komision, por nuk kanë marrë përgjigje. Paketa Fiskale është prezantuar në Komision ndërparlamentar dedikuar ekonomisë pa praninë  e grupeve të interesit, të cilat u ftuan disa ditë më vonë.

Kërkesat e Përpunuesëve të Qumështit janë 4, në përputhje me idenë e një Tregu Rajonal të Përbashkët.

“Ne kërkojmë reduktim të TVSH-së në vlerën e 6% për të gjitha produktet shtazore, njësoj siç është në Kosovë dhe Maqedoni për këtë sektor”,- tregon Hoxha.

Kjo kërkesë mbështetet në arsyetimin e niveli i TVSH-së prej 20% është tepër i lartë dhe duke qenë një industri që është në konkurrencë të përditshme në treg, kërkojnë kushte të drejta konkurrimi.

Kërkesa e dytë e shoqatës është mbështetje për fermerët që merren me qumështin me 10 lekë për litër pa limit sasie kur qumështi dërgohet në fabrikat e përpunimit. Një kërkesë që gjithashtu mbështetet në strukturën subvencionuese në rajon.

Shoqata kërkon në pikën 3 heqjen e akcizës së gazit 6 lekë për litër për industrinë e përpunimit si taksë inekzistente në rajon.

“Industria punon me kaldaja që janë të lidhura me gaz, lëndë që ishte ekonomike deri para pak muajsh. Nuk mund të taksohet gazi për përpunim dhe biznes, vetëm sepse autoitetet përgjegjëse nuk e gjurmojnë dot kur gazi shkon për konsum a biznes”,-shprehet kreu i Shoqatës.

Kërkesa e fundit e Përpunuesëve është formalizmi i tregut të qumështit apo heqja e “qumështit të rrugës” ku tregohet se vetëm 11% e qumështit në qarkullim është i kontrolluar, i përpunuar dhe me standarde . 89% është totalisht ekonomi informale ku 30% e kësaj sasie përdoret për konsum vetjak dhe 70% e kësaj sasie përpunohet në informalitet dhe jashtë çdo lloj standardi nga njësi përpunimi dhe baxho të padeklaruara.

Ekofin Media
Ekofin Media
paketa fiskale përpunuesit qumësht
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

gazetar_123:44 - Korrik 18, 20260

Shqipëria pritet të hyjë në zgjedhjet vendore të vitit 2027 me një hartë të re…

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

08:59 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

Pagat nuk po e fitojnë garën me inflacionin, një e treta e Evropës më keq se në vitin 2021

23:47 - Korrik 18, 2026

Apple i merr vendin Nvidia-s si kompania me vlerën më të madhe në botë

23:45 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter