Incidenca javore e rasteve të konfirmuara me koronavirus për 100 mijë banorë në Gjermani ka arritur në 303, duke shënuar numrin më të lartë që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat vijnë sot nga Instituti Robert Koch ku ndërkohë dje incidenca ishte 289 raste. Sipas institutit, në 24 orët e fundit janë shënuar 23,607 infeksione të reja dhe ka edhe 43 vdekje të tjera ndërsa aktualisht vetëm 67.5% e popullsisë gjermane është e vaksinuar.
Gjermania po përgatitet gjithashtu të rivendosë punën nga shtëpia, për të përballuar valën e re të epidemisë së Covid e cila u hoq në fillim të korrikut. Kështu del nga projektligji sipas të cilit punëdhënësit duhet të lejojnë punën në shtëpi në mungesë të një “arsyeje ekonomike bindëse” për të shkuar në zyrë. Në këtë rast, për më tepër, do të kërkohet një certifikatë vaksinimi ose shërimi nga virusi, ose një test negativ. Masat e reja të mundshme kufizuese do të diskutohen të enjten në një takim mes shtetit dhe Landeve, përpara se të kalojnë në Parlament.
Shumica në pushtet në Francë “nuk dëshiron” një mbyllje të francezëve të pavaksinuar për shkak të Covid-19, siç është rasti sot në Austri është shprehur kreu i grupit të La République en Marche, Christophe Castaner.
Ai u shpreh se shteti duhet të bëj gjithçka për të parandaluar nevojën për të shtrënguar mjetet franceze të mbrojtjes”. “Një duzinë vendesh europiane – shtoi ish-ministri i Brendshëm – janë në një situatë tensioni jashtëzakonisht të fortë për këtë çështje, me një rikuperim epidemik dhe Franca nuk është e mbrojtur nga një valë e re”.