Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Paketa fiskale te “Veprimtaria Prodhuese”, propozohen ndryshime

11:18 - Nëntor 18, 2021 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Komisioni i përhershëm i Kuvendit, për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, miratoi sot me shumicë votash, tre projektligjet e ndryshuar që shoqërojnë paketën fiskale të vitit 2022, ndërsa do t’i parashtrojë Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ndryshimet e propozuara.

Komisioni shqyrtoi dhe miratoi nën për nen, projektligjet:”Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”; “Për disa shtesa në Ligjin  “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”; “Për një shtesë dhe disa ndryshime në Ligjin  “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar”.

Gjatë diskutimit në komision, deputetët e mazhorancës, propozuan që produktet e gazit dhe të lëngëta që konsumohen nga familjarët të markohen, sikurse zbatohet markimi i naftës për peshkimin dhe bujqësinë, duke i lehtësuar familjarët nga tatimi i unifikuar 6%. Gjithashtu për rimbursimin e lëndës djegëse për industrinë, u propozua që rimbursimi të jetë vetëm për lëndët djegëse që importohen dhe jo për ato që prodhohen në vend, me qëllim që t’i japim frymëmarrje industrisë përpunuese dhe prodhuese të lëndëve djegëse.

Deputetët e opozitës u shprehën në mbështetje të dy amendamenteve të propozuara nga mazhoranca në projektligjin për akzicën.

“Taksa 6 lekë për gazin është rëndesë për qytetarin. Mbështesim edhe rimbursimin e TVSH-së për lëndët djegëse në industrinë e çimentos, tullave dhe atë farmaceutike, sepse janë propozime racionale të ardhura edhe nga të gjitha grupet e interesit”, tha deputeti i opozitës Helidon Bushati.

Ndërsa deputeti Agron Duka, kërkoi shtyrjen e hyrjes në fuqi, të skemës së ndryshuar për  TVSH-së në bujqësi dhe industrinë e qumështit, duke i dhënë kështu kohë diskutimit të kësaj çështje, pasi siç tha Duka, “zëri i fermerëve shqiptarë është kundër ndryshimeve të propozuara”.

Duke marrë fjalën, kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, Arben Pëllumbi bëri të ditur se, “propozimet e parashtruara do t’i paraqiten Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, si komisioni përgjegjës për reflektimin e ndryshime në pr/ligjet që shoqërojnë paketën fiskale”.

Ekofin Media
Ekofin Media
komisioni kuvendi paketa fiskale veprimtaria prodhuese
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter