Author: gazetar_1
Shkalla e incidencës shtatëditore në Gjermani është rritur në nivel rekord, në 386,5 infeksione të reja të koronavirusit për 100,000 banorë, deklaroi instituti ”Robert Koch” (RKI). Norma është rritur nga 372,7 një ditë më parë dhe 303,0 një javë më parë duke konfirmuar kështu përhapjen e shpejtë të Covid-19. Zyrtarët shëndetësorë thanë se kishte 30 643 raste të reja dje, një rritje e konsiderueshme nga një javë më parë, kur u raportuan 23 607 infeksione të reja. Të dhënat e infeksionit të së hënës e çojnë totalin në Gjermani në 5 385 585, megjithëse zyrtarët besojnë se totali aktual është…
Në Vjenë të Austrisë disa mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protesta për të kundërshtuar masat e reja të izolimit kundër pandemisë. Policia tha se rreth 7,000 persona morën pjesë në protestë e cila ishte organizuar për të kundërshtuar bllokimin mbarëkombëtar që hyn në fuqi sot. Protestuesit gjithashtu kundërshtuan detyrimin ligjor për vaksinim kundër koronavirusit në bazë të një ligji i cili pritet të hyjë në fuqi në shkurt të vitit 2022. Partia e Lirisë e krahut të djathtë (FPOe) ka bërë thirrje për demonstrata. Lideri i partis, Herbert Kickl, i cili aktualisht vuan vetë nga COVID-19, nuk ishte në…
Polonia thotë se kriza me migrantë në kufirin me Bjellorusinë paraqet “perpjekjen më të madhe për të destabilizuar Evropën” që nga Lufta e Ftohtë. Kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki, tha se udhëheqësi bjellorus, Alyaksandr Lukashenka ka nisur një “luftë hibride” kundër Bashkimit Evropian. Më 21 nëntor, Polonia raportoi se rreth 100 migrantë kanë bërë përpjekje që nga Bjellorusia të kalojnë kufirin dhe të hyjnë në territorin e Bashkimit Evropian. Autoritetet thanë se migrantët ishin agresivë. Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, tha më 20 nëntor se Bjellorusia ka ndryshuar taktikën dhe tash po drejton grupe më të vogla migrantësh njëkohësisht në…
Një person i armatosur ka hapur zjarr në qytetin e vjetër të Jerusalemit, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre të tjerë. Personi i armatosur, të cilin zyrtarët e identifikuan si një anëtar i grupit militant palestinez, Hamas, u qëllua për vdekje nga forcat izraelite të sigurisë. Një civil i plagosur vdiq në spital nga plagët e marra. Një tjetër u plagos rëndë. Në mesin e të plagosurve janë edhe dy policë izraelitë, thanë zyrtarët. Ministri i Sigurisë së Brendshme, Omer Bar-Lev, tha se sulmuesi kishte përdorur një pushkë automatike. Sulmi ndodhi pranë një porte të një kompleksi në…
“Qeveria e re nuk duhet të bëjë lëshime nga pozitat nacionale posaçërisht kur bëhet fjalë për identitetin dhe historinë bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarët tanë prapa kufirit”, kështu ka deklaruar presidenti bullgar Rumen Radev pas rizgjedhjes, duke konfirmuar edhe një herë veton që po mban peng zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këtë deklaratë Radev e bëri pas fitores në zgjedhjet presidenciale, ku fitoi mandatin e dytë. Pas kësaj ka reaguar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i cili shkruan në Facebook se kishte biseduar me Radev dhe se kishin rënë…
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 33.6 miliardë lekë, 5.2 miliardë lekë ose 18.3 % më shumë se 10-mujori 2020, si dhe 195 milionë lekë më shumë se plani 10-mujor i 2021. Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, dy janë faktorët që ndikuan në rritjen e të ardhurave nga ky zë: deklarimi i të ardhurave individuale vjetore për personat që realizojnë më shumë se 2 milionë lekë në vit, si dhe dividenti. “Ndikim të rëndësishëm në të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë patur të ardhurat nga tatimi mbi deklaratën individuale vjetore të të ardhurave…
DPSHTRR njofton se ka nisur verifikimin homologues përmes platformave informatike që plotësojnë të gjitha kërkesat për verifikimin e kategorisë mjedisore dhe të treguesve teknik të mjeteve rrugore, të certifikuara me ISO/IEC 27001:2013, (Information Security Management Standard). Sipas informacionit një nga databazat që do të përdoret është e certifikuar nga kompania prestigjioze gjermane TÜV Rheinland, me një eksperiencë 150 vjeçare në tregun global sa i takon certifikimit (e akredituar nga Deutsche Akkreditierungsstelle (DAkkS), organi kombëtar i akreditimit të Republikës Federale të Gjermanisë, anëtare e Forumit Ndërkombëtar të Akreditimit (IAF). Duke filluar nga nëntori 2021, DPSHTRR informon se do të verifikojë tashmë…
Fermerët shqiptarë do të kenë së shpejti sistemin e tyre të sigurimit të prodhimeve në rast të fatkeqësive natyrore. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “po punohet për një sistem mikro-sigurimi, që t’i kushtojë në minimum prodhuesit dhe fermerëve dhe që djersa e tyre të mos shkojë kot në raste fatkeqësish”. “Po mundohemi që bashkë me universitetin, përmes teknologjisë, ta çojmë në një nivel tjetër gjithë procesin e sigurimit të prodhimeve dhe njëkohësisht të cilësisë së prodhimeve. Është e domosdoshme që bujqësia të përfshihet në skemën e sigurimeve. Ta sigurojnë fermerët, ta sigurojnë prodhuesit prodhimin e tyre dhe jo të…
Shpenzimet totale për provigjionet ose siç njihet fondi për humbjet nga kreditë, shënoi vlerën 836 milionë lekë në fund të 9-mujorit 2021, ose rreth 7 milionë euro. Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, ky tregues krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka pësuar një rënie me 84%. Gjatë vitit 2020, vlera e provigjioneve të bankave u ndikua shumë nga kriza e pandemisë dhe projeksionet e pafavorshme të lidhura me të. Ekspertët e bankave shprehen se, ulja e provigjioneve është e lidhur ngushtë me ecurinë e raportit të kredive me probleme, e cila në shtator të…
Në kulmin e krizës energjetike kur bizneset në treg të lirë po përballen me çmime të jashtëzakonshme për të siguruar konsumin duket se një goditje e re është shfaqur në horizont. Këtë herë bëhet fjalë për tarifat e shpërndarjes së energjisë të cilat nëse do të miratohen nga Enti Rregullator i Energjisë sipas aplikimit të bërë nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (pjesë e OSHEE Group) do të çojë në rëndimin e mëtejshëm të situatës. Referuar aplikimit OSSH ka kërkuar rishikim të tarifës së shpërndarjes për të treja kategoritë e bizneseve. Kështu tarifa e shpërndarjes për bizneset e lidhur në…
